Menu

Suksesi i Rally Albania tejkalon kufijtë, mediat italiane jehonë aktivitetit që promovon turizmin shqiptar

“Rally Albania” është tashmë një nga garat më interesante në vend, por duket se ky aktivitet i ka kaluar kufijtë. Mediat italiane kanë shkruar për këtë aktivitet, i cili është njëkohëssiht promovues i turizmit shqiptar.

Makinat sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë dhuruan spektakël në një garë që nisi nga Narta duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, për t’iu drejtuar edhe Gjirokastrës.

Gara e madhe e makinave Rally Albania në edicionin e tij të 17-të mblodhi 300 piesëmarrës të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, u bënë pjesë e kësaj gare.

E veçanta është se këtë vit kishte një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara.

Garues vendas e të huaj me motorë në disiplina të ndryshme dhe në makina, përshkuan më shumë se 2200 kilometra thuajse të gjithë territorin shqiptar nga veriu në jug duke promovuar jo vetëm kulturën e motorsportit, por edhe turizmin shqiptar.

Më poshtë link nga shkrimet e mediave italiane për Rally Albania:

https://www.soloenduro.it/notizia/2021/2/7463/-ALBANIA-RALLY-.htm

https://www.ciaocomo.it/2021/06/12/rally-albania-cerutti-da-campione-tra-sassi-e-fango-torna-a-casa-con-un-grande-successo/215893/

https://rove.me/it/to/albania/rally-albania

https://www.varesenews.it/2021/06/team-jbrally-brilla-sugli-sterrati-del-rally-albania/1351077/

Related Posts