14 C
Tirana
Sunday, September 27, 2020
No menu items!

Studimi: Fëmijët, transmetuesit më të mëdhenj të Covid-19

Nga Dr.Blerta Brati*

Shume interesant eshte studimi, nderkohe qe vjeshta me virozat dhe fillimin e ciklit shkollor dhe parashkollor eshte 1 muaj larg!!
Studiuesit thone qe femijet e vegjel jane transmetues te COVID 19!

Dr.Blerta Brati

1.Shkalla e materialit gjenetik të koronavirusit të zbuluar në hundët e fëmijëve nën pesë vjeç është 10 deri 100 herë më i lartë se ai që gjendet tek fëmijët më të rritur dhe të rritur, sipas një studimi amerikan të botuar të enjten.

Ndaj fëmijët e vegjël mund të ishin transmetuesit kryesorë të virusit në popullatë, sipas studimit të botuar në revistën mjekësore JAMA Pediatrics, një hipotezë që po shkon kundër ligjërimit aktual.

Midis 23 Marsit dhe 27 Prillit, studiuesit në Chigago kryen teste të shqyrtimit të shtupës( tamponit) të hundës në 145 pacientë me sëmundje të butë deri në mesatare Covid-19, një javë pas fillimit te simptomave te para.

Pacientët u ndanë në tre grupe: 46 fëmijë nën pesë vjeç, 51 fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç dhe 48 të rritur midis 18 dhe 65 vjeç.

Ekipi vëzhgoi praninë e SARS-CoV-2 në sasi “10 deri 100 herë më të mëdha” sesa të tjerët në rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve të vegjël.

Autorët e studimit thanë se një studim laboratorik kishte treguar se sa më shumë material gjenetik të kishte virusi, aq më ngjitëse mund të bëhej.

“Prandaj, fëmijët e vegjël potencialisht mund të jenë kontribuesit kryesorë të infektimit SARS-CoV-2 në popullatë,” sipas shkencëtarëve.

“Sjelljet e zakonshme të fëmijëve të vegjël dhe hapësirat e mbyllura në shkolla , shtrojnë pyetjen e një përhapjeje të SARS-CoV-2 në këtë popullsi pasi masat shëndetësore bëhen më fleksibile,” përfunduan ata.

Këto rezultate nuk i mbështesin autoritetet shëndetësore të cilët besojnë se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë shumë virusin, veçanërisht pasi është vërtetuar se ata kanë më pak të ngjarë të kontraktojnë një formë të rëndë të sëmundjes.

Sidoqoftë, deri më tani janë bërë pak kërkime mbi këtë temë.

2.Fëmijët midis 10 dhe 19 transmetojnë virusin aq sa të rriturit në një familje, por fëmijët nën nëntë e transmetojnë atë më pak, sipas një studimi në Korenë e Jugut
(sipas AFP)
*Autorja është mjeke mikrobiologe
Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Coronavirusi, specialisti Erion Dasho: Strukturat e shëndetësisë kanë dështuar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho deklaroi...

Covid-19, eksperti Koja: Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja deklaroi se kitet që...

Specialisti Erion Dasho: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19,...

Siguria e testeve, eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë...

Coronavirus, fakte shpresëdhënëse për femijet dhe shkollat

Transmetimi i dobët i virusit midis fëmijëve sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, nxjerr në pah riskun e ulët tek të vegjlit. "Fëmijët e vegjël janë...

More Articles Like This

- Advertisement -