Menu

Gjykata Kushtetuese

Shfuqizohet ligji special për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese pezullon punimet për godinën e re

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për Teatrin Kombëtar, duke shfuqizuar ligjin special për të, si dhe duke pezulluar ndërtimin e teatrit të ri. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 03.06.2021, 15.06.2021 dhe 16.06.2021 çështjen me kërkues Presidentin e Republikës së Shqipërisë, me objekt:
– Shfuqizimi i ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” (ligji nr. 37/2018), si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
– Shfuqizimi i vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”(VKM nr. 377/2020), si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
– Shfuqizimi i vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar” (VKB nr. 50/2020), si i papajtueshëm me Kushtetutën.
– Pezullimin e zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
– Ligji nr. 37/2018 cenon:
Lirinë e veprimtarisë ekonomike të sanksionuar nga neni 11 i Kushtetutës në raport me nenin 17 të saj;

Parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës në raport me nenin 3 të saj, në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse;
Parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.
– VKM-ja nr. 377/2020 cenon:
Parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës.
Ndërsa për sa i përket VKB-së nr. 50/2020 nuk u formua shumica prej 5 votash e parashikuar nga neni 73, pika 4, i ligjit nr. 8577/2000, në lidhje me juridiksionin e kësaj Gjykate për shqyrtimin e saj.

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës;
2. Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
4. Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
5. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

alert.al/

Zgjedhjet vendore 2019 në Kushtetuese/ Gjykata rrëzon kërkesën e qeverisë për pezullim të çështjes

Gjykata Kushtetuerse po shqyrton padinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Po kështu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit. Do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar.
Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.

Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore që të bëhej pjesë e procesit si palë e interesuar.

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.

Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

“Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”, tha Kokona.

Ndërsa, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. “Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”, u shpreh Dervishi.

Jordan Daci përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi) deklaron se nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. “I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet”.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës pritet të jenë testi i radhës për Gjykatën Kushtetuese e dalë nga reforma në drejtësi.

Voltana Admei në emër të shoqatës së Bashkive i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Gjithashtu Ademi kërkon verifikimin e kushtetueshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Zgjedhjet lokale të dy viteve më parë u bojkotuan nga opozita dhe vetëm në disa bashki ishin disa kandidatë të Partisë Binda Demokratike të cilët garuan dhe që në një farë mënyre legjitimuan procesin. Zonja Ademi pretendon se gara për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore ka qenë një garë e cila nuk ka pasur mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ka qenë e njëanshme. Sipas saj, qytetarëve shqiptarë iu është mohuar e drejta për të pasur kandidatë dhe për të zgjedhur.

alert.al/

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, në Kushtetuese/ Voltana Ademi: Ja pse më shkarkuan me ngutje

Në një intervistë me Ora News, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se nisma për shkarkimin e saj është me urdhër partie. Sipas saj, iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019.

Ademi: Këto janë nisma të caktuara me urdhër partie për të ndërhyrë në demokracinë vendore, për të prishur atë që është ndërtuar prej vitesh lidhur me pushtetin vendor. Iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019. Pjerin Ndreu nuk e pohoi direkt këtë gjë, por në fakt u faktuar kur kërkoi që të mblidhte një anëtarësi që nuk ishte anëtare, për të përfaqësues një padi që nuk ishte e tyre. Ne i jemi drejtuar gjykatës për drejtësi në këtë rast.

Pas viteve të 30 qershorit ne ju drejtuam Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar procesin e 30 qershorit, nëse mandatet janë në përputhje me kushtetutën. Në atë moment kishim dyshime që i kemi çuar në gjykatë. Tashmë vendimi i takon kësaj gjykate. Fakti që ne e kemi çuar këtë çështje në Kushtetuese, një organ që na ka marrë në shqyrtim, pritet që të kemi një seancë. Ngutja për të ndërhyrë në këtë proces, duket se është një kërkesë e tepërt. Kërkesën për gjykimin e këtyre zgjedhjeve nuk vijnë vetëm nga bashkitë, por edhe nga shoqëria civile dhe nga ndërkombëtarët.

