Menu

granit sokolaj

Korro: Duke nxitur mbështetjen për bletarinë, mund të kalojë edhe në sektorin e vetëpunësimit

Pedagog, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT, Kastriot Korro i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se duke nxitur mbështetjen për sektorin e bletarisë, ky sektor mund të kalojë edhe në sektorin e vffetë punësimit.

Korro: Duke u marrë me mjaltin, ju besoj se do të bëheni të rrëshkitshëm të paktën në dyert e qeverisë.

Jam shumë i çliruar sepse është vërtetuar ajo që kam thënë unë para tre vjetësh që ky sektor do të shtohet.

Janë 15-16 mijë bletarë që janë të regjistruar në sistem.

 

Unë nuk mirëkuptoj vizionin e kufizuar të atyre të cilët drejtojnë sot politikat në Bujqësi.

Ose të atyre që sot drejtojnë bujqësinë shqiptare.

Shteti ynë nuk është i përgatitur për këtë sektor.

Ky sektor mund të kalojë i dyti fare.

Komuniteti i bletarëve nuk është thjesht komuniteti i fermerëve.

Formalizimi i sektorit do të thotë shteti me politika të studiuara mirë nga ekspertë duhet të përgatisi formalizimin e gjithë bletarëve sepse aq janë shifrat por ka akoma.

Duke formalizuar dhe duke nxitur edhe suportin dhe mbështetjen ata kalojnë në sektorin të vetë punësimit.

Duke u suportuar që mjalti shqiptar të eksportohet edhe jashtë, ky sektor mund të ketë edhe dyfishim.

 

''Bletarisë vitet e fundit po i kushtohet vëmendje e veçantë'', Rraku: Duhet bashkërendim i shoqatave me pushtetin vendor

Odise Rraku, nga “Bleta Joniane” Sarandë, në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se duhet një bashkërendim i punës së shoqatave me pushtetin vendor pë të rritur kapacitetin prodhues të kullotave.

Rraku theksoi se vitet e fundit ka pasur një vëmendje të veçantë për bletarinë.

Rraku: Personalisht mendoj se bletarisë këto dy apo tre vitet e fundit po i kushtohet një vëmendje e veçantë.

Sepse e quaj një sektor të lënë pas dore këto 30 vite.

Puna jonë e bletarëve është e lidhur ngushtë me sektorin e pyjeve pasi varet nga kullotat tona.

 

Po të shikosh disa statistika të vitit të kaluar, bletaria ka qenë shumë e zhvilluar, vëmendja ka qenë shumë e madhe.

Gjë që nuk ka ndodhur këto 30 vite në vendin tonë.

Nuk është punuar fare për mbarëvajtjen e kullotave, për pyllëzimin e kullotave të djegura, për bashkëpunimin që duhet të kishte pushteti vendor dhe shoqatat.

Nuk ka përse në Tiranë të mbillet pema e Rrapit por mund të mbillet pema e blirit.

Duhet të ishte një bashkërendim i punës së shoqatave bashkë me pushtetin vendor për ta sensibilizuar dhe për të rritur kapacitetin prodhues të kullotave tona që për fatin tonë të keq kullotat tona janë lënë në mëshirë të fatit.

Ne si shoqatë vendore këto dy vite që jemi këtu kemi punuar shumë fort, duke bashkërenduar punën tonë me pushtetin vendor.

Të paktën tek bimët medicianle të vihet një rregull, për mos shfarosjen e bimëve medicinale nga kompanitë që merren me shfrytëzimin e këtyre lloj kullotash.

Personalisht mendoj se skemat mbështetëse nuk janë zgjidhje për bletarët.

 

''Ministria, prioritet sektorin e bletarisë'', Lilo: Bletarët po përballen me situatë të vështirë edhe si pasojë e shtimit të pesticideve

Përgjegjës i Sektorit të Epidemiologjisë, MBZHR, Ali Lilo i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ moderuara nga Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të ketë një prioritet sektorin e bletarisë.

Lilo theksoi se bletarët po përballen me situatë të vështirë edhe si pasojë e shtimit të pesticideve.

Lilo: Është miratuar ligji për bletarinë.

Ky ligj aktualisht në fuqi dhe ka nevojë edhe për mbështetjen për aktet nënligjore të cilat kanë edhe ato kohën e tyre dhe të marrë fuqi të plotë në mbështetje të blegtarëve.

