Detaje të reja dalin nga hetimi i vrasjes së Klarita Ismalajës nga bashkëshorti i saj Artani. Vrasja është kryer me urrejtje të madhe që tregohet nga goditjet e shumta më thikë, sidomos në fytyrë. Nga dëshmitë e punonjësve të fabrikës së fasonerisë aty pranë, tregohen momentet e fundit të vrasjes. Ndërsa sipas dëshmisë së djalit, çifti kishte shkuar në Bubq të Krujës për të shitur tokën e tyre në këtë fshat. Burrri dhe gruaja kishin mosmarrëveshje, por të zakonshme, sipas të birit.
Kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e masës së arrestit me burg
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e kryera nga prokurori, rezulton se:
Më datë 05.07.2021, rreth ores 10:12, eshte marre njoftim nga numri telefonik 0696507842 (Fation Berhami), se ne vendin e quajtur fshat Bubq te Njesise Administrative Bubq, Kruje, dhe pikerisht ne oborrin e fasonerise fabrike prodhimi te kepuceve “Merlika”, ne pronesi te shtetasit Fredi Merlika, qe ndodhet prane fondacionit “Betania”, Bubq-Fushe Kruje, ndodhet nje konflikt ku nje burre po dhunon nje grua. Menjehere ne vendin e ngjarjes jane afruar sherbimet e policise te cilet kane konstatuar se ne territorin e jashtem te fasonerise ndodhej automjeti tip ford Galaxy, me targe TR7291M, te ndezur dhe bagazhi tij i hapur, ku qendronte gjysem i perkulur nje person te cilit pasi i eshte bere thirrje te afrohej por ai nuk ka reaguar. Drejtim tij jane afruar sherbimet gradualisht ku kane konstatuar se ishte i gjakosur dhe i perkulur brenda bagazhit. Meqenese nuk ka patur reagime nga ana e tij eshte kapur nga krahet, ku eshte konstatuar se se pjesa e perparme e tij ishte e mbuluar me gjak dhe i prere ne fyt dhe rrjedhja e gjakutr vazhdonte. Theksohet se poshte trupit te tij ne bagazh ishte nje thike ngjyre ngjyre portokalli . Ne distance 2 metra ne krahe te djathte te mjetit shtrire ne toke eshte konstatuar nje shtetase femer e mbuluar me gjak pa shenja jete. Menjehere sherbiemt kane njoftuar ambulancen. Nga organit të procedimit penal eshte ngritur grupi hetimor dhe shkuar ne vendin e ngjarjes. Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes konstatohet nje vend i rrethuar me mure betoni me porte ne anen perendimore, prone e shtetasit Ferdi Merlika, ku ne mesi i ketij rrethimi gjendet i mbjellur me jonxhe dhe ana perendimore ne distance 6 m gjendet jonxh i kositur. Ne jug-lindje te jonxhes fiksohet me tabelen 5 dhe 6, dy gjurme gomash automjeti, gje te çojne tek nje automjet i markes ford me targa TR7291M, i pozicionuar ne drejtim lindje – perendim, me bagazhin e hapur. Rreth automjetit vihet re shkelje e jonxhes (barit) ne menyre rrethore. Ne anen e djathte ne distance 3.3 metra nga porta e pare e mjetit dhe 2.5 metra nga porta e bagazhit, gjendet nje kufome e seksit femer. Ajo eshte e vendosur ne drejtim perendim-lindje ne anen e djathte te automjetit vendosur ne toke. Ne shpinen e krahut te majte dhe fytyren e majte vihen re çarje te thella te shkaktuara me mjet te forte preres. Kjo shtetase mban te veshur strece te zeza dhe eshte e zbathur. Prane saj ne anen veriore 1 meter prane kofonos gjendet nje kepuce atleje e kembes se majte (burrash), e cila u shenuar me tabelen nr. 19 dhe eshte marre ne cilesine e proves materiale. Me pas kufoma eshte derguar ne IML Tirane. Nga porta e hapur e automjetit ne ndenjesen e pare te pasagjerit konstatohet nje bluze burrash me menge te shkurtera me dy komça perpara e njollosur me gjak e fiksuar nga ana jone me tabelen nr.8, ne vendin ku vendosen kembet perpara kesaj sedilje gjendet nje çante krahu ngjyre bezhe, nje pale pandofla femrash, nje aparat celular telefonik i markes Samsung, si dhe tehu i nje thike