Menu

Sot nis Kampionati Evropian i Futbollit, këngëtari Ermal Meta do të hapë ceremoninë!

Sot nis Kampionati Evropian i Futbollit. Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.Në startin e Kampionatit Evropian të futbollit, do të jetë edhe një bashkëkombës i yni. Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘uno’ në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë  rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi. Kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

Në Kampionatin Evropian të Futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembli. Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Aot, në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID , janë vaksinura ose kanë një test negativ COVID.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed