Federata Daneze e Futbollit jep informacione te reja për gjendjen e Christian Eriksen që vijon të mbetet i shtruar në spital. Bëhet e ditur se lojtari so të operohet për t’iu nënshtruar një operacioni ku do t’i vihet një defribilator në zemër.
“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Eriksen ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Kristian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, ishte komunikata e federatës.
Por çfarë është një ICD? Njihet si defribilator ose ‘cardio inverter’ i cili montohet dhe shërben për të mbajtur zemrën në funksion nëse pacienti pëson probleme nga aritmia, arrest kardiak siç ndodhi në fushë.
Një vendim i tillë me shumë gjasa mbyll ndoshta karrierën e lojtarit i cili e mbyll këtu me futbollin e luajtur por mbi të gjitha ka fituar jetën edhe njëherë. Gjithsesi, kontrollet e shumta deri ne shtator do te vendosin edhe për situatën shëndetësore të lojtarit i cili është i lidhur me një kontratë të gjatë me Interin.
alert.al
LEAVE A COMMENT