si ajo qe perdoret per pllakat e gipseve e njollosur me gjak. Tehu dhe aparati celular u moren ne cilesine e proves materiale. Vendi per rreth tyre eshte e njollosur me lende si ajo e gjakut dhe me nje tampon eshte marre nje kapjon. Mbi kroskot perballe ndenjeses gjendet nje pasaporte me emrin Artan Ismalaja, dhe nje karte identiteti me emrin Klarita Ismalaja, te cilat u moren ne cilesine e proves materiale. Ne folene e kuadrit gjenden celesat e mjetit. Pika dhe njolla gjaku gjendet ne dy sediljet e tyre ne pjesen e perparme te kroskotit. Ne xhepin e e portes se drejtuesit te automjetit gjendet nje aparat tjeter telefonik i markes Samsung, i njollosur me lende si ajo e gjakut e fiksuar me tabelen nr. 13 dhe u mor ne cilesine e proves materiale. Me pas kqyrja vazhdon ne bagazhin e automjetit e cila eshte e hapur. Ne bagazh vihet re objekte qe perdoren per gjuetine e peshkut. Ne cepin e djathte te pjeses fundore te dyshemese se bagazhit gjendet nje thike nga ajo qe perdoret per prerjen e pllakave si ajo e gipsit me doreze plastike ngjyre te kuqe, me teh te keputur e fiksuar me tabelen nr.20 e cila u more ne cilesine e proves materiale. Ngjitur me kete thike gjendet nje pellg si ajo e gjakut ku me ane te nje tamponi steril u more lende nga ky pellg per ekzaminime te metejshme dhe u fiksua me tabelen nr.16. Gjithashtu me ane te nje tamponi u more lende nga vendi ku eshte gjendur kufoma e shtetases Klarita Ismalaja, e bija e Besim-it dhe e Vera, e dtl 03.07.1976, lindur ne Kruje dhe me banim ne rrugen “Jordan Misja”, Tirane, me arsim te mesem, me gjendje civile martuar, me kombesi dhe shtetesi Shqiptare, e pa denuar me pare, cila u fiksua me tabelen nr.9. Automjeti eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe lene ne ruajtje ne Stacionin e Policise Fushe Kruje. Gjate kqyrjes verehet se porta e rrethimit te fasonerise eshte e hapur, nuk ka roje si dhe nuk verehen kamera sigurie. Gjithashtu ne Spitalin e Traumes Tirane, jane sekuestruar rrobat e autorit shtetasit Artan Ismalaja dhe konkretisht: nje kanatjere njollosur me lende te kuqe si e gjakut, nje pale pantallona njollosur me lende te kuqe si e gjakut dhe nje atlete.
Gjate kqyrjes se kufomes konstatohet se konstatohet nje plage prerese nga regjioni i temthit te djathte deri ne nivelin e mjekres me gjatesi te buzes 14 cm. nje plage prerese nga gropa e syrit te djathte deri ne majen e hundes me gjatesi 6 cm, . Nga ana e majte e fytyres dhe qafes dallohen plage prerese nga molleza e majte deri ne mesin e fytyres me gjatesi 13 cm, nje plage prerese me gjatesi 15 cm me drejtim horizontal nga rrenja e veshit te majte deri ne pjesen e masme te qafes. Paralel me kete konstatohen edhe dy plage prerese me drejtim horizontal ne anen e majte te qafes me gjatesi te buzeve 12 dhe 9 cm. Nga gropa e fytit deri ne pjesen e pasme te qafes konstatohet nje plage prerese e thelle me gjatesi 20 cm me exposim dhe prerje te rruazave kryesore te gjakut te anes se majte te qafes. Ne shpatullen e majte verehen dy plage paralele prerese me drejtim te pjerret me gjatesi te buzeve 11.5 dhe 11 cm. Nga mesi i supit te majte deri ne mesin e shpatulles se majte verehet nje plage prerese me gjatesi te buzeve 24 cm. Ne rreze te gishtit te trete dhe te katert te dores se majte verehen dy plage prerese me gjatesi 3 dhe 2 cm. Ne shpatullen e djathte konstatohet nje plage buze te drejta me gjatesi 15 cm, si dhe nje plage prerese me trajten “L”, me gjatesi 10+10cm. Ne pjesen e brendshme te gyqit te dores se djathte verehet nje plage prerese 3 cm, ne pjesen e perparme te gjoksit ne anen e djathte konstatua prania e dermishtjeve te holla trajten e plageveme gjatesi 18 dhe 20 cm.
