Menu

Ekspert i bujqësisë dhe prodhimit Artan Gjergji

Perspektiva ushqimore 2025 / Tregjet, çmimet dhe vlerësimet e FAO: Ekspertët analizojnë sfidat dhe mundësitë për sigurinë ushqimore në Shqipëri dhe Kosovë

Emisioni “Alert” në “Ora News” këtë të premte u fokusua te raporti global i FAO-s 2025 dhe ndikimi i tij në sektorin agro-ushqimor në Shqipëri dhe rajon. Ekspertët e ftuar analizuan prodhimin bujqësor, çmimet, trendet globale dhe sfidat e tregut.

Ilir Pilku theksoi se raporti i FAO-s ka një perspektivë globale, ndërsa Shqipëria është më e orientuar drejt integrimit në tregun europian. Ai kujtoi parashikimin e Bankës Botërore se deri në vitin 2050 kërkesa botërore për ushqim do të rritet me 60%, për shkak të ngrohjes globale, tkurrjes së tokave bujqësore dhe rritjes së jetëgjatësisë. Pilku nënvizoi se Shqipëria duhet të fokusohet te çmimet e produkteve që nuk i prodhon vetë, si sheqeri dhe orizi, pasi këto ndikojnë drejtpërdrejt tek konsumatori.

Fatmir Selimi, ekspert ndërkombëtar i bujqësisë, vlerësoi raportin “Perspektiva ushqimore” si një dokument me të dhëna të domosdoshme për planifikimin e së ardhmes. Ai tha se produktet me rëndësi për Shqipërinë dhe Kosovën mbeten drithërat, mishi dhe qumështi, ndërsa vëmendja globale për produkte të tjera i përket më shumë tregjeve të Azisë. Selimi shtoi se në Kosovë rendimentet janë rritur falë kushteve klimatike, dhe shpreson që prodhimi vendas të rritet më tej për të siguruar nevojat kombëtare.

Artan Gjergji, ekspert ekonomie, foli për luhatjet e çmimeve të mallrave të konsumit, të cilat varen nga faktorë klimatikë, ekonomikë dhe gjeopolitikë. Ai theksoi se prodhimi dhe siguria ushqimore janë prioriteti kryesor, përpara kostove të shpërndarjes apo të tjera. Sipas tij, raporti i FAO-s tregon një stabilizim të çmimeve globale gjatë 2–3 viteve të fundit.

Emisioni solli një analizë të qartë të sfidave dhe mundësive që sektorët bujqësorë të Shqipërisë dhe Kosovës pritet të përballen në vitet e ardhshme, në një treg global në ndryshim të vazhdueshëm.https://www.youtube.com/watch?v=p-bWZvcRr08&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

“Perspektiva ushqimore”/ Selimi: Një raport me informata që na nevojiten...

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert” në “Ora News”, ishte i ftuar eksperti ndërkombëtar i bujqësisë, Fatmir Selimi, i cili komentoi raportin e fundit të FAO-së, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, me titull “Perspektiva ushqimore”.

” Mendoj që raporti paraqet një situatë të mirë dhe ka informata që ne na nevojitet të dijmë se nga do të fokusohemi në të ardhmen.

Sipas këtij raporti, shumica e produkteve të analizuar kanë rëndësi të veçantë për ne, kryesisht drithërat, mishi dhe qumështi, ndërsa pjesa tjetër i dedikohet më shumë tregut, për shembull në Azi.

Edhe çmimet e imputeve kanë për të ndikuar. Në Kosovë kemi pasur një ngritje të rendimentit, për shkak edhe të kushteve klimatike, që në një farë mënyre kanë ndikuar. Shpresojmë që në këtë aspekt Kosova të rrisi prodhimtarinë dhe të sigurojë për nevojat e veta”, u shpreh Selimi.https://www.youtube.com/watch?v=p-bWZvcRr08

Raporti i FAO-s/ Pilku: Vlerëson prodhimin bujqësor, Shqipërisë i interesojnë çmimet e produkteve që nuk i prodhon vetë

Në emisionin “Alert” në “Ora News”, eksperti i bujqësisë dhe prodhimit, Ilir Pilku, komentoi raportin global të FAO-së 2025, duke analizuar ndikimin e tij në bujqësinë shqiptare dhe kërkesën në rritje për ushqim në nivel botëror.

” Raporti i FAO-s 2025 është një raport global, pra që e shikon zhvillimin e bujqësisë në apekt global, ndërkohë që Shqipëria më së shumti është e drejtuar drejt penetrimit në tregun europian.

Ka një dallim, sepse ndoshta edhe disa shifra dhe disa algoritma janë duke e parë sektorin dhe produktin në aspektin global, por ajo që duhet të themi, nisur edhe nga një raport i bankës botërore, e cila parashikon që në vitin 2050, popullsia në botë do të ketë nevojë për 60% më shumë ushqim se çfarë prodhojmë tani.

Kjo vjen nga ngrohja globale, zvogëlimi i sipërfaqes së tokës së punueshme nga shkrirja e akullnajave dhe rritja e moshës së vdekshmërisë në botë. Pra, nëse flasim për para 20 vitesh ka qenë 68 vjeç, sot jemi në një mesatare botërore 76, që do të thotë kërkesa për ushqim është më e madhe.

 

Raporti dhe e vlerëson prodhimin bujqësor. Në aspektin e Shqipërisë, ajo që marr unë në konsideratë janë ato produkte që kanë interes për neve. Kuptohet që Shqipëria nuk do prodhoj asnjëherë sheqer apo oriz. Ajo që na intereson është se çfarë rritjeje në çmim do ketë ky produkt”, u shpreh Pilku.https://www.youtube.com/watch?v=p-bWZvcRr08

Gjergji: Raporti i FAO-s tregon stabilizim të çmimeve në 2-3 vitet e fundit

Në emisionin “Alert” në “Ora News”, eksperti i ekonomisë dhe themeluesi i FIP.al, Artan Gjergji, komentoi dinamiken e çmimeve të mallrave të konsumit dhe ndikimin e faktorëve të brendshëm e të jashtëm në prodhim dhe shpërndarje.

 

 

” Dinamika e çmimeve të mallrave të konsumit është një element që varet shumë nga konjektura që ka tregu, nga arsyet më të ndryshme duke filluar që nga kushtet klimaterike, tek gjithë faktorët e brendshëm ose të jashtëm që ndikojnë tek oferta, pra ndikojnë tek prodhimi.

Ne në rradhë të parë duhet të kemi ushqim që më pas të diskutojmë në lidhje me distribucionin, në lidhje me shpërndarjen, me koston e shumë elementë të tjerë.

Nëse i referohemi raportit të FAO-s tregon që kemi një stabilizim të çmimeve në 2-3 vitet e fundit”, u shpreh Gjergjhttps://www.youtube.com/watch?v=p-bWZvcRr08i