Menu

Arben Kraja

Operacioni/ Arben Kraja: 28 masa sigurimi, të përfshirë prokurorë, punonjës policie, administratorë lokalë

Krerë të policisë dhe prokurorisë shqiptare, italiane dhe të Europol kandë dalë sot në një konferencë për mediat online pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” me 38 urdhër-arreste, 28 të ekzekutuara sot. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se është një skuadër e përbashkët që mbi 1 vit e gjysmë ka ushtruar aktivitet dhe ka kryer hetime të përbashkëta, një shkëmbim informacioni i mëhershëm dhe shumë i suksesshëm. “I rëndësishëm në grumbullimin e provave dhe në arritjen e një konkluzioni konkret. Ekzekutimi i 28 masave të sigurimit sot nga SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është hetuar dhe vërtetuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë në këtë aktivitet duke favorizuar këtë aktivitet. bëhet fjalë për prokuror, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajshtme, aktivitete tregtare me disa milionë euro vlerë.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë hetim.

Kemi pasur akuza dhe për pastrim të produkteve të veprës penale. Një vit më parë ishin në një konferencë në Romë ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe unë theksova se do t’i shkojmë deri në fund hetimit për të zbuluar këdo që është i përfshirë që të përgjigjet penalisht, përfshirë dhe zyrtarë publikë.

Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, deklaroi Kraja.
alert.al/

Kush shpallet "Non grata", do të hetohet nga SPAK, Arben Kraja: Hetim për çdo informacion nga SHBA

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja po raporton në Kuvend. Mes të tjerash, Kraja është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni se çfarë do të ndodhë me personat e shpallur “non grata” nga SHBA, nëse do të nisë hetimi ndaj tyre.

Në përgjigjen e tij, Arben Kraja deklaroi se cfarëdolloj informacioni apo materiali që të vijë në SPAK nga Shtetet e Bashkuara, do të hetohet dhe do t’i shkohet deri në fund.

Pyetje-përgjigje:

Ralf Gjoni: Para se Donald Lu të ikte nga Shqipëria i kam thënë “Don shqiptarët duan sundim ligji, jo sundim Lu-je”.
Ruci: Nuk është etike që z. Kraja qëndron aty dhe ju kërkoni të bëni pyetje dhe bëni shpjegim. Urdhëron pyetjen.

Gjoni: Shpresa më e madhe e shqiptarëve është që SPAK të fillojë të funksionojë. Kur mendoni se do të vijë kjo ditë, që shqiptarët të keni besim të plotë te SPAK? Kur do fillojnë të procedohen penalisht “peshqit”? A do ketë hetime në 2-3 vitet e ardhshme ndaj përfaqësuesve të krimit, që sot ende bëjnë ligjin? Nga lista e personave “non grata”, Shqipëria është ndër të paktat vende ku këto persona nuk kanë pasur një procedim penal para se të shpalleshin “non grata”, a mund të kemi shpresë çdo veprim “non grata” i SHBA do të ndiqet nga ana juaj?

 

 

Arben Kraja: Në lidhje me pyetje e parë, është një proces, do kohën e vet, se kur SPAK do të fillojë të ketë rezultate. Prokuroria e Posaçme duhet të ketë parasysh se ndëshkueshmëria dhe respektimi i të drejtave të njeriut shkojnë paralel. Ne kemi dhënë rezultatet e para, janë goditur grupet e para. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat, me Policinë, por edhe me faktorin ndërkombëtar. Rezultate ka pasur. Pritshmëritë e njerëzve janë nga më të mëdha, ne ndeshemi aty edhe me gjëra që nuk kanë lidhje fare me punën tonë. Por ne jemi të vendosur që çdo rast që do të evidentohet, do ta hetojmë deri në fund, pa asnjë tërheqje.
Ndërsa për pyetjen e dytë, lista është një proces që ndodh në SHBA, ne jemi në Shqipëri dhe kemi parashikimet tona për një procedim penale e si shkohet deri te gjykata. Çdo indicide, apo material që do të kemi ne në dispozicion, në raport me çdo shtetas shqiptar, pa diskutim që jemi të vendosur për ta çuar hetimin deri në fund. Çfarëdo që do të vijë, përfshirë dhe partnerët ndërkombëtar.

alert.al/