Menu

granit sokolaj

“Mjaft më” Ermelinda Hoxhaj: Vrasja e 14-vjecarit kambanë alarmi, rrjetet sociale shumëfishojnë dhunën

Në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj ne Ora News, Ermelinda Hoxhaj, gazetare tha se vrasja e 14-vjeçarit është një kambanë alerti që nuk është se ka rënë sot, ka vite.

Hoxhaj: Mjaft më, nuk është normale! Mendoj se kjo është një kambanë alerti që nuk është se ka rënë sot, ka vite, por ne nuk kemi reagimin e duhur. Njerëzit nuk mbajnë më përgjegjësi, sepse nis nga ajo personale, por shkolla është një institucion që ka një protokoll dhe një propozim. Nëse ndodhi konflikti njofto prindin dhe policinë, por në fakt kjo gjë nuk ndodhi. Nuk mund t’i lëmë fëmijët që të vriten. Sigurisht që rrjetet sociale kanë probleme edhe në vendet e tjera, për dhunën dhe bullizmin, duke u reflektuar tek të rinjtë.

 

Vrasja e 14-vjeçarit/ Migen Qiraxhi: Realitet në çdo shkollë, llahtari që Rama flet për rrjetet sociale

Në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj ne Ora News, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare tha se vrasje Martin Canit ishte  është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat.

Qiraxhi: Zyra jonë është afër shkollës Fan Noli. Edhe banorët aty thonë se ka një kthesë afër Pazarit të Ri dhe aty të rinjtë mblidheshin dhe futnin dikë në rreth. Banorët kanë njoftuar policinë dhe ishte bërë një gjë normale, duke kujtuar se ka qenë një sherr si gjithmonë. Kjo është një situatë shumë madhe dhe e kemi të pamundur që të mos jemi emocionalë. Kjo është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat. Rama e fut debatin tek mbyllja e rrjeteve sociale, kjo është llahtari!

 

Konfirmohet Gripi i Shpendëve në Tiranë, ja urdhëri i ministres Denaj dhe masat e marra

Moderatori i emission ‘’Alert’’ në Ora News, Granit Sokolaj dha lajmin se para pak ditësh është konfirmuar një vatër me grip spendësh në Tiranë.

Sokolaj: Para pak ditësh është konfirmuar një vatër me grip shpendësh në Tiranë.

Konkretisht në Mëzez, në zonën e Kasharit.

Njoftimi është zyrtar, në fakt nuk është publikuar nga Ministria e Bujqësisë.

 

Nuk mund të them që është mbajtur I fshehtë sepse zytarisht është publikuar në uebsajtin e ministrisë.

Pra ligjërisht janë korrektë por nuk është një lajm që është bërë publikisht masivisht për popullatën.

Për ata që kanë dyshime mund të njoftojë në autoritetin kombëtar të veterenarisë dhe mbojtjes së bimëve në numrin e gjelbër: 08003366 ose me email.

Por mund të njoftojnë edhe veterinerin e zonës.

Sokolaj lexoi edhe urdhërin e ministrisë së Bujqësisë

 ‘’Në raport me sigurinë ushqimore, ministria thotë së ministria informon se situata e garantimit të zinxhirit të  sigurisë ushqimore është nën kontroll.

Deri tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumimit të produkteve me origjine shtazore dhe rekomadohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik me me temperaturë të lartë mbi 75 gradë’’.

Shqipëria ka më shumë kapacitete dhe mundësira për identifikimin dhe regjistrimin e krerëve

Rushan Vrapi, Mjek veteriner i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se sipas një sondazi të fundit Shqipëria ka një rënie të numrit të krerëve.

Vrapi: Sistemi Ruda është një sistem që kur u krijua qëllimi i tij ishte identifikimi dhe regjistrimi i të gjitha kafshëve bujqësore ku produketet e tyre shkojnë për tu konsumuar nga popullata.

Ky është një sistem që ka të bëjë me identifikimin e çdo numri krerësh në Shqipëri.

A është sot sistemi Ruda në 100% të kapacitetit të tij?

Këtë nuk mund ta themi.

A ka vend për më mirë?

Sigurisht që ka.

Shqipëria ka më shumë kapacitete dhe mundësira të bëjë për identifikimin dhe regjistrimin e krerëve.

Sipas sondazhit të fundit për numrin e krerëve në Shqipëri vihet re që ka një rënie të numrit të krerëve.

Kjo ndoshta vjen për një sërë arsyesh.

Dhe një ndër to janë edhe politikat e kontrollit shëndetësor të sëmundjeve në kafshë.

Në direktivë thuhet qartë që shërbimi veterinar në këtë aspekt ka bërë një progress pothuajse shumë të vogël.

 

Dekan i UBT: E konstaton se akoma nuk është plotësuar i gjithë kuadri ligjor i sigurisë ushqimore

Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknoligjisë dhe Ushqimit, UBT, i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se BE konstaton se akoma nuk është plotësuar i gjithë kuadri ligjor i sigurisë ushqimore.

