Menu

Edi Rama

“Individë që do të denoncojnë”, Rama: Rrjet antikorrupsion në të gjithë institucionet

Individë që do të vendosen në çdo institucion publik do të kenë detyrën e vetme që të bëjnë të mundur denoncimin e çdo akti korruptiv për të ndarë ‘të njomin nga i thatë’, siç i quajti Kryeministri Rama trë korruptuarin nga atë që e bën në mënyrë të ndershme punën e tij. Lajmin për këtë rrjet antikorrupsion që Qeveria do të ngrejë e dha sot vetë Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për rikontruksionin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’.

“Ne jemi në proces të ndërtimit të një rrjeti antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë publik. Kjo do të jetë vetëm nga ana jonë, jo ai i drejtësisë. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati. Lufta do të bëhet brenda. Vetëm kështu rriten të ardhurat, vlerësimit, dinjiteti dhe respekti”, tha Rama në vendosjen e gurit të themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama e ka konsideruar si shokues deklaratën pak ditë më parë të një mjeku në Spitalin e Traumës i cili i cili tha se ‘ryshfeti’ duhet të dorëzohet te recepsioni. Rama tha se kjo vërteton edhe domosdoshmërinë e lëvizjes së re të qeverisë kundër korrupsionit.

“Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se ‘të gjithë janë njësoj’ dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet”, tha Rama.

alert.al/

Fatos Tushe përjashtohet nga partia, Rama: S’jemi avokatë të të pandehurve

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar nga Partia Socialiste ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, pas shkarkimit nga detyra, për shkak të arrestimit të tij me urdhër të SPAK për korrupsion me tenderat publikë.

Gjatë fjalës së tij para kryebashkiakëve, kryeministri Rama deklaroi se PS nuk do të bëhet zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por do t’i shërbejë Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Ju kam thirrur për një shkak dhe për 2 arsye themelore në lidhje me punën tuaj. Shkaku që e afroi në kohë këtë takim është arrestimi i kreut të Bashkisë Lushnje dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, i akuzuar nga SPAK për korrupsion.

Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe gjithë të tjerëve, që kanë marrë apo do të marrin besimin e shumicës sonë të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli si forcë qeverisëse, se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta.

 

 

Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira, llumi me të cilin ne duhet dhe do të përballemi, për të ndërtuar shtetin e të drejtës, të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje dhe të udhëheqim popullin drejt majës, ku duhet ta ngjisim dhe do ta ngjisim Shqipërinë.

Kryetari i bashkisë së Lushnjës do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS, masa që do të vijojnë deri në fund të procesit të tij ligjor. Kush luan me taksat, kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë.

alert.al/

Arrestimi i Tushes/ Kryeministri Rama mbledh urgjent të gjithë krybashkiakët socialistë

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet mesditën e sotme me të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë, nga radhët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve, bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 12.00 në Kryeministri.

Detajet dhe arsyeja e këtij takimi të papritur të kryebashkiakëve në zyrën e Edi Ramës nuk dihen ende.

Ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen vetëm dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderat publikë.

Ndërkohë, shefi i SPAK Arben Kraja ka bërë me dije se në ditët në vazhdim nga struktura që ai drejton do të ketë rezultate për abuzimet me tenderat. Burime të tjera janë shprehur se në sitë janë të 61 kryebashkiakët e vendit.

alert.al/

Masakra e Velipojës/ Rama: S'e di si Policia mund të gjendet pas mesnate, ku bëjnë sherr dy komshinj?

Kryeministri Edi Rama përsëriti krahasimin e ministrit Bledi Çuçi, se “policia nuk mund të jetë në mesnate te sherri i dy komshinjve”. Rama tha se Policia e Shtetit nuk dënon, por vetëm reagon dhe ndalon. Kryeministri tha se mediat duhet të bëjnë demaskimin e gjykatësve që nuk zbatojnë detyrë

ama u shpreh se puna e policisë nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, por theksoi se duhet të nxirren mësime. “Çfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundon në fatalitet? Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet”, tha kreu i qeverise.