Në kadër të veprimeve të para hetimore eshte pyetur si persona qe ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasi Fatjon Agron Berhami, i dtl 16.05.1987, lindur dhe me banim ne Kruje, lagja Abaza, i pa denuar me pare, i cili deklaron se rreth ores 10:00 eshte ndodhur tek fasoneria duke punuar brenda ne repart, tek i cili eshte me detyre pergjegjes. Aty ka shkuar shtetasi Gentjan Goga dhe thene se tek oborri i fasonerise ishte futur njeri me makine brenda rrethimit. Kane dalur te dy dhe ju kane afruar ne distance rreth 20 metra, ku kane pare nje burre siper nje gruaje e cila ishte e shtrire pertoke. Ato i kane thene se eshte prone private, por ai eshte pergjigjur duke i thene ” ik, mos ha ndonje plumb”. Ne kete moment te frikesuar jane larguar duke mos qendruar aty edhe menjehere kane njoftuar 129, te cilet kane mberritur shume shpejt. Sqaron se ky person te cilin nuk e njihte se kush ishte, dukej se ishte i gjakosur tek shpatulla. I pyetur se cfare pozicioni konkretisht ndodhej (burri) shtetasi Artan Ismalaja siper (gruas) shtetases Klarita Ismalaja dhe cfare veprimesh konkrete kryente ndaj saj, thote se personi mashkull ndodhet me kurriz nga ana tij, person i cili ishte me gjunje siper kurrizit te gruas te shtrire, te ciles nga krahu tyre i dukeshin vetem kembet pasi trupin e kishte mbuluar ai qe qendronte siper. Sqaron se vendi ku ndodheshin nuk ishte i betonuar por toke me jonxh rreth 20 cm e larte dhe nuk mund te dallohej pozicioni kembeve te gruas nese ishte permbys apo jo. Thote se keto persona nuk i njihte dhe se nuk kane asnje lidhje me fasonerine, mendon se kane rastisur aty.
Gjithashtu eshte pyetur si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasi Gentian Nuri Goga I dtl 06.10.1980, me banim ne qytetin Kruje, i cili deklaron se rreth ores 09:45 brenda rrethimit te fabrikes ku ai punon ka konstatuar nje makine, territor qe nuk shfrytezohet nga ana tyre. Eshte afruar ne afersi te makines per te pare kush jane. Ka konstatuar se drejtuesi i mjetit ndodhej me nje grua ne makine i cili ka thene “largohu menjehere se do te vras edhe ty”. Ne kete moment eshte larguar nga frika dhe ka shkuar tek magazine , duke bere njoftimin e kolegut te tij te punes shtetasin Fation Berhami. Pastaj eshte kthyer perseri tek vendi ku ishte ndalur mjeti i shoqeruar me kolegun Fation Berhami, dhe ja kane perseritur te njejten thirrje qe largohuni se keni hyre ne territor privat. Drejtuesi i automjetit ne kete moment po godiste gruan qe kishte ne makine dhe ju eshte drejtuar perseri me fjalet “larguhuni se do tju vras te dyve”. Ne kete moment jane terhequr mbrapa sebashku me Fatjon Berhamin dhe kane bere menjehere njoftimin e 129 dhe kane qendruar ne pritje te policise. Largesia ndermjet vendit ku ndodhej makina me fabriken e eshte 70 metra distance.
Ndërsa në deklarimet e tij (djali tyre) shtetasit Arlind Ismalaja, i dtl 27.11.1998, me banim ne Tirane, i pa denuar me pare, i cili deklaron se ka qene ne dijeni se ne mengjes dt 05.07.2021 prinderit e tij jane nisur drejtim te qytetit te Krujes per te vazhduar proçedurat per shitjen e tokes ne pronesi te tyre. Pyetur nese kane patur konflikt te meparshem ndermjet tyre prinderit e tij, thote se si çdo çift kane patur debate familjare ndermjet tyre, por jo te asaj shkalle qe mund te ndodhte nje ngjarje e tille.
Jane bere vendime per kryerjen e ekspertimit teknik te thikes, daktiloskopik, biologjik, teknik biologjik, mjeko ligjor.
Mbi këtë bazë, policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit i dyshuar Artan Ismalaja, i biri i Isuf-it dhe i Hysnije-s i dtl 17.06.1970, lindur ne Kruje dhe me banim ne rrugen “Jordan Misja”, Tirane, me arsim te larte, me gjendje civile martuar, me kombesi dhe shtetesi Shqiptare, i pa denuar me pare , i dyshuar për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare” dhe “Mbajtje pa leje te armeve te ftohta” te parashikuar nga neni 79\c dhe 279 te K.Penal.
alert.al/