Sulaj: Unë e kam lexuar kapitullin e 12-të me detaje.

Kapitulli i 12-të është kapitulli i sigurisë ushqimore.

Komisioni europian ka bërë një analizë të plotë të tre shtyllave të elementëvë të këtij kapitulli që janë: Siguria ushqimore, shërbimi veterinar dhe shërbimi fito sanitar.

Kur flasim për siguri ushqimore, nënkuptojmë të dy llojet e inspektoriateve të nddërthurura.

Janë tre shtylla të sigurisë ushqimore që ndërlidhen me njëra tjetrën.

Në fakt aty thuhet se ka një progres të limituar.

Do të thotë që progresi i bërë nga një vit më parë është një progres i cili nuk është në nivelet e kërkuar, pra pë rata që kërkon BE.

Në fillim fare të këtij kapitulli përshkruhet se çfarë është arritur në përmirësimet ligjore dhe në reformat ligjore.

Me të drejtë BE konstaton që akoma nuk është plotësuar i gjithë kuadri ligjor i sigurisë ushqimore dhe kryesisht kuadri ligjor që bazohet mbi ligjin për ushqimin.

Pra vërtetë ne kemi një ligj të ushqimit por ne nuk kemi plotësuar të gjithë elementët e akteve nënligjore apo elementët shtojcë që plotësojnë funksionimin e këtij ligji.

 

Raporti i KE-së tregoi që në shëndetësi nuk ka pasur progres, kemi rënie të financimeve për këtë sektor

Dr. Erion Dasho, Ekspert i Politikave Shëndetësore në lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se raporti i komisionit europian ka treguar se në shëndetësi nuk ka patur progress por regres.

Sipas Dashos, raporti gjithashtu konstaton se një përqindje e vogël e investimeve për shëndetësinë shkon për pajisjet mjekësore.

Dasho: Komisioni është i drejtpërdrejtë.

Tregon se në rrugën e integrimit europian nuk ka shaka.

Komisioni ka folur shumë qartë që në shëndetësi nuk ka patur progres, madje ka patur regres gjatë periudhës që mbulon raporti.

Kemi një rënie të financimeve për shëndetësinë.

Kemi një rritje të shpenzimeve nga xhepi i pacientëve.

Dhe këto janë shumë shqetësuese.

Përveç kësaj raporti i komisionit konstaton që një përqindje shumë e vogël e investimeve për shëndetësinë ose shpenzimeve për shëndetësinë shkon drejt investimeve dhe investimet në pajisjet mjekësore sidomos aty ku evidentohen edhe mangësitë më të mëdha në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Të gjitha këto kanë mangësi dhe mangësi të dukshme.

Më pas komisioni ndalet edhe në disa prioritete të BE-së, dhe që ndoshta kanë qenë edhe arsyet e shkaku i këtij vlerësimi siç është lufta kundër duhanit ku ka mangësi.

Siç është programi për mbështetjen e shëndetit mendor ku përsëri konstatohet mangësi.

Kjo duhet të shërbejë si këmbanë alarmi, si ftesë për zgjim të qytetarëve që të kërkojnë të drejtat e tyre në raport me marrjen e kujdesit shëndetësor.

Erald Hysa: Ndryshimet e AMF-së që Prekin Tregun e Sigurimeve për 2025

Në emisionin “Alert,” moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, i ftuar ishte ekspert i industrisë së sigurimeve, Erald Hysa. U diskutua për një ndryshim të rëndësishëm që AMF po sjell në tregun e sigurimeve, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Sipas këtij ndryshimi, kompanitë e sigurimeve do të kenë mundësinë të përdorin një faktor të ri, që varion nga 0 në 9, për të rregulluar çmimin e sigurimit për klientët. Një vlerë më e ulët e këtij faktori e ul çmimin e sigurimit, ndërsa një vlerë më e lartë e rrit atë.

 

Ky ndryshim lejon kompanitë të përshtatin çmimet më lirisht, pa kërkuar miratimin e AMF-së për çdo ndryshim, siç kërkohej më parë dy herë në vit. Kjo mund të krijojë situata ku dy persona që blejnë të njëjtin siguracion për të njëjtën pronë në momente të ndryshme mund të paguajnë çmime të ndryshme, në varësi të klasifikimit si klient preferencial nga kompania e sigurimeve.

 

Erald Hysa theksoi se ky ndryshim mund të nxisë qytetarët të angazhohen më shumë në sigurimin e aseteve të tjera, sepse do të kenë mundësi për tarifa më të ulëta nëse tregohen të përgjegjshëm dhe menaxhojnë rrezikun me kujdes.

