Menu

korrupsion

Arrestohet ish-drejtori i Postës së Korçës dhe ish-specialisti i Sigurisë, 7 zyrtarëve u bllokohen pasaportat

Arrestohet ish-drejtori i Postës së Korçës, Valter Gora.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontrata”, në pranga përfundoi edhe një ish-specialist sigurie që punonte në postë. Po ashtu u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës, ndërsa është shpallur në kërkim 1 qytetar, shtetasi me inicialet S. M.

Nga hetimet e kryera rezulton se personat e përfshirë në këtë skemë abuzive të shpërdorimit me postin, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor “Kontrata”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disa mujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec.

Shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë.

Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës​ dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe veprave penale të kryera kundër veprimtarisë shtetërore, nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike, pas një hetimi disa mujor, finalizuan operacionin e koduar “Kontrata” si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

​ V. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë),

A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni) për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

A. K., 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),

K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),

A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),

B. P., 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),

E. G., 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),

B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),

E. M., 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit S. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet juristi i Kadastrës, tjetërsoi një truall në plazhin e Plepave në Durrës

Juristi i Agjencisë së Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar.  Ai është prangosur për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar arrestimin e tij pas hetimeve për një parcelë me sipërfaqe 2000 m2 në zonën e Plepave.

Sipas burimeve prane hetimit, në këtë institucion priten edhe 5 arrestime bashkëshoqeruese. Arrestimi i juristit vjen pak ditë pasi zyra kadastrale e qytetit të Durrësit, u zhvendos në Tiranë.

Zaho u arrestua edhe në 2019 së bashku me zyrtarë të tjerë të Kadastrës së Durrësit për më parë ishte tjetërsimin e 68 mijë metra katror në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.

alert.al/

Arrestohet ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, merrte 2 mijë euro për një vend pune në administratë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Sipas SPAK, Voda është e dyshuar për korrupsion, se ka marrë 2 mijë euro nga një avokate.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe ka marrë përfitime materiale e monetare nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Pas hetimeve të SPAK, rezulton se Voda ushtroi ndikim të paligjishëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike në mënyrë që Beu të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Numri i dy i Ministrisë së Brendshme dyshohet se gjatë gjithë kohës që ishte zv.ministre ka marrë para dhe dhurata për të punësuar persona në shtet.

NJOFTIMI I PLOTË

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po kështu arrest shtëpie është vendosur dhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.”

alert.al/

SPAK dërgon në gjykatë ish-kryetarin e bashkisë Pogradec dhe 5 ish-punonjës

SPAK njofton sot se ka dërguar në Gjykatë ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-punonjësit e kësaj bashkie, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, njofton SPAK dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal;

Avdulla Cano, me detyrë ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal;

Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Enkeleida Kllomollari me detyrë ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal,

Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

alert.al/

Tenderi 23 mln euro për uniformat e Policisë, SPAK arreston ish-drejtoreshën e prokurimeve dhe 7 zyrtarë

Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pasi një operacioni antikorrupsion nga SPAK, në lidhje me abuzimet me prokurimet publike. Më konkretisht, operacioni është ndërmarrë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 23 milionë euro, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila iu shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë, si pjesë e ristrukturimit të kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, që Kryeministri Rama dhe Ministri Çuçi e njoftuan më herët.

Urdhër arrestet

Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në ‘arrest shtëpie’ Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit. Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrstuarve.Hetimet kanë nisur për disa tendera të dyshimte nga Agjencia e Përqendruar në Ministrinë e Brendshme. Prokurori i SPAK, Dritan Premçi ka kërkuar nga GJKKO arrestimin e 9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme.

SPAK ka gjetur parregullsi e falsifikim të dokumenteve dhe favorizim të kompanive pjesëmarrëse në këtë tender. Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj. Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës. Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi.

Kush e denoncoi tenderin?

