Delon Troqe u ekzekutua pak ditë më parë në Vlorë para biznesit të tij.
Delon Troqe u ekzekutua pak ditë më parë në Vlorë para biznesit të tij.
Siç shihet nga pamjet një makinë kalon me shpejtësi të ulët para servisit të tij dhe dikush qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur. Më pas autorët u larguan me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti është djegur plotësisht ndërsa brenda tij janë gjetur edhe 2 armë tip kallashnikov.
Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, u ekzekutua para derës së biznesit së mbrëmjen e 21 majti, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të.
Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen ‘Pavarësia’, ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. Para ekzekutimit, Troqe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja. /ReportTV/