Menu

ERURO 2020

Euro 2020, Anglia favorite ndaj Ukrainës për gjysmëfinalen e dytë, ndërsa Danimarka përballet me Çekinë

Anglia pasi eliminoi Gjermaninë në 1/8 është gati edhe për Ukrainën në sfidën e orës 21:00 që luhet në “Olimpico” të Romës. Skuadra është favorite për ta fituar sfidën e çerekfinaleve por trajneri Gareth Southgate thotë se ekipi i tij ende nuk e ka ngjitur Everestin dhe se mezi pret të zbresë sonte në fushë. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në shtëpinë e saj në “Ëembley” Anglia sot luan në Romë dhe do ketë mungesën e tifozëve. Pritet që të ketë ndryshime në formacion dhe të rikthehet mbrojtja me katër ndërsa “Tre luanët” janë i vetmi ekip që ende nuk ka pësuar gol.

Ukraina me kalimin në çerekfinalet  e Euro 2020 pasi eliminoi Suedinë tashmë e ka bërë historinë por trajneri Andriy Shevchenko është i bindur se skuadra e tij mund ta surprizojë edhe Anglinë.

Më herët në orën 18:00 Çekia dhe Danimarka kanë shansin e artë për të kaluar mes katër më të mirave të Euro 2020 kur të përballen në Baku. Çekët eliminuan Holandën në 1/8 dhe kanë rezervuar suprizën e radhës. Trajneri Silhavy vlerëson rivalët dhe thotë se sfidën do e zgjidhin detajet. Në fushë do zbresë formacioni më i mirë i çekëve i udhëhequr nga Patrick Schick autor i katër golave.

Danimarka do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale për t’ia dedikuar Eriksen. Të paktën këtë ka thënë trajneri i danezëve Kasper Hjulmand i cili thekson se ekipi i tij do të luajë pa frikë dhe ëndërron fitoren.Pritet që në fushë të zbresin të njëjtët futbollistë që mposhtën Uellsin në 1/8. Danimarka ka shënuar 8 gola në dy ndeshjet e fundit.

alert.al/