Menu

EURO2020

Southgate përballë Low, ndeshja e dy trajnerëve, ja çfarë thanë para sfidës

Dy trajnerët e kombëtareve, angleze dhe gjermane, japin mendimet e tyre para nisjes së ndeshjes historike.

“Është një ndeshje që erdhi më herët se sa parashikohej, është një ndeshje që vlen më shumë se sa një sfidë për 1/8, por e njëjta gjë ndodhi edhe me Belgjikë-Portugali. Për ekipin tim është një mundësi e shkëlqyer për të bërë historinë”, fjalë këto të thëna nga Gareth Southgate, një nga protagonistët që kujtohet gjatë sa herë luhet një sfidë kundër Gjermanisë, ajo penallti e humbur i ndjek nga pas gjithnjë, por Southgate kërkon ti jap tifozëve një histori të re: “Është një mundësi për ti dhënë tifozëve një tjetër kujtim, që shpresojë të jetë ndryshe”. Në lidhje me rivalët e tyre, Southgate shton: “Mbi Gjermaninë thuhen shumë gjëra, por unë them se ata janë të fortë. Kanë fituar 4 herë Kupën e Botës ndërsa në radhët e tyre janë 6 lojtarë që kanë fituar Champions League. Ata nuk do të kenë frikë nga Wembley, ata janë mësuar me turne të tillë, për tu përballur me ta duhet të jesh shumë i përgatitur taktikisht. Penalltitë? Stërvitemi gjithnjë për të goditur pas çdo seance stërvitore”, u shpreh trajneri i Anglisë në konferencë për shtyp.

I qartë se çfarë e pret në këtë përballje është edhe trajneri Joachim Low: “Ndeshje të tilla në këto nivele vendosen gjithnjë nga detajet. Gabimet që bëhen, rastet që të krijohen, janë detaje shumë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme edhe se si lojtarët administrojnë nervat. Anglezët janë rritur shumë në tre vitet e fundit. Në Botërorin e fundit treguan se janë ndër tre përfaqësueset më të mira në botë. Kanë shumë lojtarë që luajnë në Premier League që janë të mësuar me ritmin e lartë, janë më të vërtetë të fortë”, u shpreh Low në konferencë për shtyp.

alert.al/

EURO 2020, luhen ndeshjet e fundit të Grupit D, Anglisë i leverdis vendi i dytë

Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocisë pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.
Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me llogari për të shmangur një përplasje ferri në raundin tjetër.

Kështu nëse Anglia fiton dhe del e para e Grupit D, është e sigurtë që do të ketë një përballje shumë të fortë në 1/8 pasi do të luajë me të dytën e Grupit F, aktualisht Gjermania ose mund të jenë edhe Franca me Portugalinë.

Pra sot do të bëhen mirë llogaritë sepse nëse del e dyta Anglia, atëherë do të përballet me të dytën e Grupit E, aktualisht është Sllovakia ose mund të jenë edhe Spanja me Suedinë.

Në takimin tjetër po në orën 21:00, Kroacia dhe Skocia duhet vetëm të fitojnë që të shpresojnë si të tretat më të mira për të avancuar më tej. Kush do të dalë e treta e pret një short i vështirë , me shumë mundësi Holanda.

alert.al/