Bletët kanë ekzistuar shumë kohë para njerëzimit, por aktualisht bletët dhe bletarët po përballen me situatë të vështirë në kuadër të ndryshimeve klimaterike, në kuadër të shtimit të pesticideve.

Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë ta ketë një prioritet sektorin e bletarisë nga të dhënat të cilat disponon ministria por edhe nga INSTAT për tre vitet e fundit, për vitin 2022 numri i bletarëve ka qenë 15087 bletarë.

Për vitin 2022 numri i bletëve ka qenë 479 mijë dhe në të cilën këto bletë mbarështoheshin nga 15087 bletarë.

Për vitin 2023 numri i bletëve ka kaluar në 518700 dhe për vitin 2024 numri i koshereve ka shkuar mbi 600 mijë.

Në dy vitet e fundit kemi një rritje prej 10% të numri të bletarëve dhe 25% të numrit të koshereve.

Numri në rritje ka ardhur edhe nga mbështetja që ka dhënë ministria.

 

Semundja e Murtajes: Kërcënim për Ekonominë e Fermave - Matilda Xhepa në Alert

Në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, e ftuar Matilda Xhepa, Drejtore e Politikave Veterinare në MBZHR, theksoi rrezikun e madh që përfaqëson murtaja virale për ekonomitë e fermave që mbarështojnë dele dhe dhi. Sëmundja karakterizohet nga një mortalitet shumë i lartë, me një shkallë vdekshmërie që mund të arrijë deri në 90% te tufat e prekura.

Shenjat klinike qe shfaqin këto kafshë janë, Temperaturë të lart, Sekrecione të shtuara të hundës, fillimisht transparente që më vonë bëhen purulente

Teshtima dhe diarre, shpeshherë e përgjakshme dhe Aborte tek kafshët mbartëse .

Format më të rënda të sëmundjes janë akute dhe pro-akute, me vdekshmëri brenda 5-10 ditësh, ndërsa format më të lehta, si ato subakute, shfaqen me simptoma më të zgjatura dhe më të buta.

Drejtoresha në MBZHR, Matilda Xhepa: Situata në vend është e pastër nga rreziku i murtajës së ruminantëve

Në emisionin “Alert” në “Ora News”, të moderuar nga Granit Sokolaj, Matilda Xhepa, Drejtoreshë e Politikave Veterinare në MBZHR, diskutoi mbi rrezikun nga murtaja e ruminantëve dhe masat që po merren për ta parandaluar këtë sëmundje.

“Autoriteti Kombëtar i Bimëve ka filluar një aktivitet ndërgjegjësimi në bashkëpunim me përfaqësuesit e pushtetit vendor.

Takime po organizohen në të gjitha rajonet me fermerët, transportuesit e kafshëve dhe veterinarët privatë.

Qëllimi i këtyre takimeve është të informohen të gjithë për rrezikshmërinë e murtajës, shenjat klinike dhe masat që secili duhet të marrë për të mbrojtur ekonominë nga kjo sëmundje.

Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shpërndarë fletëpalosje për të rritur ndërgjegjësimin.

 

Gjithashtu, është hartuar një plan kontigjence që përfshin organizimin e ushtrimeve stimuluese për të mbajtur nën kontroll situatën. Falë këtyre masave, situata në vend është e pastër nga rreziku i murtajës së ruminantëve”, u shpreh Xhepa.

Nga ana tjetër, Xhepa theksoi se aktualisht nuk ka asnjë rast të regjistruar dhe se do të vazhdojnë të mbajnë situatën nën kontroll për të mbrojtur ekonominë dhe shëndetin e kafshëve në vend.

“Me angazhimin e autoriteteve dhe bashkëpunimin e fermerëve dhe veterinave, vendi ynë është në një situatë të sigurt përballë kërcënimeve nga murtaja e ruminantëve.

Këto masa janë të rëndësishme për të garantuar një të ardhme të shëndetshme për sektorin e blegtorisë”, theksoi Matilda Xhepa.

NDIQNI MË POSHTË TË PLOTË EMISIONIN “ALERT”

Rreziku nga murtaja e ruminantëve, Koleci në “Alert”: Të ashpërsohen masat e kontrollit dhe ndërgjegjësimit

Në emisionin “Alert” në “Ora News”, moderuar nga Granit Sokolaj, u diskutua rreziku nga murtaja e ruminantëve.

