Menu

EURO 2020

“Euro2020”, OPTA publikon formacionin perfekt, Pickford shpallet portieri më i mirë

Gianluigi Donnarumma u shpall lojtari më i mirë i “Euro2020” por sipas statistikave të “OPTA” nuk është ai portieri më i mirë por rivali i tij në finale, Pickford. Sipas statistika të OPTA, Pickford ka arritur të mbajë portën e paprekur në 5 ndeshje, një rekord absolut ky në historinë e një evropiani.

Me skemën 4-3-3, sipas OPTA kemi këto lojtarë: dyshja e qendrës formohet nga Stonos dhe Bonuci. Në krahë, në të djathtë është Kyle Walker, mbrojtësi që ka rikuperuar më shumë topa(37) dhe ka kryer më shumë pasime në gjysmëfushën e rivalëve(161). Në të djathtë është mbrojtësi danez, Joakim Maehle, mbrojtësi që ka hedhur më shumë topa në zonë e kundërshtarëve (27).

Mesfusha formohet nga Verrati-Jorginho dhe Pedri, më këtë të fundit që është lojtari më i ri në historinë e evropianit që ka startuar si titullarë në 6 ndeshje. Verrati lojtari që ka krijuar më shumë aksione për gol për shokët e tij(14) ndërsa Jorginho lojtari që ka rikuperuar më shumë topa(25).

Treshja e sulmit formohet nga Patrik Schick me 5 gola të shënuar. Kasper Dolberg lojtari që ka përqindjen më të lartë të numrit të gola për minuta. Tredhëmbëshi formohet nga Sterling lojtari i cili ka realizuar më shumë driblime(20)

 

Southgate: Djemtë të qëndrojnë me kokën lart, për gjuajtësit e penalltive ishte vendimi im

Gareth Southgate flet pas humbjes së finales së Euro 2020 përballë Italisë. Anglia kaloi e para në epërsi qysh në minutën e dytë, mirëpo Azzurët i barazuan shifrat në 1-1 në pjesën e dytë, duke bërë që ndeshja ë shkonte në vazhdime dhe më pas në penallti.

Italianët shënuan tre herë, për dallim nga anglezët që realizuan vetëm dy, duke bërë që të fitonin trofeun për herë të dytë në histori.

Southgate është shprehur i dëshpëruar me këtë humbje, por që është krenar me arritjen e ekipit të tij.

“Ne i provuam ata në stërvitje, është vendimi im, penalltitë shënohen ose humben. Ne goditëm me gjuajtësit më të mirë në fushë. Gjuajtësit e penalltive në fushë në fund? Ne i bëmë këto ndryshime, sepse i kishim planifikuar tashmë. Djemtë mund të largohen sonte nga ‘Wembley’ me kokën lart”, ka thënë strategu i Anglisë.

“Është e vështirë, ne iu afruam titullit. Këto mundësi janë të rralla, por ekipi kombëtar italian ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm. Ata e mbajtën topin më mirë se ne, ishin të mirë për të na bllokuar gjatë gjithë kohës”.

“Ne donim të bënim festën më të madhe ndonjëherë, nuk patëm sukses, por i dhamë vendit kujtime të bukura. Duhet të jemi krenarë”, ka shtuar më tej Southgate.

Anglia asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë Kampionatin Evropian, por nuk ka qenë kurrë më afër se mbrëmë që të bëjë një gjë të tillë, mirëpo nuk ia doli.

 

Christiano Ronaldo shpallet "mbreti" i EURO 2020 duke marrë "Këpucën e artë"

Superylli portugez Cristiano Ronaldo fitoi “Këpucën e Artë” të Kampionatit Europian, ndërsa “EURO 2020” përfundoi të dielën me Italinë si kampione. Ronaldo kishte shënuar në çdo ndeshje të vetme të fazës së grupeve për Portugalinë, me përjashtimin se kundër Hungarisë dhe Francës kishte realizuar dopietë. Sidoqoftë, ai nuk kishte arritur ta gjente rrugën e rrjetës gjatë humbjes 0-1 ndaj Belgjikës, në 1/8 finale. Pra, në total e mbylli kompeticionin me 5 gola.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, me 4 gola, pati një shans ta kalonte Ronaldon në finalen kundër Italisë, por nuk ia doli dot. Kujtojmë se Ronaldo, gjithashtu u bë golashënuesi kryesor në historinë e Europianit, me “rrjetën” e tij të 14-të. Ndërkohë, me 109 gola, ai barazoi ish-sulmuesin e Iranit, Ali Daei, si shënuesi më i mirë në futbollin ndërkombëtar, me kombëtaret.