Operacioni i SPAK vjen gati një vit pasi deputetët e opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK, më 3 gusht të 2020, tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat  e policisë me vlerë prej 23 milionë eurosh. Ata pretenduan se tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë, duke i kërkuar SPAK që të hetojë.

Grupi parlamentar demokrat, i drejtuar nga Myslym Murrizi ka kallëzuar në atë kohë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, po ashtu ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Murrizi e akuzonte Lleshajn dhe Xhaçkën për “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”; “Shpërdorim detyre”; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, Nuk dihet nëse SPAK po heton ndaj ketyre dy personave.

U shkarkua nje javë më parë

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, e cila u arrestua sot pas aksionit të SPAK në lidhje me abuzimet me prokurimet publike, rezulton se u shkarkua nga kjo detyrë vetëm 1 javë më parë.

Naqellari u shkarkua më 2 korrik, si pjesë e ndryshimeve që u bënë për ristrukturimin e Policisë së Shtetit, ndërsa në vend të saj u komandua njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali. Edlira Naqellari është motra e Kryetares së Gjykatës se Lezhës, Ornela Naqellari.

 

 

Arrestohet 38 vjeçari në Tiranë i dënuari me burg për korrupsion

Arsen Maka, 38 vjeç është arrestuar nga policia, ndërsa është dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e shtetasit Arsen Maka, 38 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thotë policia.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

Arrestohet kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, SPAK dhe RENEA vënë në pranga disa persona

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje është ndaluar nga Policia. Mësohet se Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Operacioni anti-korrupsion ka nisur mëngjesin e sotëm. Operacioni është urdhëruar nga SPAK dhe është realizuar policia dhe FNSH, që kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’.

Deri më tani mësohet se janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe Tushe. Emrat e të arrestuarve të tjerë nuk dihen ende, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. NJoftohet se prokurorët  po verifikojnë dokumentet në zyrë e kryrbashkiakut, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, policia i vuri prangat.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

alert.al/

“The Washington Times”: Ish-lideri shqiptar zotohet të padisë Blinken, kërkon provat e korrupsionit

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul se ka “zero prova” prapa akuzave për korrupsion që Sekretari i Shtetit Antony Blinken ngriti kundër tij kohët e fundit. Në një intervistë për gazetën  amerikane “Washington Times”, Berisha ka pohuar se vendimi për ta ndaluar hyrjen e tij në SHBA bazohej në “keqinformim” nga organziatat e financuara nga filantropi miliarder George Soros.

Ish-kreu i PD premtoi gjatë intervistës se do t’i luftonte akuzat e pabaza në rrugë ligjore. Ai tha se avokatët e tij po përgatisin një padi për fyerje dhe shpifje kundër zotit Blinken në një gjykatë evropiane.

Berisha ka sfiduar hapur administratën Biden të tregojë prova për pretendimet kundër tij dhe deklaroi se zyrtarët amerikanë do të bënin mirë të fokusoheshin në rivalët e tij politikë, përfshirë kryeministrin aktual Edi Rama, i cili është kryetar i Partisë Socialiste.

“Kam bindjen e thellë se kjo deklaratë kundër meje është bazuar tërësisht në informacion të gabuar që zoti Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobimi i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të afërt”, tha Berisha. “Ata nuk kanë fakte. Asnjë fare. Sikur të bënin të ditur ndonjë, do t’u isha mirënjohës. Por ata nuk kanë prova konkrete të bazuara në fakte, jo në manipulime e shpifje”, shtoi ai.

Zoti Berisha, i cili deklaroi pafajësinë në një letër drejtuar zotit Blinken, foli me “The Washington Times” rreth një javë pasi Sekretari i Shtetit e deklaroi atë “persona non grata”.

Berisha pretendon se është viktimë e një fushate përbaltjeje të orkestruar nga një rrjet organizatash joqeveritare që operojnë në Shqipëri dhe vende të tjera ballkanike me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur të Sorosit.

