14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Studimi i Qendrës FOL: Në 3 muaj u rritën përdoruesit e drogës, por edhe penalizimet nga policia

Kryeqyteti ynë, Tirana, ka njohur gjatë tre muajve të fundit, nëntor, dhjetor, janar një “boom” të frikshëm në përdorimin e drogërave . Ky është rezultati, në të cilin ka arritur Qendra “Fol”. Sipas saportit, në vetëm 3 muaj, 303 shtetas janë proceduar penalisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale në fushën e drogërave, në qarkun Tiranë.

Sipas një raporti të Qendrës FOL, ekspertët konstatojnë se ky numër është i lartë, duke marrë parasysh moshën e re të të dyshuarve, faktin se disa prej tyre janë recidivistë, si dhe përfshirjen në masë të shtuar të shtetaseve të gjinisë femërore.

Nga të dhënat e grumbulluara nga ekspertët rezulton se në pjesën më të madhe të rasteve kur Policia ka konstatuar posedimin e një sasie të vogël të lëndës narkotike i ka referuar në gjendje të lirë të dyshuarit.

“Më konkretisht gjatë periudhës 3 mujore janë referuar në gjendje të lirë 229 shtetas ose rreth 76%, ndërkohë që 74 shtetas ose rreth 24% e tyre janë arrestuar nga ana e Policisë. Nisur nga analiza e rrethanave të faktit pjesa më e madhe e këtyre shtetasve deklarojnë se janë përdorues të lëndës narkotike, por referimi në gjendje të lirë realizohet edhe për faktin se janë mbajtës ose përdorues të lëndës narkotike të llojit “hashash”, të konstatuar në sasira të vogla”- thuhet më tej.

Nga kampioni i  studimit, ka rezultuar se ka pasur raste të shtetasve përdorues, të cilët në momentin e ndalimit nga Policia janë referuar në gjendje të lirë sa i takon mbajtjes ose përdorimit të lëndës narkotike, por janë dërguar në gjyq për shkak të përdorimit të mjetit në gjendje të dehur.

Mosha e përdoruesve ndërkohë ka zbritur tek të miturit. Sipas kësaj qendre, zona e Selvisë, ku ne ndodhemi, zë vendin e parë, përsa u përket përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës.

Ka prindërit lekë, u japin edhe fëmijëve, se po nuk ke, nuk e blen dot. Vetëm këtu ndodh që fëmijët ta pinë hashashin prapa shkollës. Po pse, si thoni ju nuk e dinë mësuesit, i plotfuqishmi i zonës, policia, drejtori? Të gjithë e dinë, por mbyllin sytë. Peshku është qelbur nga koka, jo nga këmbët”, shprehen qytetarët.

Vetëm në kryeqytet 303 shtetas u konstatuan nga shërbimet policore me doza droge kryesisht hashash dhe kokainë, gjatë këtyre 3 muajve të fundit. Që nëse i llogarisim, i bie mbi 30 persona të shoqëruar në ditë.

Merrni masa për ta frenuar drogën tek të rinjtë. Por unë mendoj se shkollat nuk duhen mbyllur, për këtë shkak. Të rritet kontrolli dhe vigjilenca. Të rinjtë nuk dëgjojnë, se shikojnë njëri tjetrin në shoqëri”, thonë qytetarët.

Pjesa dërrmuese e të ndaluarve deklarohen menjëherë si përdorues, ndërsa një fakt të tillë e konfirmojnë më pas edhe analizat toksikologjike në funksion të hetimeve të hapura nga akuza e Tiranës. Për 202 prej shtetasve të shoqëruar gjatë kësaj periudhe në ambientet policore, Prokuroria ka vendosur më tej mos fillimin e hetimeve bazuar në sasinë e vogël të lëndës narkotike të gjetur në trup si dhe evidentimit të këtyre personave si përdorues.

Më poshtë, linku me raportin e plotë të Qendrës FOL:

Raport-i-ndermjetem-nentor-2020-janar-2021(1)

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -