Menu

Greqia

Rama-gazetares greke: Greqia të heqë ligjin e luftës, për detin morëm arbitër ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë aktualisht në Forumin Ekonomik që mbahet në Maqedoninë e Veriut. Fokusi kryesor është e ardhmja europiane e dy vendeve dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në një moment, gazetarja greke e ka pyetur Ramën për marrëdhënien e tij me Turqinë, në një kohë që dy vendet – Greqia dhe Turqia – nuk kanë raporte të mira. Kryeministri guxoi duke e vënë në siklet gazetaren, dhe e pyeti nëse ajo ishte xheloze për marrëdhënien e tij me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët. Për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

Gjithashtu, kryeministri shqiptar është pyetur dhe për çështjen e detit dhe ligjin e luftës me Greqinë.

Rama: Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time.

Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike.

Më tej, Rama komentoi dhe vendimin e djeshëm të ministrave të Jahstëm të vendeve të BE, të cilët nuk morën dot një vendim për Konferencën e parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shkak u bë vetoja bullgare për M.Veriut e cila penalizoi dhe Shqipërinë.

Rama: Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Europian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku.

Nga 14 qershori, Greqia rrit kuota e lëvizjes në Kakavijë, priten ndryshime edhe në pikat e tjera kufitare

Burime diplomatike greke i thanë “Top Channel” se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona. Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria  rreth datës 1 ose 7 korrik. Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites. /TCh/

Emigrantët: Sot protestë në Athinë për hapjen e kufirit! Ta zgjidhim vetë, se qeveria shqiptare s’na mbështet

“Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë” me këtë parullë do të protestojnë sot emigrantët shquiptar në Greqi.  Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën 18:00.

Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.

Njoftimi i Komunitetit

“Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?

Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”!”, është lajmërimi që ky komunitet ka postuar në rrjetin social Facebook.

Ditën e mërkurë më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet për të lehtësuar një sërë masash, në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet.

Mes masave që priten të lehtësohen, do të jetë edhe shtimi i kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë.

alert.al/

Kërkesa e Albin Kurtit për ministrin e Jashtëm të Greqisë: Njihni pavarësinë e Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë një kërkesë në takim ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias. Kurti i kërkoi Dendiasit që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ai i bëri me dije se takimi i tij me Vuçiçin në Bruksel do të ishte për dialogun teksa shtoi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë Dendias nuk i është përgjigjur Kurtit për kërkesën, por tha se e mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave dhe se do të përkrahë Kosovën në rrugën europiane.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.

alert.al