Memet për penalltinë e Anglisë, mbretëresha në dhomën e VAR, polemika pafund për rastin

Anglia preku për herë të parë finalen e një evropiani falë edhe një episodi shumë të diskutueshëm, një penallti e akorduar në minutën e 104 që praktikisht nxori nga loja danezët. Jo vetëm hedhja e Sterling, por gjatë atij aksioni ishin në fushë edhe dy topa, shumë pranë njëri tjetrit, sipas rregullores: nëse një top i dytë, ose një tjetër objekt futet në fushë gjatë lojës, arbitri duhet të lejojë lojën vetëm në atë rast kur topi ose objekti nuk kanë asnjë influencë në lojë dhe duhet larguar sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky nuk është rasti në këtë sfidë, pasi topi ishte aq pranë me aksionin dhe me topin tjetër dhe mund të konsiderohet si një objekt shpërqendrimi, që ka influence në aksion, në këtë rast arbitri duhet të kishte ndalur lojën.Jo vetëm ky episod, edhe Sterling bëri gjithçka duhej për të vjedhur atë penallti: “Ajo e Anglisë nuk ishte një penallti, kjo me jep shumë bezdisje. Jemi shumë të kundërt në analizën e atij episodi”, u shpreh trajneri i Danimarkës në përfundim të ndeshjes.Edhe vetë anglezët duket sikur e pranojnë në heshtje që ajo penallti nuk duhej akorduar: “Fituam me një penallti të sajuar”, shkruan Telegraph. Ky episod ka bërë xhiron në rrjetet sociale, nuk mungojnë thumbimet, meme epike ku përfshihen të gjithë, nga Sterling e deri tek mbretëresha Elizabet që ndodhet në dhomën e VAR.

 

Kasper Hjulmand: “Nuk meritonim të eliminoheshim kështu, në finale do bëj tifo për Anglinë”

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, pas ndeshjes është shfaqur i pakënaqur në konferencën për shtyp, për mënyrën se si Anglia i dha fund ëndrrës së skandinavëve në “Euro 2020”.

49-vjeçar skandinav këmbënguli, se penalltia e dhënë në favor të Anglisë, në shtesën e parë rtë ndeshjes, nuk duhej të akordohej për shkak se në atë moment kishte dhe një tjetër top në fushë, çka e ka zhgënjyer tej mase.

“Ishte një episod që nuk duhej të ishte penallti. Është diçka që më bezdis. Tingëllon e çuditshme, por nuk mund të mos e ripërsëris atë moment. Në lojë dikush fiton dhe dikush humbet, por të humbasësh në këtë mënyrë është zhgënjyese, sepse këta futbollistë kanë luftuar shumë për të arritur këtu”,- ka deklaruar trajneri i Danimarkës.

Në përfundim, Kasper Hjulmand i përgëzoi rivalët, duke konfirmuar se ndryshe nga Luis Enrique, që do të mbështeste Italinë, ai do të bëjë tifo për Anglinë në finalen e madhe të “Euro2020”, që do të zhvillohet të dielën e 11 korrikut në “Wembley” të Londrës.

alert.al/

Italia dhe Spanja përplasen për finalen, sot një nga ndeshjet më të forta të EURO 2020

Është momenti që kanë pritur të gjithë, e kanë ëndrruar tifozët italianë dhe spanjollë ndërsa skuadrat shikojnë që po o afrohen objektivit të madh.
Sot në orën 21:00 në Wembley do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Europian ku Italia dhe Spanja do të përplasen në një duel shume interesant dhe ku spektakli me emocionet e mëdha nuk do të mungojnë.

Do të jetë arbitri gjerman, Felix Brych që do të vërë drejtësi në përballjen e madhe në Wembley dhe ku pritet të ketë deri në 60 mijë tifozë. Fatkeqësisht, do të ketë shumë pak tifozë italianë apo spanjoll të ardhur nê Angli për shkak të kufizimeve por do të ketë shumë nga të dyja skuadrat të tifozëve që jetojnë aty në ishull.

Ashtu si Itali edhe Spanja kanë vetëm një lojtar të dëmtuar, ku Spinazzola e mbylli për të kaltërit teksa te spanjollët Sarabia është në dyshim por mund t’ia dalë.

Pothuajse Mancini dhe Luis Enrique do të luajnë me formacionet që përdorën në çefekfinale duke u besuar futbollistëve që i cuan deri në këtë fazë të Euro 2020.

Dueli Itali-Spanjë është i hershëm me skuadrat që janë ndeshur shumë herë si në Europian, në Botëror në eliminatoret e ketyre dy eventeve apo edhe miqësore.

Në takimet e fundit, që patën ishin dy perballjet në grupin eliminator të Botërorit 2022 ku Spanja fitoi 3-0 në shtëpi ndërsa Italia barazoi 1-1 në kthim por duhet thënë që ishte vetem starti i Mancinit tek të kaltërit.

