Menu

Drejtor i Veterinarisë

Dhimespira: Certifikata e lëvizjes, dokument i detyrueshëm për transportin e kafshëve

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se çdo lëvizje e kafshëve duhet të shoqërohet me dokumentin zyrtar të lëvizjes, i cili regjistron destinacionin dhe gjurmueshmërinë e tyre nga pika e nisjes deri në destinacionin përfundimtar.

Ai u bëri thirrje fermerëve që të pajisen gjithmonë me certifikatën përkatëse të lëvizjes së kafshëve, duke e kërkuar atë pranë njësive administrative ose përmes platformave zyrtare,

me qëllim garantimin e kontrollit veterinar dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

 

Dhimespira: Kujdes i shtuar ndaj sëmundjeve ndërkufitare të kafshëve

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se shërbimi veterinar ndjek me kujdes situatën e sëmundjeve të kafshëve përmes njoftimeve, ndërgjegjësimit dhe evidentimit të rasteve në nivel rajonal dhe kombëtar.

 

Ai theksoi se monitorimi i vazhdueshëm është i domosdoshëm, veçanërisht kur raportohen shpërthime sëmundjesh në vendet fqinje, për të parandaluar përhapjen përmes kontrollit të lëvizjes së kafshëve dhe kontakteve ndërkufitare.

 

 

 

Sipas tij, një nga sfidat kryesore mbetet menaxhimi i sëmundjeve ndërkufitare, të cilat kërkojnë koordinim më të fortë mes institucioneve dhe bashkëpunim rajonal për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë e prodhimit blegtoral.

Dhimespira: Pushteti vendor bashkëpunim për kompensimin e fermerëve pas zjarreve

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se për procesin e dëmshpërblimit të fermerëve përgatitet dokumentacioni i plotë, i cili më pas i dërgohet Ministrisë së Financave për vijimin e procedurave përkatëse.

Sipas tij, verifikimi dhe ekzekutimi i dëmshpërblimeve bëhen në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe emergjencat civile, pasi këto janë fonde të paparashikuara dhe varen nga numri i rasteve dhe masa e dëmit të konstatuar.

 

Ai theksoi se dokumentacioni i saktë është thelbësor për të mundësuar nisjen e procedurave të kompensimit, ndërsa për rastet e zjarreve janë kryer evidentimet e plota të dëmeve dhe janë ndërmarrë edhe masat e nevojshme për evakuimin e kafshëve në zonat e prekura.

Dhimespira: AKVMB në terren gjatë përmbytjeve, ndihmë për fermerët dhe evidentim dëmesh

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, tha në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se institucioni që ai drejton ka përgjegjësi për mirëqenien, mbrojtjen dhe shëndetin e kafshëve. Ai theksoi se, në raste emergjencash si përmbytjet, AKVMB bën njoftimet dhe paralajmërimet e nevojshme, duke shtuar se dëmet mund të kishin qenë edhe më të mëdha.

 

Sipas Dhimespirës, situata ishte e jashtëzakonshme në disa zona, përfshirë Fushkrujën, Sukthin, Fier-Levanin dhe Vrostarinë, ku grupet rajonale kanë qenë në terren për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, në bashkëpunim me emergjencat dhe pushtetin vendor. Ai tha se ndihma ka përfshirë mjekime për kafshët dhe mbështetje me bazë ushqimore.

 

Dhimespira shtoi se është përdorur edhe sistemi RUDA për evidentimin e rasteve të dëmtimeve dhe humbjeve të kafshëve, duke u mbajtur dokumentacioni përkatës dhe duke u regjistruar të gjitha rastet e ndodhura në zonat e prekura.

Epokë e re për bujqësinë shqiptare/ Jehle: Do përdorim dronët për zhvillim preçiz të prodhimit

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, u shpreh se bujqësia po kalon një proces të shpejtë transformimi, duke përfshirë përdorimin e teknologjive të avancuara si dronët, mekanizimi modern dhe bujqësia precize

 

Sipas tij, këto zhvillime po ndryshojnë mënyrën e prodhimit dhe po krijojnë mundësi të reja për rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së produkteve bujqësore.Jehle theksoi gjithashtu se bujqësia dhe prodhimi i ushqimit nuk lidhen vetëm me teknologjinë, por edhe me pasionin, kulturën dhe traditën e zonave prodhuese.

 

Ai nënvizoi se fermerët ndihen krenarë kur prodhojnë produkte cilësore dhe të shëndetshme që përfaqësojnë identitetin dhe potencialin e komuniteteve ku ata jetojnë dhe punojnë.

Fermerët fitojnë më shumë kur bashkohen/ Përfaqësuesi Jehle: Bashkëpunimi sjell negocime çmimesh më të mira

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, theksoi se në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit duhet treguar kujdes me terminologjinë e “kooperativave”, pasi qasja aktuale fokusohet më shumë te krijimi i grupeve të prodhuesve dhe bashkëpunimi mes fermerëve, jo domosdoshmërisht te formimi i kooperativave tradicionale.