“Nuk e di si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontekst. Nëse ne do të niseshim, jo këtu në Shqipëri, por nëse shtetet do të niseshin nga rastet për të hequr njerëz nuk do ngelej njeri që të merrte një detyre. Në rastin konkret policia e shtetit nuk është në asnjë situatë problematike. Është vetëm në një proces rritje dhe fuqizimi të mëtejshëm. Pra nuk ka asnjë problematikë më të madhe seç kishte para këtyre ngjarjeve kur gjerat dukeshin normale.

Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me ngrënien e kokave mes krimineleve me njëri tjetrin edhe aty duhet të shikojmë reagimin e policisë, kapacitetin e zbardhjes dhe ndalimit të autorëve.

Nuk ka një krizë në policinë e shtetit, për mua. Bazuar në fakt, kontekst dhe trende. Kështu që puna e policisë nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku mësime për tu nxjerrë ka, por kontekstet janë pa lidhje.

Çfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundon në fatalitet? Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet.

Nëse vijmë tek armëmbajtja pa leje, ne kemi një legjislacion nga më të rëndat. Nga pikëpamja e dënueshmerisë ne kemi problem”, tha Rama.

“Përtej dy ngjarjeve, 3 apo 4, që të mos i kufizoj ka gjëra që patjetër duhen kuptuar dhe shfrytëzuar, por një gjë nuk ndryshon, Policia e Shtetit nuk dënon, por reagon dhe ndalon, çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin. Në rast se fjala vjen mund të konsiderohet arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë kanë armë pa leje dhe armëmbajtja pa leje këtu te ne dënohet rëndë, nuk është policia ajo që çon në burg ata që çon para gjykatës dhe gjykata nuk i dënon as në minimum. Çfarë duhet të bëni ju? Së pari, duhet të bëni demaskimin e gjykatësve se janë fakte skandaloze që ndodhin. Na pëlqen, nuk na pëlqen ne, nuk ka një instrument qeveria që ti bëjë zap. Edhe shumë mirë që nuk e ka. Duhet që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe propozimin e ri për një ristrukturim të Policisë së Shtetit. Rama foli për një moshë të re të efektivëve, fuqizim përmes teknologjisë dhe performancë. Rama tha se duhet të funksionojë çdo hallkë e shtetit që qytetarët të jenë të kënaqur.

“Në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm, për arritjen e moshës, integritetin dhe performancën e secilit dhe fuqizimin e Policisë së Shtetit me teknologji që shumëçka në aspektin e kontrollit të territorit të bëhet më mirë. Kjo është rruga, s’ka rrugë tjetër. Kur flasim për shtetin, shteti është qeveri, polici, prokurori e gjykatë. S’është punë faji kjo. Shkelja e ligjit është përgjegjësi personale, jo kolektive. Nëse njëra nga hallkat nuk funksionon, kjo gjë më pas ka vështirësi. Mjafton të shihni trendin, shumë njerëz me emocionin e ngjarjeve tragjike, s’duan të shohin shifra dhe fakte, por shifrat dhe faktet orientojnë punën tonë”, tha Rama.

Rama për themeluesin e PS: "Nano, babai im politik, që në fillim e desha, pastaj e vrava dhe më pas..."

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij falenderuese sot, në 30-vjetorin e kësaj force politike që përkon edhe me Kongresin e Jashtëzakonshëm.

Rama ka falenderuar socialistët në mbarë Shqipërinë, nga themeluesit deri te anëtarët më të thjeshtë. Ndërsa një falenderim të veçantë, Rama e ka bërë edhe për ish-liderin e PS, Fatos Nano.

“Faleminderit edhe liderit të parë të saj, babait politik, që në fillim e desha, pastaj e vravra dhe më pas e gjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Rama.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PS, Edi Rama:

Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë, e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e fitores për herë të tretë radhazi, për herë të parë në pluralizmin e Shqipërisë. Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që punuan për këtë fitore. Faleminderit njëkohësisht të gjithë atyre që në këto 30 vite i dhanë energji, frymë dhe besim.

Atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe e nxorrën PS-në në rrugën e përpjetë të transformimit të Shqipërisë.

Faleminderit edhe liderit të parë të saj, babait politik, që në fillim e desha, pastaj e vravra dhe më pas e gjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Mbi të gjitha dhe të gjithë, faleminderit gjyshërve dhe gjysheve, burrave dhe grave, vajzave dhe djemve anë e mbanë Shqipërisë!

U prehshin në paqe të gjithë ata që nuk jetojnë më, nga socialisti dhe socialistja e deri te Bashkimi, i cili do të vijojë të jetë me ne. Jo vetëm me kujtimet tona, por edhe përmes vajzës së tij, Megit kaq të talentuar.

alert.al/

Edi Rama për Euronews Serbia: Shqipëria e Madhe është marrëzi, serbët dhe shqiptarët duhet të ndjekin shembullin e gjermanëve dhe francezëve

Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe është me të vërtetë thelbësore për zhbllokimin e potencialit që ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Euronews Serbia. Ai shtoi se do të ishte mirë nëse shqiptarët dhe serbët mund të imitonin francezët dhe gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore.

Edi Rama beson se Serbia dhe Shqipëria duhet të përdorin të gjitha mundësitë dhe thotë se BE “nuk mund të na tregojë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë”. Ose popujt e Ballkanit do të kenë një perspektivë të qëndrueshme dhe do të kenë vendin e tyre në BE, ose gjëra të ndryshme mund të ndodhin, tha ai.

Kryeministri shqiptar foli gjithashtu nëse Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën të ngrejë një proces gjenocid kundër Serbisë dhe cilat janë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Kur flisni për Serbinë, çfarë është ajo për ju? Si do ta shpjegonit qëndrimin tuaj ndaj Serbisë me disa fjalë?

Pyetje e mirë. Kur i thoni askujt “Serbi”, si shqiptar, dhe natyrisht për mua, nuk mund të mos mendoj për Kosovën dhe nuk mund të mos mendoj për historinë e gjatë të konfliktit, ndarjen e shqiptarëve, heshtja midis Shqipërisë dhe Serbisë, dhe gjëra të ndryshme. Përsëri, nëse shkojmë një hap më tej, kur themi Serbi, do të kuptojmë atletë të pabesueshëm, filma të pabesueshëm, krijimtari, disa cilësi krijuese, do të thosha, dhe në fund, kur kemi gjithë atë në mendje, imponohen dy gjëra: një gjuhë, e cila u bë e njohur për ne si e shëndoshë, jo sepse e kuptonim, por sepse u përpoqëm të prishim murin e izolimit, duke parë televizionin jugosllav, i cili ishte i ndaluar dhe ishte dritarja e vetme në botë, sepse televizioni italian nuk mund të është parë në dy të tretat e Shqipërisë.

Përsëri, përveç gjuhës, mbetet një kuriozitet, sa mund të bëjmë së bashku në të ardhmen dhe sa mirë do të ishte nëse ne, shqiptarët dhe serbët, mund të imitonim francezët dhe gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht, ky është një dimension krejtësisht i ndryshëm, por është i ngjashëm, për sa i përket vullnetit për të kapërcyer historinë, për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të krijuar një themel të ri dhe për të filluar të njihemi më mirë dhe për t’u lënë fëmijëve tanë një trashëgimi tjetër .

Situata ka ndryshuar. Për shembull, tani që po hyni në Shqipëri nga Serbia, nuk ju duhet një pasaportë, vetëm një kartë identiteti. Dhe ky është rezultati i një projekti të quajtur mini Schengen.

A jeni të kënaqur me progresin e atij projekti që nënshkruatët me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Maqedonisë Veriore?