Ademi shtoi se vendimet nuk i merr ajo në këtë shoqatë, por i marrin anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.

Ademi: Kjo shoqatë e bashkive është ndërtuar me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe reagimi i Këshillit të Evropës ishte një mbështetje për këtë gjë. Kjo zhurmë nuk ka lidhje fare me shoqatën e bashkive, por për të ndaluar zërash lidhur me çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Padinë që kam dërguar unë në Kushtetuese, ka të bëjë me një proces që ka mandatuar në mënyrë të parregullt disa kryetarë të cilëve u është ndërprerë mandati  nga një proces jolegjitim. Vendimet nuk i marr unë në këtë shoqatë, por i marrin anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate. Shoqata e bashkive si organizëm është funksionale.

Kushtetuesja cakton relatorin për dosjen e shkarkimit të Presidentit Meta

Gjykata Kushtetuese, prej 14 qershorit ka në dorë çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Përparim Kalo është caktuar si relator i çështjës, ndërsa ky gjyqtar u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Procedura ligjore

Ligji përcakton dhe sanksionon disa afate dhe rregulla. Çështja e e shkarkimit të kreut të shtetit shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori.

Ky organ ka 3 muaj afat nga data e dorezimit të kërkesës për të vendosur nëse çështja kalon për shqyrtim në seance plenare, dhe nëse po zhvillohet seanca publike.

Kuvendi e ka dorëzuar kërkesen në Kushtetuese në 14 qershor, dhe referuar kësaj afati perfundon ne 14 shtator.

Muaj gusht mund të llogaritet si muaj pushim, çka e shtyn afatet e çështjes për në 14 tetor.

Skenarët

Një prej skenarëve më të volitshëm për kushtetuesen mund të jetë dërgimi tek Komisioni Venecias për një opinion. Në këtë mënyrë anëtarët e kushtetueses heqin nga kurrizi i tyre një përgjegjësi shumë të madhe duke e pyetur Venecian se a konsiderohen shkelje të renda të ligjit deklarimet e presidentit, sa të shkarkohet. Nisur nga zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, parashikohet që disa prej tyre të mbajnë edhe një qëndrim politik në konfliktin mes presidentit dhe mazhorancës duke mos e votuar nismën e kësaj të fundit.

Por nuk përjashtohet mundësia e një aludimi i një roli të pritshëm të ndërkombëtarëve që mund të sjellë një votim nga 5 me 2 deri në 7 me zero, pro shkarkimit.

Ndërsa varianti i fundit është që votimi të dalë në 4 me 3. Po përse mund të ndodhë kjo. Kujtojmë që anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë Vitore Tusha, Sonila Bejtja emëruar nga vetë Presidenti dhe Marsida Xhaferllari e kontestuar nga socialistët gjatë procesit të zgjedhjeve. Ndërkohë anëtarët e tjerë janë Altin Binaj, Fjona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Elsa Toska.

Balancat në Gjykatën Kushtetuese mund të ndryshojë për shkak se më 2 korrik, është afati i fundit për Gjykatën e Lartë për të dërguar dy anëtarët e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo kohë në dispozicion mund të sjelle dhe realitetet të reja, duke nisur nga përbërja e Gjykatës Kushtetuese. Pritet që ky organ nga 7 anëtarë që ka aktualisht të plotësohet me 9 qytarë, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur punën për plotësimin e Gjykatës së Lartë, e cila garanton kuorumin e nevojshem per te zgjedhur 3 anëtaret e saj në Kushtetutese.

Është hera e parë kur Gjykata Kushtetuese do duhet të marrë vendim për një cështje të rëndësishme siç është shkarkimi ose jo i presidentit.