Sipas tij, bashkëpunimi u mundëson fermerëve të negociojnë çmime më të mira dhe të vendosin produktet në treg në mënyrë më konkurruese.

 

Jehle shtoi se bashkëpunimi mes fermerëve ndihmon edhe në sigurimin e inputeve bujqësore me kushte më të favorshme, si dhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimit.

 

Ai theksoi se kjo qasje nuk është vetëm teorike, por ka funksionuar në praktikë edhe në vendet e Bashkimit Evropian, ku shumë struktura bashkëpunimi mes prodhuesve janë në pronësi të vetë fermerëve dhe kanë rezultuar ndër modelet më të suksesshme të organizimit të sektorit bujqësor.

119 milionë euro për bujqësinë/ Kreu i FAO: Financim rekord, do orientohemi drejt teknologjisë

Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë kanë deklaruar se financimi për sektorin bujqësor për këtë vit ka arritur në nivel rekord, rreth 119 milionë euro

 

Në emisionin “Alert”, moderatori Granit Sokolaj ngriti pyetjen nëse këto fonde janë të mjaftueshme apo nëse sektori ka nevojë për qasje të reja zhvillimi.

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, u shpreh se financimi është një bazë shumë e mirë, por theksoi se rëndësi ka mënyra se si përdoren këto fonde.

 

Sipas tij, investimet duhet të orientohen drejt inovacionit, shkencës dhe teknologjisë për t’i afruar këto zgjidhje te fermerët dhe për të rritur konkurrueshmërinë e prodhimit.

 

Jehle paralajmëroi gjithashtu se subvencionet duhet të jepen me kujdes, pasi mbështetja e produkteve që nuk kanë treg të qëndrueshëm mund të sjellë vetëm shpenzime dhe jo zhvillim afatgjatë. Ai theksoi se politikat mbështetëse duhet të synojnë produkte dhe sektorë që ruajnë ekuilibrin e tregut dhe garantojnë qëndrueshmëri për fermerët.

"Jo çdo fermer duhet të jetë i madh"/ Jehle: Cilësia e prodhimit dhe orientimin në treg bën diferencën

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, i ftuar në “Alert”, theksoi se mbështetja për fermerët nuk lidhet vetëm me financimin, por edhe me rritjen e njohurive dhe aksesin në informacion.

Sipas tij, fermerët duhet të jenë në gjendje të prodhojnë produkte cilësore, të identifikojnë tregjet dhe të kuptojnë si funksionon kërkesa, pasi informimi dhe gjenerimi i tregjeve janë elementë kyç për suksesin në sektorin bujqësor.

 

Jehle nënvizoi se jo çdo fermer duhet të jetë domosdoshmërisht i madh, por cilësia e prodhimit, edukimi dhe orientimi drejt tregut janë faktorët që bëjnë diferencën.Ai shtoi se fermerët kanë nevojë për më shumë transparencë mbi çmimet dhe perspektivën e tregut, si në afatshkurtër ashtu edhe në afatgjatë, ndërsa FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, po punon për përmirësimin e portalit të fermerëve, me qëllim rritjen e transparencës së informacionit dhe mbështetjen e fermerëve dhe konsumatorëve, deklaroi Jehle në “Alert”.

Nga ferma në tryezë/ Kreu i FAO tregon strategjinë e përmisimit së ushqimit në treg

Platforma e re e dialogut për sistemet agroushqimore synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta si për fermerët ashtu edhe për konsumatorët. Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, theksoi se përgatitja e politikave të bazuara në analiza dhe të dhëna synon të rrisë eficiencën e sektorit dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve në treg.

Sipas tij, kjo qasje ndihmon institucionet publike të hartojnë politika më afatgjata dhe më të qëndrueshme, duke mbështetur njëkohësisht zhvillimin e fermave dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Jehle nënvizoi se harmonizimi dhe koordinimi i politikave në sektorin agroushqimor përbën një përfitim të rëndësishëm për gjithë zinxhirin, nga prodhuesi te konsumatori final.

 

FAO në Shqipëri lançon platformën bujqësoren/ Jehle:Duhen reforma të bazuara në të dhëna

Në emisionin “Alert”, këtë të premte, moderatori Granit Sokolaj foli për workshop-in e zhvilluar në Tiranë nga zyra e FAO-s në Shqipëri,

në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku u lançua platforma e dialogut për sistemet agroushqimore.I ftuar në “Alert”, Raimund Jehle, Përfaqësues i FAO-s në Shqipëri,

u shpreh se kjo platformë përbën një mjet diagnostik të rëndësishëm për analizimin e sektorit bujqësor, duke theksuar se bujqësia kontribuon rreth 15.2% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe kërkon reforma strukturore të mbështetura në analiza të bazuara në të dhëna dhe evidence.