Unë kam një mosmarrëveshje me presidentin tuaj dhe të tjerët që përdorin termin “Mini Schengen”, nuk më pëlqen ai “mini”. Kjo është një gjë e madhe për ne dhe unë preferoj fjalën “Shengen rajonal”, që do të thotë një hapësirë në të cilën ne të gjithë mund të zbatojmë katër liritë evropiane, dhe ndërkohë që të gjithë, individualisht, kemi rrugën tonë në drejtim të Integrimi evropian. Ne nuk duhet të lejojmë që ky potencial i pabesueshëm i këtij rajoni të mos realizohet, sepse nëse hapim hapësira, nëse shembim muret midis nesh, në formën e barrierave jo-tarifore, në formën e pengesave të ndryshme të tjera dhe krijojmë shumë më tepër hapësirë për lëvizje dhe bashkëpunim midis njerëzve, natyrisht të gjithë do të kenë një fitim dhe e ardhmja do të jetë më e mirë.

Por dikush nuk e sheh atë projekt ashtu si ti. Për shembull, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi i frikësohen këtij projekti sepse ata e shohin atë si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe ata nuk e duan atë.

 

Nëse nuk do të ishte një veprim i guximshëm që çon drejt një të ardhme më të mirë, të gjithë do ta mbështesnin atë. Por pikërisht sepse është një veprim i guximshëm që çon në të ardhmen, është normale që ka dyshime, se ka skepticizëm, etj. Mos harroni se ne jetojmë në një pjesë të botës ku teoritë e konspiracionit janë një pjesë e madhe e jetës sonë. Kur shohim gjërat, së pari shohim se çfarë është marifeti, çfarë fshihet në sfond dhe vetëm atëherë shohim anën pozitive. Unë dua të shoh anën pozitive dhe mendoj se është budallallëk të them se është një alternativë … Nuk është një alternativë, është një gjë e mirë për të gjithë, sepse është diçka plotësuese, paralele dhe kjo do të na ndihmojë të tregojmë se sa të aftë dhe gradualisht të mësojmë se si ta organizojmë sistemin tonë në një sistem më të madh dhe të kemi një hapësirë të tërë nesër që do të jetë më e lehtë për t’u integruar nesër. Zbatimi i katër lirive evropiane në atë zonë – si mund të jetë e dëmshme fare? Mund të jetë vetëm pozitive.

Për shkak se këto teori konspirative thonë se ky projekt është një justifikim i madh për Brukselin, sepse disa vende në rajon nuk janë të denjë të bëhen anëtarë të Unionit, kështu që këtu është projekti juaj dhe veproni sikur të jeni në Union.

 

Unë nuk kam marrë udhëzime për këtë nga Brukseli. Brukseli nuk ishte i kënaqur me këtë në fillim. Kur filluam procesin e Berlinit, i cili na mblodhi në të njëjtën tryezë, ishim unë dhe presidenti juaj që mbrojtëm diçka më shumë dhe morëm iniciativën. U desh kohë. Në fillim, Evropa nuk e donte atë. Në fillim, ishte një proces shumë burokratik, jo një iniciativë e pavarur e vendeve. Nuk u bë sepse Brukseli e kërkoi atë.

Ju krahasuat integrimin evropian me librin “Duke pritur Godot”, – “të gjithë flasin, dhe askush nuk bën asgjë”. A kishit për qëllim vetëm integrimin evropian të Shqipërisë apo ai krahasim mund të zbatohej edhe për Serbinë?

Jo, në atë moment, ju e dini që ekziston ky “çift” – Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, dhe ne kemi këtë mantër të një çifti që janë së bashku, e megjithatë jo së bashku, etj. Ne jemi si Vladimir dhe Estragon (duke menduar të presim Godot) dhe Serbia dhe Shqipëria janë një çift dhe kanë arsyet e tyre për t’u ankuar. Kjo është kështu. Ajo pjesë është fantastike, kur njëri prej tyre i thotë tjetrit “A po shkojmë?” Dhe tjetri thotë “Le të shkojmë”. Dhe pastaj Beckett thotë: “Ata nuk lëvizin në fund të fundit”. Nuk e di, kush është Beckett këtu? Ajo që është e sigurt është se ne nuk jemi Beckett. Ne jemi Vladimir dhe Estragon.

 

Ekzistojnë disa iniciativa të tilla si ajo Sllovene, dhe Sllovenia duhet të marrë presidencën e BE-së, të cilat kërkojnë integrim më të shpejtë të këtij rajoni në Bashkim. Janez Jansa thotë – nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet në këtë rajon, dikush tjetër do të zgjerohet. A besoni në suksesin e një iniciative të tillë?

E kuptoj Unë nuk fajësoj Bashkimin Evropian. House është shtëpia e tyre. U takon atyre të vendosin se kur janë të gatshëm t’u hapin derën të tjerëve. Në ndërkohë, megjithatë, ne nuk mund të qëndrojmë dhe të presim që dera të hapet. Ne duhet të punojmë. Ne duhet të shohim se si t’i përdorim të gjitha mundësitë, të gjitha ato që mund t’i përdorim në një mënyrë më të lirë. Ballkani Perëndimor është i yni dhe na takon neve ta trajtojmë atë dhe Bashkimi Evropian nuk mund të na tregojë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë. Përkundrazi, sot ata gjithnjë e më shumë po e mbështesin këtë proces, jo sepse duan të na përqafojnë, me ndonjë alternativë, në një farë mënyre, por sepse në një farë mënyre ata kanë një ndërgjegje më të pastër, duke e mbështetur atë. Dhe përsëri, ne duhet të ecim përpara, sepse nuk ka asnjë alternativë. Për Shqipërinë, të paktën, nuk ka asnjë.

 

Të gjithë thonë se integrimi evropian dhe një rrugë e qartë drejt BE-së janë të nevojshme për këtë rajon, kryesisht për hir të stabilitetit. Por sa herë që ndodh një lloj bllokimi, retorika e fortë shfaqet në këto integrime në të gjitha vendet e rajonit. Në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, atëherë ne po flasim për një Shqipëri të madhe, pasuar nga përgjigja e Beogradit.

Dëgjo, nuk isha unë, ishte Jean-Claude Juncker, nëse e mbaj mend mirë, ai nuk ishte as serb, as shqiptar, as malazez, as maqedonas. Ai ishte nga Luksemburgu. Borgjez nga Luksemburgu. Ai tha se ka dy alternativa për Ballkanin Perëndimor

Pra, është një makth, siç thatë ju, një makth i Serbisë.

Po, por Serbia e Madhe është gjithashtu diçka që është përmendur gjithmonë. Por ideja e bashkimit brenda Bashkimit Evropian është një ide që tejkalon ndarjet etnike. Këto janë saktësisht katër liritë evropiane, për t’i dhënë mundësinë të gjithëve që të jenë të lirë të lëvizin, të bëjnë tregti, të kenë mundësi të lëvizin kapital, shërbime dhe, për të përfunduar, për mendimin tim, kjo ka të bëjë kryesisht me heqjen e kufijve. Kjo është shumë e rëndësishme dhe atëherë askush nuk do të kujdeset për atë që përmendët.

 

Si e shihni dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit? Çfarë rezultatesh prisni?

Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Duhet shumë vullnet sepse humbet shumë kohë. Unë them se ne, popujt e Ballkanit Perëndimor, kurrë nuk kemi qenë më të mirë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë. 10-20 vjet më parë, këto gjëra që ne i konsiderojmë normale sot, as nuk mund t’i imagjinonim. Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe është me të vërtetë thelbësore për zhbllokimin e potencialit që unë mendoj se ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë. Sigurisht, ka pengesa, nuk më takon mua të them se si duhet të zgjidhet kjo. Sigurisht, mendoj se njohja e Kosovës nga Serbia është diçka që është vonë dhe mendoj se nuk është në favor të Serbisë dhe popullit serb të vazhdojnë këtë situatë në të cilën ata, në një farë mënyre, përqafuan një frymë kur nuk munden shpëtoj prej tij.

