Nuk është ende e qartë se cili do të jetë trajneri i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Ronald Koeman priste që presidenti Laporta ta konfirmonte menjëherë pas përfundimit të sezonit por kjo gjë nuk ka ndodhur ende, jo vetëm që Koeman nuk mori atë që dëshironte, por sipas mediave spanjolle holandezi është me një këmbë larg “Camp Nou”, për momentin nuk është preferencë e parë pavarësisht se është ende nën kontratë. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, presidenti Laporta dhe trajneri Koeman kanë zhvilluar një takim kokë më kokë ndërmjet tyre.
Temë diskutimi nuk ka qenë e ardhmja por palët kanë analizuar sezonin që sapo u mbyll. Gjithnjë sipas “Sport”, presidenti dhe trajneri do të takohen sërish në ditët në vijim për të vendosur përfundimisht se cili do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Përcaktues në të ardhmen e trajnerit të ri si gjithnjë është edhe Leo Messi, “pleshti” pritet të jap miratimin e tij për atë që do ti drejtojë sezonin e ardhshëm.
LEAVE A COMMENT