Nëqoftëse Gjykata Kushtetuese plotësohet me 9 anëtarë, atëherë trupa që do të vendos për fatin e Ilir Metës, do të ketë 3 gjyqtarë e zgjedhur nga Presidenti, 3 nga Parlamenti e 3 nga Gjykata e Larte.

alert.al/

Kushtetuesja shtyn gjyqin për Teatrin, i jep kohë Bashkisë së Tiranës të sjellë vendimin për prishjen

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shtyjë seancën mbi ligjin për Teatrin për nesër në orën 10.00, pasi pranoi të administrojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit Kombëtar si provë.

“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ja kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, u shpreh trupi gjykues.

Ndërkaq, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit u ankua se “Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”.

alert.al/

Seanca për Teatrin/ Kushtetuesja i dha kohë Presidencës për provat, juristja e Aleancës: Fitore e momentit, u plotësuan 2 nga 3 kërkesat

Gjykata Kushtetuese i jep kohë për provat shtesë Presidencës deri më 8 qershor Juristja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha se Gjykata Kushtetuese pranoi 2 prej 3 kërkesave të parashtruara nga ata.

Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja.

Teksa e cilësoi si një fitore të momentit, juristja Kalaja tha se është kërkuar që në seancë të paraqitet edhe një ekspert për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ku do të vërtetohet sipas saj se teatri Kombëtar ka qenë një vepër arti.

“Ne parashtruam disa kërkesa paraprake. Nga këto kërkesa dy nga 3 u pranuan. Kjo është fitore e momentin. Sot e çmojmë se nisi çështja në Gjykatën Kushtetuese. Ato që kemi kërkuar ne, mënyrën se si e kemi ngritur çështjen në Kushtetuese, do ta detyrojmë që të jetë pro teatrit. Krkuam marrjen e provave që daton që në 1937 që kanë të bëjmë me blerjen e votës. Ne kemi parashtruar në kërkesat paraprake se jo vetëm që jemi bashkuar me palën e presidentit, si palë e trete, po kemi kërkuar përveç dëshmitarëve pe të na lënë të paraqesim ekspertë. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, një ekspert që ka dijeni të posaçme. Ngërçi është se palët e interesuara, duke nisur nga Kuvendi, Kryeministria, ministria e Kulturës dhe asaj të Financave dhe bashkia Tiranë sjellin argumentin se Teatri nuk ka qenë monument kulture. Ne do të vërtetojmë se teatri jo vetëm që ka qenë pjesë e zonës historike, monument kulture, por heqja është bërë për t’ju hapur rrugë prishjes së Teatrit.”, tha Kalaja.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.
Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.

“Pati një rrëzim të kërkesës për dëshmitarë. Por nga ana tjetër gjykata vlerësoi dhe i dha mundësi palëve në proces të paraqiten me ekspertë të tyre të profesionalizuar për çështje të trashëgimisë kulturore. Kjo është një risi në këtë proces në Gjykatën Kushtetuese, i cili besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani”, deklaroi Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor i Presidentit.

alert.al/

Kushtetuesja/ Seanca për Teatrin, këshilltari Dervishaj: Të thirren si dëshmitarë senatorët italianë

Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit deklaroi sot në hapjen e senacës në Gjykatën Kushtetuese, se për Teatrin kombëtar është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë. Sipas tij janë rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.

  1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
    2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
    3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
    4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
    5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
    6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
    7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
    8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
    9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
    10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
    11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
    12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
    13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
    14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
    15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
  2. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
    17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
    18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
    19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

Në Padinë e Presidentit thuhet se ligji është antikushtetues pasi paracakton garën. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

  1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
    2. Përfaqësues të Europa Nostra
    3. Përfaqësues të KLSH
    4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
    5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
    6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
    7. Erjon Veliaj
    8. Arbi Mzniku
    9. Toni Gogu
    10. Behar Zeneli
    11. Artan Lame
    12. Artan Shkreli
    13. Mirela Kumbaro
    14. Elva Margariti

alert.al/