A i kuptoni qytetarët dhe zyrtarët e Serbisë? A e kuptoni se çfarë do të thotë Kosova për serbët dhe pse ata nuk mund të heqin qafe atë shpirt, siç thoni ju?

Çfarë do të thotë Kosova për ta, më thuaj? Se dikur ishte një tokë e shenjtë … është thjesht mitologji. Sot duhet të jetojmë sa më shumë së bashku dhe të ndërtojmë një jetë sa më të mirë për njerëzit tanë. Sa i përket trashëgimisë dhe trashëgimisë, mirë. Trashëgimia është diçka e pamohueshme. Nuk është një trashëgimi …

Trashëgimia, ju thoni, është e padiskutueshme. Por Prishtina e sheh të gjithë trashëgiminë e saj si trashëgimi të Kosovës. Për shembull, Manastiri i Deçanit nuk është trashëgimi e Kishës Ortodokse Serbe për ta.

Po, por pse duhet të flasim për pasaportën e një tempulli fetar. Sipas mendimit tim, trashëgimia është e pamohueshme, në kuptimin e historisë së Kishës Ortodokse. Si e pamohueshme, në Shqipëri, është historia e Kishës Ortodokse, Kisha Katolike, komuniteti Mysliman dhe tempujt e ndërtuar nga investitorë të ndryshëm në periudha të ndryshme. Sot, është e rëndësishme të trajtohet çështja e sigurisë, sigurisë dhe jetëgjatësisë së asaj trashëgimie në një mënyrë të qartë. Theshtë trashëgimi e njerëzimit. Nuk është trashëgimi e shtetit serb apo …

Por ka përpjekje për të fshirë atë trashëgimi serbe në Kosovë, veçanërisht qeverinë në Prishtinë. Si mendoni ta fshini atë?

Të fshihet, të mos flasim për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe.

Ta themi ndryshe. Ne kemi kishën ortodokse, e cila ka historinë e saj në Shqipëri. Ajo ka qenë prej kohësh e lidhur me Kishën Ortodokse Greke. Pastaj në një moment u bë një Kishë Ortodokse autoqefale. Por kishat ekzistonin para Kishës Ortodokse autoqefale. Tani, a mund të vijnë grekët dhe të thonë “këto janë kisha greke dhe ky është territori grek?” Nuk mund Por, përsëri, ata kanë të gjithë të drejtën të thonë se kjo është pjesë e trashëgimisë së kishës së tyre. Ku qendron problemi? Nëse duam të krijojmë probleme, ne gjithmonë mund ta bëjmë atë, por nëse duam të zgjidhim problemet, atëherë ajo është një trashëgimi e përbashkët. Sigurisht, për aq sa varet nga bashkësia Ortodokse Serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe, natyrisht që ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Dhe në atë kontekst, çfarë rezultati të dialogut prisni?

Për shembull, si mendoni se është e mundur që unë u thashë të njëjtën gjë Aleksandrit dhe Anës në një bisedë joformale, por unë gjithashtu mund t’ju them publikisht: Si është e mundur, nga njëra anë, që Serbia të shqetësohet për fatin e trashëgimisë në aspektin e ruajtjes së saj, në të njëjtën kohë bllokon hyrjen e Kosovës në UNESCO për kaq gjatë? Kush më mirë se UNESCO, me Kosovën si anëtare të saj, mund të garantojë integritetin e kësaj?

Serbia është anëtare e UNESCO. Serbia mund t’i mbrojë ata.