‘Unë kam qenë kritik i hapur i George Soros dhe mikut të tij të afërt Edi Rama, dhe për këtë shkak Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kundër meje’, tha Berisha për The Times. ‘Nuk ka arsye tjetër. Nuk mund të ketë arsye tjetër’. Deklaratat e zotit Berisha kundër Sorosit janë edhe më komplekse, të lidhura me gjeopolitikën rajonale.

Ai tha në intervistën me The Times se Soros dhe OJQ-të e financuara prej tij në rajon e kanë luftuar që më 2017, kur ai denoncoi publikisht propozimet për ndryshim kufijsh midis Kosovës e Serbisë. Fondacioni për Shoqëri të Hapur nuk iu përgjigj kërkesës për koment, po ashtu as një zëdhënës i zotit Soros i listuar në sitin e organizatës në internet.

Siti thotë se Fondacioni ka punuar në Shqipëri që më 1992 me ‘mision të ngjashëm me fondacionet motra kudo në botën ish-komuniste, për t’i ndihmuar ato të bëhen shoqëri të hapura, demokratike’. Në letrën që zoti Berisha i shkroi zotit Blinken, një kopje të së cilës e ka The Times, ish kryeministri përmend historinë e denoncimeve publike të Sorosit, por nuk e akuzon Sekretarin e Shtetit se është bazuar në vendimin e tij mbi ndonjë gjë të lidhur me Sorosin apo me OJQ-të e financuara nga Soros.

Departamenti i Shtetit nuk ofroi detaje për të mbështetur akuzat për korrupsion kundër zotit Berisha. Ai refuzoi edhe të bënte komente për deklaratën e zotit Berisha se vendimi për ndalimin e tij të hynte në SHBA ishte bazuar mbi informacion të rremë të dalë nga organet e medias të financuara nga Soros.

Një zëdhënës i Departamentit që dëshiroi të mbetej anonim tha për The Times se ‘kur Sekretari i Shtetit siguron informacion të besueshëm se një zyrtar është përfshirë direkt ose indirekt në korrupsion sinjifikativ apo në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, atëherë Sekretari është i detyruar (nga ligjet e SHBA) ta përcaktojë apo identifikojë atë zyrtar dhe anëtarët e afërt të familjes’.

Zoti Berisha është zyrtari i katërt shqiptar që ndalohet të hyjë në SHBA për shkak të dyshimeve për korrupsion, raportoi Associated Press. Ai është dukshëm më i larti në rang.

Aktualisht anëtar i opozitës në parlamentin shqiptar, si përfaqësues i Partisë Demokratike, ish-kryeministri mbajti një konferencë shtypi më 20 maj për të hedhur poshtë aludimet. Edhe pasardhësi i tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për prova dhe e përshkroi zotin Berisha si liderin shqiptar që ka dhënë ‘kontributin më të shquar për zhvillimin e vendit dhe fuqizimin e demokracisë’.

Berisha e pranoi gjatë intervistës me The Times se korrupsioni ekziston në Shqipëri, por deklaroi se e ka luftuar si Kryeministër. Ai hodhi poshtë me vendosmëri të ketë përfituar sadopak nga posti. Pas një karriere 30-vjeçare në nivelet e lartë të politikës, ai tha se bashkë me gruan jeton në një apartament modest në Tiranë me vetëm 100 mijë euro kursime pensioni.

‘Ne nuk kemi asgjë tjetër në botë. Kjo është e vërteta’, tha.

Ai deklaroi edhe se fëmijët e tij nuk kanë përfituar kurrë nga aktivitete korruptive. ‘Pavarësisht akuzave të rëndë, ata kurrë nuk kanë përfituar, ose nuk është provuar kurrë se ata kanë përfituar, qoftë edhe një qindarkë nga sektori publik dhe ata nuk kanë punuar kurrë me kompani private që punonin me sektorin publik’.

alert.al/