Ndërkohë që në Europianin e 2016, Italia e drejtuar nga Conte eliminoi Spanjën në 1/8 me rezultatin 2-0 ndërsa në Kampionatin Europian të 2012, Spanja dominoi Italinë në finale me rezultatin 4-0 ku dhe ngriti për herë të dytë trofeun e kontinetit.

alert.al/

(VIDEO) Immobile shkakton të qeshura, ndërsa shtiret si i dëmtuar në fushë

Sfida e mbrëmjes së djeshme mes Blegjikës dhe Italisë ka sjellë edhe një situatë komike.
Në minutën e 31-të të ndeshjes Ciro Immobile pretendoi për një faull në zone, duke u shtirur për një dëmtim serioz, por në vijimet e aksionit të shokëve të tij të skuadrës, Barela realizoi gol. Immobile ngrihet në këmbë menjëherë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, sapo pa që u shënua gol. Kjo situatë shkakoi të qeshura në “BBC”, ku në koment ishin legjenda të futbollit anglez si Lineker dhe Alen Shirer. alert.al/

(Video) Para ndeshjes me Belgjikën, Macini ka dy pikëpyetje për ekipin që do të hedhë në fushë

Dy nyje akoma për tu zgjidhur nga Roberto Mancini në vigjilje të sfidës kundër Belgjikës. Një prej tyre është i qartë prej kohësh, Chiellini në qendër të mbrojtjes. Kjo dilemë pritet ti marrë akoma më shumë kohë, pasi për kapitenin pritet të vendoset vetëm pas seancës së fundit stërvitore. Lukaku është një “bishë” që Bonucci mund ta përballojë së bashku me kapitenin në krahë. Chiellini është stërvitur rregullisht por do të jetë ai në fund që do të vendos, nëse është gati për këtë përballje titanësh, nëse jo, Mancini e ka gati dyshen Bonucci-Acerbi, qendërmbrojtësi i Lazios është provuar titullarë si në ndeshjet e kontrollit ashtu edhe në goditje standarde.

Nyja tjetër është Chiesa, protagonist në fitoren e Italisë kundër Austrisë, ishte ai që zhbllokoi sfidën. Mancini sheh tek Chiesa lojtarin e duhur për të sulmuar “murin” belg, për momentin futbollisti i Juves ka më shumë kuota se sa Berardi, mund të jetë Chiesa ai që do të plotësojë tredhëmbëshin ofensiv së bashku me Immobile dhe Insigne. Pjesa tjetër nuk pritet të ketë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit, Di Lorenzo dhe Spinazzola nga krahët e mbrojtjes ndërsa treshja e mesfushës do të formohet nga Barella-Jorginho dhe Verratti, Locatelli dhe Pessina do të jenë gati në çdo moment për tu hedhur në fushë si zëvendësues.

EURO 2020/ UEFA shpall formacionin më të mirë të grupeve, në krye Holanda me tre futbollistë

Me mbylljen e fazës së grupeve të Euro 2020 UEFA nëpërmjet edhe mekanizmit Football Fantasy ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë. Futbollistët janë përzgjedhur në bazë të një vlerësimi me pikë dhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve e dominon Holanda me tre futbollistë. Në një kompeticion në të cilin janë shënuar 94 gola në 36 ndeshje të luajtura nuk kishte se si të mos e dominonte formacionin ideal të fazës së grupeve Holanda që ka shënuar më shumë gola deri tani ,8 në tre ndeshje. Në portë si më i miri i fazës së grupeve është zgjedhur portieri i Italisë Donnarumma që në tre ndeshje nuk ka pësuar gol. Mbrojtja përbëhet nga tre futbollistë me Dumfries të Holandës, Laporte  të Spanjës që shënoi edhe ndaj Sllovakisë dhe Meunier i Belgjikës. Në mesfushë kanë zënë vend në formacionin më të mirë Yarmolenko i Ukrainës ,Ëijnaldum i Holandës, Shaqiri i Zvicrës dhe Emil Forsberg i Suedisë që ka shënuar tre gola në tre ndeshje.

Dhe treshen e sulmit e përbëjnë sulmuesi i Çekisë Patrik Schick që ka tundur tre herë rrjetën deri tani, Ronaldo autor i pesë golave dhe golashënuesi më i mirë i Euro 2020 dhe Depay sulmuesi i Holandës autor edhe i dy golave. Formacionin më të mirë të fazës së grupeve sipas UEFA-s e dominon Holanda me tre futbollistë,të tre autor golash.

alert.al/

Për katër ditë radhazi në EURO 2020 na presin super ndeshje, oraret e takimeve

Franca, Italia, Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Kroacia kanë rënë së bashku në krahun e komplikuar të Euro 2020, ndërsa vetëm njëra nga këto do të luajë në finale.

Çiftet 1/8 tashmë dihen, ndërsa edhe orari i ndeshjeve është caktuar. Italia do të përballet me Austrinë, ndërsa Belgjika me Portugalinë, ku fituesit e këtyre ndeshjeve do të luajnë në çerekfinale. Në anën tjetër na presione dhe ndeshje të mëdha si ato mes Francës dhe Zvicrës e Kroacisë dhe Spanjë.

Anglia kundër Gjermanisë është ndeshja më e madhe në 1/8, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje rrugës për në finale do të ndeshjet me kombëtare si Suedia, Ukraina, Holanda, Republika Çeke, Uellsi dhe Danimarka.

Orari i ndeshjeve

E shtunë, 26 qershor

Uells – Danimarkë (18:00)

Itali – Austri (21:00)

E diel, 27 qershor

Holanda – Republika Çeke (18:00)

Belgjikë – Portugalisë (21:00)

E hënë, 28 qershor

Kroaci – Spanjë (18:00)

Francë – Zvicër (21:00)

E martë, 29 qershor

Angli – Gjermani (18:00)

Suedi – Ukrainë (21:00)

alert.al/