Po, por në atë masë që Serbia mund ta bëjë këtë, ku është problemi? Pse duhet ta shtrojnë atë pyetje. A mund të shkojnë në sit dhe ta mbrojnë atë trashëgimi? Jo Eshtë skizofrenike – nga njëra anë thuhet se Serbia mund ta mbrojë atë, dhe nga ana tjetër thuhet se nuk mund të mbrohet. Në ndërkohë, një nga hapat do të ishte të thuhej, “Kosova duhet të bashkohet me UNESCO, dhe UNESCO duhet të garantojë sigurinë dhe përfitimet e të gjithëve. A e shihni se si i komplikojmë jetët tona?”

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe natyrisht në kontekstin e Beogradit dhe Prishtinës, në Beograd ekziston shqetësimi se Prishtina mund të paraqesë një padi për gjenocid kundër Serbisë. Kryeministri Kurti deklaroi se Prishtina do ta bëjë këtë. Çfarë mendoni për këtë?

Së pari, është një çështje shumë e komplikuar për sa i përket përmbajtjes ligjore. Së dyti, mendoj se është edhe qëndrimi im i qartë, dhe unë e kam thënë atë publikisht dhe po ju përsëris: Ne duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e këtij konflikti dhe në të ardhmen. Ne duhet të mendojmë më shumë se sa vjet do të humbasim duke mos arritur një zgjidhje përfundimtare për këtë problem. Nuk ka fitues, nëse kjo nuk zgjidhet. Ne nuk jemi vetëm në botë. Ne kemi partnerë, aleatë. Vetëm Kosova është një realitet i ri, i cili po rishfaqet

"Keqardhje për mikun tonë, por parlamenti ta shkarkojë pa ngurrim", Rama i sulet Metës nga foltorja e Kuvendit

“Ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Rama për Presidentin e Republikës Ilir Meta, në fjalimin e tij më të shkurtër të mbajtur ndonjë herë. Ai u bëri tthirrje deputetëve të votojnë shkarkimin e presidentit. “I ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore dhe se Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës”, deklaroi kryeministri.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sy të miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.

alert.al/

Rama vjen urgjent nga Bullgaria, do të mbajë edhe një fjalim në Kuvend mbi shkarkimin e Presidentit Meta

Kuvendi i Shqipërisë po mban seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Mirëpo teksa po mbahej seanca nuk dihej nëse kryeministri Edi Rama, do të ishte prezent në këtë seancë, pasi ishte për një vizitë pune në Bullgari. Duket se kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në Kuvend që të ketë gjithçka nën kontroll.

Rama do të jetë prezent në këtë seancë, ku do votohet për shkarkimin e Metës nga detyra. Bëhet me dije se kreu i qeverisë jo vetëm do të jetë prezent, por në senacën plenare do të mbajë një fjalim prej 30 minutash, thaë burime te cituara nga portali “Newsbomb”. Rama është kthyer mëngjesin e sotëm në vend, pasi dy ditë më parë ishte për një vizitë punë në Hungari dhe më pas në Bullgari.

Kujtojmë që nëse deputetët votojnë me shumicë votash pro shkarkimit, atëherë çështja i kalon Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm ajo mund ta japë verdiktin final. Do të jenë 7 anëtarët e Kushtetueses që do të legjitimojnë ose jo vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

 

Rama mbërrin në Budapest: Ja temat që do të bisedoj me kryeministrin Orban

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një vizitë zyrtare në Budapest. Në një postim në Instagram, Rama kan postuar foto teksa zbret nga avioni. Ai shkruan se ftesën për të shkuar në Hungari e ka marrë nga kryeministri Viktor Orban.

Kreu i qeverisë ndër të tjera thotë se është në Hungari për një vizitë pune pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë “Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur” shkruan Rama në postimin e tij.

Orban njihet për qëndrimet e tij politike kontraverse, shpesh anti-BE, po ashtu ai akuzohet si autoritarist për shkak të sjelljes me dorë të ashpër ndaj opozitës hungareze.

Më herët u tha se Rama pas takimit në Hungari, nesër do të vizitojë Bullgarinë e ndërsa në vend do të kthehet të mërkurën.

alert.al/