Menu

Kuvendi

(Foto) Përqafime, lule dhe torta në Kuvend, deputetët mbyllin seancën e fundit dhe ikin me pushime

Përqafime mes deputetëve, disa prej të cilëve nuk do jenë në legjislaturën e re e cila nis në shtator. Përveç shkrepjes së fotografive, në Kuvend sot u panë lule dhe torta. Ishte seanca e fundit e kësaj legjislature.

Ndërkaq,kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbajtur fjalimin e fundit, pasi tërhiqet nga politika. Duke falënderuar të gjitha forcat politike, familjen e tij politike dhe familjen e tij të ngushtë, per te cilet permendi edhe sakrificat, Ruçi theksoi se nese nuk ka bere ate qe kane pritur qytetaret, arsyeja ka qene se “nuk kam mundur”.

“Në Kuvendin e Shqipërisë  kam ardhur si shërbyes publik dhe kam kontribuar me përkushtim e integritet. Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur. Madje, do të thoshja, nuk kemi  mundur.

Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë”, e mbyllu fjalen e tij Ruçi, qe u shoqerua me pas me duartrokitjen e kolegeve deputete te pranishem ne seance.

alert.al/

Tërhiqet Kuvendi/ Rikthehen gazetarët dhe kamerat në komisione, vendimi i Ruçit

Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr nga vendimi i marrë një muaj më parë për të mbyllur dyert e tij për gazetarët, vendim që solli dhe protestën e raportuesve të politikës.

Në një vendim të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, theksohet ndër të tjera se lejohen gazetarët në komsione dhe përdorimi i celularëve nga ana e tyre.

“Lidhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambiententet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë merret në konsideratë, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi,”– shkruhet ndër të tjera në vendim.

Më 4 qershor, Kuvendi i Shqipërisë publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim synonte që ti “akomodonte” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Vendimi bie ndesh me të drejtën e raportimit dhe transparencën që zyrtarët e lartë kanë për detyrim t’ju japin qytetarëve dhe për rrjedhojë gazetarët dolën në protestë.

alert.al/

Takimi/ Gazetarët i dorëzojnë Kuvendit pesë propozime për rregullren e re

Pesë propozime të gazetarëve që pritet të shqyrtohen nga Kuvendi, në lidhje me vendimin e ri që i ndalon atyre të jenë fizikisht të pranishëm në Komisionet dhe seancat plenare. Në takimin që u zhvillua sot mes sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe përfaqësuesve të mediave, këta të fundit kërkuan rishikim të disa prej rregullave që përmban vendimi i ri.

Konkretisht, gazetarët propozuan që:

Gazetari të jetë në mbledhje të komisionit (pa stativ dhe pa kamera)

Gazetarë të jenë pjesë në komision, me modalitetin që me miratim të zyrës së shtypit mund të marrin pamje

Gazetarët që marrin pjesë në komisione të kenë aparatet celularë të tyre

Garda mos të shoqërojë gazetarët në ambientet e Kuvendit

Të lejohen kamerat në korridore

Gjonçaj u shpreh se këto propozime do të shqyrtohen nga kreu i Kuvendit dhe Byroja dhe më pas do t’i kthehet një përgjigje gazetarëve.

alert.al/

Përjashtimi nga komisionet, Kuvendi fton gazetarët në takim sqarues për rregulloren e re

Kuvendi fton në një takim sqarues gazetarët, të cilët protestuan një ditë më parë në kundërshtim të vendimit për përjashtimin e tyre nga komisionet parlamentare. Pas letrës së drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Kuvendi thekson se Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj, do të presë nesër në orën 11:00 të gjithë gazetarët.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

alert.al/

Gramoz Ruçi përjashton gazetarët nga seancat e Kuvendit, ja rregullorja e re që kufizon kontaktet me deputetët

Kuvendi duket se po shkon drejt mbylljes së mundësive të gazetarëve për të marrë intervista dhe për të pasur kontakte direkte me deputetët, sidomos në ambjentet e Kryesisë, godinës ku dhe zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Në Rregulloren e re, të firmosur nga kryetari Gramoz Ruçi, vendosen kufizime të forta për gazetarët. Ata vërtetë do të lejohen të hyna në ambjentet e Kryesisë, por nuk mundet të zhvillojnë profesionin e tyre si më parë, kur kishin më tepër hapësira për kontakte. Gazetarët do të mund të qendrojnë vetëm në zyrën e shtypit të caktuar nga Kuvendi dhe askund tjetër.

Pjesë nga Rregullorja e re e Kuvendit

Ky është neni përkatës që tregon ku duhet të qendrojnë gazetarët.

Neni 12

Akomodimi

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

  1. Te Kryesia e Kuvendit në Neës Room/ Salla e Gazetarëve , qe ndodhet në katin e

pare te godinës,

  1. Te ambjenti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare

Në këtë Rregullore, thuhet se edhe intervistat me deputetët duhet të programohen më parë. Një formë që u heq gazetarëve mundësinë për të marrë reagime ndaj ngjarjeve që mund të ndodhin gjatë ditës.

alert.al