I ftuar profesor Xhelil Koleci, ekspert në sëmundjet infektive nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, theksoi se situata në vendin tonë është e shqetësuese, pasi rreziku nga kjo sëmundje është real dhe nëse nuk tregohet kujdes i shtuar, Shqipëria mund të preket lehtësisht.

Profesor Koleci nënvizoi domosdoshmërinë e përditësimit dhe vlerësimit të rrezikut në planin e kontingjencës, duke përfshirë identifikimin e situatave të mundshme për përhapjen e sëmundjes dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për këtë çështje.

Ai theksoi rëndësinë e rritjes së shkallës së monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke përmendur implementimin e masave të karantinës si një mjet kyç për të parandaluar shpërthimet e mundshme.

“Monitorimi i vazhdueshëm i kafshëve dhe i lëvizjeve të tyre është thelbësor për të identifikuar shenjat e sëmundjes në kohë”, nënvizoi Koleci.

Profesor Koleci sugjeroi një sistem vëzhgimi, që përfshin monitorimin aktiv përmes testimeve të rregullta dhe kontrollit të lëvizjes së kafshëve, si dhe survejancën pasive, ku të dhënat nga fermerët dhe veterinerët të mblidhen në mënyrë të rregullt për të ndjekur gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që u diskutua ishte asgjësimi i kafshëve të infektuara.

Profesor Koleci theksoi se në rastin e konfirmimit të murtajës së ruminantëve, është e domosdoshme që kafshët e prekura të asgjësohen në mënyrë të kontrolluar dhe sipas protokolleve strikte shëndetësore.

“Kjo masë drastike është jetike për të parandaluar përhapjen e sëmundjes tek kafshët e tjera dhe për të mbrojtur sektorin e blegtorisë në vend”, tha ai.

NDIQNI MË POSHTË TË PLOTË EMISIONIN “ALERT”

Shëndeti i kafshëve, Mersini: Ka një mbulim të kufizuar të shërbimeve veterinare, ndërgjegjësimi i fermerëve i domosdoshëm

I ftuar në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, Kujtim Mersini, pedagog në UBT dhe epidemiolog veterinar, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të fermerëve për shëndetin e kafshëve.

Ai shpjegoi se aktualisht ka një mbulim të kufizuar të shërbimeve veterinare, me një veteriner për çdo 10 fshatra, duke e bërë të vështirë mbulimin e të gjithë territorit, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë.

Mersini theksoi se marrëdhënia midis fermerit dhe veterinerit është thelbësore për të adresuar çdo problem shëndetësor.

Ai rekomandoi që fermerët të raportojnë çdo dyshim për shëndetin e kafshëve, edhe në rastin më të vogël, pasi një problem i vogël mund të çojë në pasoja të rënda.

“Në këtë kontekst, ndërgjegjësimi dhe komunikimi janë kyç për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Kujtim Mersini.

 

Denaj: Rritja e Sigurisë Ushqimore përmes Investimeve në Pikat Kufitare

Në një intervistë për emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e forcimit të kontrolleve në pikat kufitare për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur konsumatorët nga produktet e cilësisë së dyshimtë. Kjo iniciativë është e mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, me fokus të veçantë në monitorimin e produkteve ushqimore, që shpesh kanë shkaktuar shqetësime për cilësinë dhe autenticitetin.

Ministrja njoftoi se për të ulur shkallën e alarmit dhe për të përmirësuar sigurinë ushqimore, do të bëhet një investim prej gati 20 milionë eurosh në bashkëpunim me Bankën Botërore. Ky investim do të përqendrohet në ngritjen dhe modernizimin e laboratorëve në pikat kufitare, duke përmirësuar kapacitetet e kontrollit dhe garantuar cilësinë e produkteve që hyjnë në vend.

Denaj shpjegoi se pikat kufitare ndihmojnë që produktet e dyshimta të mos afrohen fare në vend. Nëse ndodhin përjashtime dhe këto produkte kalojnë, ato do të kapen në një kufi tjetër, duke siguruar kështu një mbrojtje të dyfishtë.

