Menu

arrestim

Qëlloi për vdekje Armando Baboçin, arrestohet pas 9 muajsh 27-vjeçari nga Durrësi

Anxhelo Boçi, 27 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi 9 muaj më parë ka qëlluar për vdekje Armando Baboçin. Ky i fundit ndërroi jetë pasi doli të sqaronte një sherr që i biri kishte pasur me të arrestuarin e sotëm dhe disa shokë të tijët.

I riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nga sherri mbeti i plagosur djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (Baboçi).

alert.al/

Kush janë të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Haxhia, policia nxjerr pamjet e aksionit në Fushë Krujë

Policia e Durrësit publikon pamjet e arrestimit të dy Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, në prill të 2020.

Policia deklaron se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vazhdimi”, për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në vijim të punës hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2020, në tregun e makinave në Shkozet, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër, bazuar në provat e grumbulluara, mëngjesin e sotëm u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vazhdimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër).

Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet do t’i dërgohen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kush janë të arrestuarit

Besjan Xhixha i arrestuar sot, ka pasur probleme me drejtësinë dhe në vitin 2012 për akuzën e pengmarjes.

Në 27 Maj 2012, Besian Xhixha së bashku me tre persona të tjerë moren peng në Durres Mujo Kurtin dhe e çuan në Fushë-Krujë. Shkak ka qenë një lidhje intime që Mujo Kurti kishte krijuar me një vajzë të quajtur Diana,e cila më parë ka qenë e dashura e Besian Xhixhës…

Enver Diva është arrestuar më parë edhe për grabitje me armë në Lezhë. Ai është dënuar me 11 vite burgim për akuzen e vjedhjes me arme dhe Mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit.Vendimi eshte dhene nga gjykata e Lezhes ne 16 mars 2011.Diva dhe Xhixha jane njohur ne burgun e Shen Kollit te Lezhe.

alert.al/

 

Pranga në Fushë Krujë 2 personave për vrasjen e vëllezërve Haxhia, i ndoqën prej ditësh, infektimi me COVID i pengoi

Aksion gjatë natës në Fushë Krujë! Dy persona janë arrestuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, më 27 prill të një viti më parë në qytetin e Durrësit. Pas fletës së “prerë” nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në pranga për ekzekutimin e dyfishtë kanë përfunduar Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët mendohet se janë kontraktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

Dy të arrestuarit ranë dakord për të kryer vrasjen, por Enver Diva u infektua nga pandemia COVID-19 dhe nuk mundi dot që të tërhiqte këmbëzën. Madje, tre ditë para se të ndodhte vrasja, doli në TV dhe me mikrofon në dorë ankohej se nuk kishte të hante dhe se nuk i rimbursoheshin ilaçet. Mendohet se Xhixha dhe Diva kanë pasur si “detyrë” që të studionin territorin ku do të ekzektuoheshin dy vëllezërit, ndërkohë që ndiqnin lëvizjet e tyre hap pas hapi për të kryer më pas edhe vrasjen me pagesë.

Dy të prangosurit Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. Ndërkohë që për vrasjen e vëllezërve Haxhia janë arrestuar më herët Altin Ndoci e Klevis Alla, ndërsa në kërkim është shpallur Talo Çela dhe Dumani. Skemën dhe arsyen e vrasjes e ka zbuluar i prangosuri Altin Ndoci, i cili tregoi se ngjarja ka ndodhur për 4.6 milionë eurot që u grabitën në Rinas.

Sipas dëshmisë së të arrestuarit, një pjesë e parave që u grabitën në Rinas, u ishin lënë dy vëllezërve Haxhia që t’i mbanin. Në momentin që Çela dhe Dumani kanë shkuar të marrin paratë e lëna, sipas Ndocit, Besmiri dhe Viktori janë justifikuar, duke thënë se paratë ua kishin grabitur në servis dhe se nuk kishin asnjë informacion. Kaq ka mjaftuar për të vendosur ekzekutimin e tyre nga dyshja Çela-Dumani.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill 2020 brenda makinës së tyre, të llojit “Voklswagen”, me 55 plumba, tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyrin. Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars të të njëjtit vit dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

alert.al/

Arrestohet 27 vjeçari në Fier, sa pa forcat RENEA, hodhi çantën nga dritarja e lokalit

Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi është kapur me armë zjarri pa leje dhe municion luftarak. Gjatë operacionit të Reneas, është arrestuar Indrit Hoxhaj (Kuçi). ‘Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Fier.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga një 27-vjeçar, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

Si rezultat, në lagjen “Fermë-Çlirim”, në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit të zhvilluar nga Renea, shtetasi  I. H.(K)., 27 vjeç, sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit I. H. (K)., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”  dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.’0 njofton policia.

alert.al/

Video, dalin pamjet e momentit të arrestimit të Edison Begajt mbrëmë tek Lungomare

Edison Begaj, 41 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në zonën e Lungomares. Policia e qytetit bregdetar, Forca Operacionale dhe RENEA kanë marrë pjesë në një operacion të befasishëm për kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore.

41 vjeçari Begaj, mbeti i plagosur më 29 maj 2021 në Vlorë, pasi u qëllua te dera e shtëpisë nga një person i cili ishte i veshur si polic. Burimet bëjnë me dije se Forca Operacionale e nisur nga Tirana kishte ditë që e vëzhgonte dhe monitoronte Edison Begajn.

Në pamjet e mëposhtme, shihet momenti i operacionit dhe 41 vjeçari i arrestuar, i shtrirë në tokë bashkë me shokët e tij. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Edison Begajt, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Mina me telekomandë të lidhura me celular, në shitje për 3 mijë euro

Në Durrës janë kapur nga Policia e Shtetit tri mina me telekomandë të lidhura me celular, gati për t’u shitur. Sipas njoftimit, tre të arrestuarit janë nga Sukthi dhe po shkonin për t’i çuar mjetet shpërthyese tek klientët e tyre.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzeu”.

Operacioni i zhvilluar nga  strukturat e DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen tri mina me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe te Krimeve Kundër Personit në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzeu”.

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

 – I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A.  dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

Operacioni antidrogë/ Jepet masa e sigurisë për 13 të arrestuarit në Krujë: 6 lihen në burg dhe 5 në shtëpi

Gjykata e Krujës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për 13 persona, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjatë një operacioni anti-kanabis në zonën e Niklës, ku edhe u zbulua një sasi e konsiderueshme droge.

Për 6 nga personat e ndaluar u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 5 të tjerë “arrest shtëpie”, si dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2 persona.

Mësohet se për 3 persona të tjerë të arrestuar, do të  caktohet masa e sigurisë ditën e nesërme, ndërkohë vijon operacioni për kapjen e 22 personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës.

Masat e sigurisë për personat e ndaluar:

Fetije Kullaj, arrest me burg

Erion Deliu, arrest me burg

Musait Vathi, arrest shtepie

Dashamire Deliu, arrest shtepie

Sokol Kullaj, arrest shtepie

Refik Deliu, arrest shtepie

Ferid Kullaj, arrest me burg

Dashamir Kullaj, arrest me burg

Erlind Almeta, arrest me burg

Xhavid Kullaj, arrest shtepie

Indrit Kullaj, arrest me burg

Ervin Perlica, detyrim paraqitje

Flamur Halili, detyrim paraqitje

alert.al/