Sistami RASFF i Bashkimi Evropian ka njoftuar se një eksport shqiptar me speca është tërhequr nga tregu në Slloveni e Kroaci, ku ishte shpërndarë. Sipas RASFF, në analizat e kryera nga plani i monitorimit i autoriteteve të Sllovenisë, janë gjettur dy pesticide (insekticide) mbi normat e lejuara. Produkti i te njëjtës ngarkesë ishte shpërndarë edhe në Kroaci. Konkretisht, Flonicamid është gjetur nga analizat në masëm 1,0 mg/kg – ppm nga 0,3 mg/kg – ppm që është norma e lejuar dhe Tebufenpyrad në masën 0,024 mg/kg – ppm nga 0,01 mg/kg – ppm që është norma e lejuar.
Vetëm pak ditë më parë, në Kroaci u bllokua një tjetër eksport nga Shqipëria me speca të kuq, për prani të pesticideve mbi normat e lejuara.