Ajo theksoi se këto janë masat për të ulur nivelin e alertit dhe se ne po përpiqemi për këtë gjë. Ministrja gjithashtu theksoi rëndësinë e denoncimeve për të mbështetur këto kontrolle dhe për të identifikuar çdo abuzim që mund të ndodhi. Për më tepër, do të ketë masa të rrepta për punonjësit që do të punojnë në këto sektorë, për të garantuar që ata të veprojnë në përputhje me standardet më të larta të etikës dhe profesionalizmit.

Kontrolli i rreptë dhe denimi i abuzimeve janë thelbësore për të siguruar një treg të drejtë dhe transparent. Këto masa, së bashku me një mbikëqyrje të kujdesshme, do të ndihmojnë në promovimin e cilësisë në tregun e ushqimeve dhe do të mbrojnë interesat e konsumatorëve.

 

Më posht ndiqni intervistën e plotë të Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, në emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj

 

Denaj: 25 milionë euro investim në 4 porte për infrastrukturën dhe markatot e peshkut

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’ALERT’’ moderuar nga Granit Sokolaj,bëri të ditur se, qeveria ka ndërtuar tashmë markatat e peshkimit në Vlorë, sipas standardeve më të mira, teksa parashikon që nëpërmjet projektit “Ekonomia Blu” me vlerë 25 milionë euro të investojë në portin e Shkodres Durrësit dhe të Sarandës, krahas infrastrukturës portuale edhe për ndërtimin e markatave të reja.

Denaj: Do te kemi 4 markata dhe 9 njesi artizanale ne toke qe jane pjese e ketij projekti qe ndihmone ne perpunimin dhe mirmbajtjen

Sipas saj, projektet e reja synojnë transformimin tërësor të porteve të peshkimit në vendin tonë ku do të investohet për zgjerimin e mëtejshëm të bankinave të ankorimit, me qëllim që të përballojnë nevojat në rritje të flotës së peshkimit dhe zhvillimin e këtij sektori.
Projekti “Ekonomia Blu” do të shtrihet në disa vite zbatimi, duke i ardhur në mbështetje sektorit të peshkimit sipas kërkesave që kërkon koha.

Konsumi vjetor i produkteve të peshkut në vendin tonë arrin në 12 mijë tonë peshk, ndërsa flota e peshkimit numëron mbi 230 anije që përfitojnë naftë pa akcizë, që ndihmon peshkimin të ketë rritje nga viti në vit.

Markata të reja do të ndërtohen në Shkodër, Sarandë dhe Durrës. Ky projekt ofron lehtësi për bizneset, duke u mundësuar atyre të blejnë sasi peshku direkt nga këto tregje dhe synon të mbështesë zgjerimin e sektorit të peshkimit në vend. Administrimi i këtyre tregjeve do t’u lihet në ngarkim bashkive.

 

 

Më posht ndiqni intervistën e plotë të Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, në emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj

Denoncimet për Vajin Bio: Anila Denaj ka shumë abuzime me termin BIO

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj, theksoi se do të jetë e nevojshme që, përveç sistemit të monitorimit, të kemi edhe denoncime nga konsumatorët. Ajo përmendi se janë pranuar denoncime për vajin e ullirit që shpërndahet si ekstra i virgjër, bio, etj. Denaj vuri në dukje se si konsumatori mund të besojë se ky produkt është në të vërtetë bio, kur shpesh ai reklamohët në platforma si TikTok dhe shitet në bidona plastikë. Vetëm fakti që vaji është ambalazhuar në plastikë ngrit dyshime, pasi kjo tregon se mund të ketë kaluar shumë procese të dyshimta. Konsumatorët kanë të drejtë të pyesin se si një produkt i tillë, i shitur me çmime shumë të ulta, nën kosto, mund të jetë vërtet bio, duke nënkuptuar se këto dyshime kërkojnë një shqyrtim më të thellë.

Denaj theksoi se është e nevojshme të ofrohen instrumenta rregullatorë dhe monitorues për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore, dhe se ne kemi ligje që mbrojnë konsumatorët. Megjithatë, ajo theksoi se nuk mund të detyrojmë bizneset të ndjekin standarde të caktuara; në fund të fundit, çdo biznes ka zgjedhjen e tij, por është e rëndësishme që ata të kuptojnë se cilësia është çelësi për besimin e konsumatorëve dhe se ofrimi i produkteve që nuk i përmbushin këto standarde është kundra ligjit.

 

Më posht ndiqni intervistën e plotë të Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, në emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj