Menu

Dogana e Kakavijës

Në Kakavijë krijohen sërish radhë kilometrike, pala greke lejon të kalojnë vetëm 1500 veta

Udhëtarët që duan të kalojnë në kufirin grek janë përballur me radhë të gjata kilometrike. Dyndja e tyre që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar dyndje në sportelet e doganës së Kavijës.

Aktualisht në doganën e Kakavijës lejohet që të kalojnë vetëm 1500 veta në 24 orë. Deri më tani kanë kaluar 1200 persona, ndërsa akoma është mesditë.

Komandanti i Policisë Kufitare apelon të shmanget orari mes orës 06:00 deri 11:00 pasi dynden njerëzit në këtë orar dhe krijojnë konfuzion. Udhëtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje fluksin në doganë duke theksuar se kanë rreth një orë që presin në radhë.

“1 orë. Nuk na kanë dhënë shpjegime. Kemi 1 orë. Ndoshta nuk punon greku. Kush të na japë shpjegime. 1 orë. Kam ardhur nga Elbasani. Po shkoj për punë, në shpi”, thanë disa udhëtarë”, për mediat.

alert.al/

Lejohen autobusët shqiptarë të kalojnë në Kakavijë, u ankua ambasadorja shqiptare

Mbas publikimit të lajmit se autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve të linjave shqiptare në Kakavijë, ka reaguar edhe ambasada jonë në Athinë, e cila nëpër një note proteste, por edhe me takime nga afër me zv-ministrin e Transportit të Greqisë kanë bërë të mundur hapjen e kufirit për kompanitë shqiptare të udhëtimit.

Ka qenë këmbëngulja e ambasadores shqiptare, Luela Hajdaraga, e cila ndërhyri pranë autoriteteve greke, për të shmangur një krizë të ngjashme atë të një viti më parë në kufirin dypalësh ku mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar nën temperatura mbi 40 gradë për shkak të masave covid të vendosura nga qeveria greke.

Ministria greke e Transportit deklaruar se ka qenë një gabim njerëzor i bërë prej nëpunësve të kësaj Ministrie që ka sjellë problemin, duke premtuar se do të bëhet çdo gjë e mundur që situata të ngjashme mos të përsëriten më.

Autoritete greke thanë se kanë marrë të gjitha masat që nga sot lëvizja të kryhet normalisht dhe udhëtarët shqiptarë të mos pengohen më në kufi.

Në çdo rast, Ministria greke e Transportit, theksoi se lëvizja e autobusëve do të bëhet me 85% të kapacitetit të tyre dhe duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-covid.

alert.al/

Nga 14 qershori, Greqia rrit kuota e lëvizjes në Kakavijë, priten ndryshime edhe në pikat e tjera kufitare

Burime diplomatike greke i thanë “Top Channel” se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona. Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria  rreth datës 1 ose 7 korrik. Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites. /TCh/