Ndiqni emisionin e plote

Bonus-Malus / Edmond Dede: Duhet ta kishim pasur si mekanizëm qysh në 1992, të mos penalizohet ata që nuk bëjnë dëme

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Edmond Dede, Ekspert Sigurimesh tha se ne kemi pasur një ligj qysh në vitin 1992 që duhet të kishim mekanizimin bonus malus.

 

Dede: Ne kemi pasur një ligj qysh në vitin 1992 që duhet të kishim mekanizimin bonus malus. U kujtuar në vitin 2025 për këtë. kompanitë e sigurimit duhet të mbajnë statistika, kush janë njerëzit dhe çfarë dëmesh kanë bënë, për të mos paguar primin 1. Pse të penalizohet ai që nuk ka bërë asnjë dëme me një 20-vjeçar që ka bërë dëme.

Statistikat e aksidenteve duhet të ishin futur në përllogaritjen e sistemit prim. Është gjetur mekanizmi për kategoritë. Kush nuk bën dëme paguan me pak.

 

Bonus-Malus / Edmond Dede: Nuk kemi evidentues shpejtësie, të vendosen direkt gjobë për tejkalim

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Edmond Dede, Ekspert Sigurimesh tha se këtu në vendin tonë nuk ka limitator shpejtësie që të vendos gjobë direkt

Dede: Këtu nuk ka limitator shpejtësie që të vendos gjobë direkt. Nuk ka evidentues. Dhe aty ka tabelë 40 duket të ketë një makineri që të vendos gjobë. I lënë mjetet për riparim në mes të rrugës. Të jetë me ndriçim që të shihet kur goditet tjetri. Janë shumë faktorë që ndikojnë në aksidente, këtu nuk e merr vesh nga të vjen makina.  

 

Emisioni Alert: Rreziqet në Bletari dhe Cilësia e Mjalit – Një Diskutim nga Ekspertët

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, u hap diskutimi mbi mbetjet kimike dhe cilësinë e mjaltit shqiptar, duke adresuar rreziqet që lidhen me konsumimin e produkteve të cilësisë së ulët. Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte ndikimi i pesticideve dhe antibiotikëve në cilësinë e mjaltit, një çështje që ngre shqetësime të mëdha për shëndetin e konsumatorëve.

 

Bletarët shqiptarë kanë potencialin për të mbuluar tregun, por mungojnë kushtet e duhura, theksoi Odise Rraku, përfaqësues i Bleta Joniane. Ai vazhdoi duke shpjeguar se mungesa e kushteve të duhura, si certifikatat dhe analizat e nevojshme, pengon aksesin në tregjet e mëdha, përfshirë supermarkete. Rraku apeloi për mbështetje nga shteti, duke theksuar se përmirësimi i infrastrukturës është thelbësor për rritjen e kapaciteteve gjithashtu ofrimin e mjaltit cilësor.

Legjislacioni shqiptar ndalon përdorimin e antibiotikëve në bletë, informoi Ali Lilo, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë. Ai theksoi se aktualisht nuk ka asnjë produkt të regjistruar për këto përdorime në bletë, përfshirë kloraflikonin, i cili është ndaluar dhe nuk ekziston në asnjë regjistër si produkt i autorizuar për përdorim. Kjo masë është një hap pozitiv për ruajtjen e cilësisë së mjaltit dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

 

Një rast alarmant që tregon rreziqet e konsumit të mjaltit të kontaminuar është përvoja e Rrakut me një kavanoz mjalti të blerë në Sarandë. Ai shpjegoi se pas analizave laboratorike, rezultoi se mjalti përmbante glukozë industriale, vaj palme dhe madje një krimb. Laboratori rekomandoi që produkti të groposej për shkak të rrezikut të lartë për shëndetin. Ky incident nxori në pah nevojën për një kontroll më të fortë mbi produktet që shiten në treg.

 

Rritja e kontrolleve mbi produktet është thelbësore për të shmangur përdorimin e substancave të ndaluara, theksoi Rraku, duke shtuar se statistikat tregojnë se nuk ka import të mjaltit, por glukoza industriale po përpunohet dhe shitet si mjaltë, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Shqipëria ka kapacitete dhe burime natyrore për të prodhuar mjaltë cilësor që mund të tejkalojë atë të Sllovenisë, theksoi Kastriot Korro, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në UBT. Ai theksoi gjithashtu se pa një Autoritet Kombëtar të Ushqimit efikas, Shqipëria nuk do të arrijë dot në Bashkimin Evropian.

Emisioni Alert përfundoi me një thirrje për konsumatorët që të informohen dhe të mbështesin prodhuesit e mjaltit të pastër. Diskutimi për mitet rreth cilësisë së mjaltit dhe vizioni për të ardhmen e bletarisë në Shqipëri ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të besimit te produktet natyrale dhe të sigurta, duke forcuar bashkëpunimin mes prodhuesve dhe konsumatorëve.

 

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE NE LINKUN E MEPOSHTEM