Menu

masakra e Velipojes

Masakra e Velipojës/ Dëshmia e 17-vjeçarit të plagosur: Pashë gjyshin që u rrëzua, e qëlluan me automatik

Prokurorja Shqiponja Milla kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të plagosurit në masakrën e Velipojës. Kjo masë u pranua nga gjyqtari Besmir Stroka.

Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në spitalin e traumës në Tiranë pasi vijojnë të jenë të shtruar atje. Hasan Ferracaku dhe E.D. nuk kanë mundur që të flasin gjatë seancës për masën e sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Mësohet se Hasan Ferracaku ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një operacioni. Ai që ka folur gjatë seancës për masën e sigurisë është avokati mbrojtës Blerim Bazhdari.

Sipas dosjes të deri tanishme është ende e paqartë edhe për prokurorinë se si ka ndodhur ngjarja dhe se kush janë personat që kanë qëlluar.

Për të saktësuar këtë priten aktet e ekspertimit dhe hetimet e mëtejshme. Në dosjen që ka prokuroria për këtë ngjarje thuhet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh. Janë konstatuar një armë tip pistoletë e llojit TT me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e fishekut ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja të shpërndara në të gjithë vendin ku ndodhi vrasja e katër personave dhe plagosja e dy të tjerëve. Mesnatën e 27 qershorit mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Edmond dhe Xhovan Gocaj dhe kamarieri Musaen Zeneli ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe E.D. Ndërkohë më përpara në dëshminë e dhënë për policinë i riu ka dhënë disa sqarime.

Dëshmia e 17-vjeçarit E.D.

17-vjeçari E.D. është nipi i viktimës Kujtim Ferracaku. Ai mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë. Ja si e tregon dinamikën e ngjarjes

“Punoja tek gjyshi, Kujtim Ferracaku si kamarier dhe pasi kam mbaruar punën rreth orës 23:30 kemi dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pirë një kafe dhe aty kam dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kemi qenë bashkë kemi shkuar tek vendi në fjalë. Aty kam parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin mes tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm. Në këtë kohë ka shkuar aty edhe Kujtimi, gjyshi im dhe ka lëshuar disa fjalë drejt tyre; “janë marre këto punë, kush jeni ju?!” dhe aty kam dëgjuar krisma arme që më kanë ardhur në krah pas meje dhe kam parë gjyshin që është rrëzuar në tokë. Aty kanë filluar edhe të shtëna të tjera me armë zjarri. Armë ka patur gjyshi Kujtimi, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku, djali i Hasanit kurse pala tjetër ka patur automatik. Kur ata kanë qëlluar gjyshi i është kundërpërgjigjur.”, tha ai.

Dëshmia e Hasan Ferracakut para policisë

Edhe Hasan Ferracaku ka dhënë një dëshmi se si ka ndodhur ngjarja.

“Prej disa ditësh kemi patur konflikt me djemtë e Pjetër Gocaj për punë çadrash në plazhin e Velipojës. Kemi marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezlongëve në Velipojë dhe tek ky vend kanë ndërhyrë djemtë e Pjetrit dhe për këtë jemi konfliktuar. Kemi shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit për t’u sqaruar. Është ulur në tavolinë njëri prej djemve të Pjetrit dhe pasi kemi biseduar ka krisur arma e zjarrit ku vëllai i tij ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit dhe e ka vrarë atë. Kur ka qëlluar ai, Kujtimi përpara se të vritej i është kundërpërgjigjur me pistoletë dhe i është hedhur duke i kapur armën djalit të Pjetrit dhe më pas jemi larguar dhe nuk e di çfarë ka ndodhur.”, tha Ferracaku.
Një dëshmi ka dhënë edhe 17-vjeçari Elmedin Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku.

alert.al/

 

Masakra e Velipojës/ Gjykata vendos 'arrest në burg pa afat' për dy të plagosurit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe E.D., dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin E.D., për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Ngjarja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe E.D., nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku dhe E. D., nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

alert,al/

Masakra e Velipojës/ Rama: S'e di si Policia mund të gjendet pas mesnate, ku bëjnë sherr dy komshinj?

Kryeministri Edi Rama përsëriti krahasimin e ministrit Bledi Çuçi, se “policia nuk mund të jetë në mesnate te sherri i dy komshinjve”. Rama tha se Policia e Shtetit nuk dënon, por vetëm reagon dhe ndalon. Kryeministri tha se mediat duhet të bëjnë demaskimin e gjykatësve që nuk zbatojnë detyrë

ama u shpreh se puna e policisë nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, por theksoi se duhet të nxirren mësime. “Çfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundon në fatalitet? Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet”, tha kreu i qeverise.

“Nuk e di si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontekst. Nëse ne do të niseshim, jo këtu në Shqipëri, por nëse shtetet do të niseshin nga rastet për të hequr njerëz nuk do ngelej njeri që të merrte një detyre. Në rastin konkret policia e shtetit nuk është në asnjë situatë problematike. Është vetëm në një proces rritje dhe fuqizimi të mëtejshëm. Pra nuk ka asnjë problematikë më të madhe seç kishte para këtyre ngjarjeve kur gjerat dukeshin normale.

Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me ngrënien e kokave mes krimineleve me njëri tjetrin edhe aty duhet të shikojmë reagimin e policisë, kapacitetin e zbardhjes dhe ndalimit të autorëve.

Nuk ka një krizë në policinë e shtetit, për mua. Bazuar në fakt, kontekst dhe trende. Kështu që puna e policisë nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku mësime për tu nxjerrë ka, por kontekstet janë pa lidhje.

Çfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundon në fatalitet? Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet.

Nëse vijmë tek armëmbajtja pa leje, ne kemi një legjislacion nga më të rëndat. Nga pikëpamja e dënueshmerisë ne kemi problem”, tha Rama.

“Përtej dy ngjarjeve, 3 apo 4, që të mos i kufizoj ka gjëra që patjetër duhen kuptuar dhe shfrytëzuar, por një gjë nuk ndryshon, Policia e Shtetit nuk dënon, por reagon dhe ndalon, çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin. Në rast se fjala vjen mund të konsiderohet arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë kanë armë pa leje dhe armëmbajtja pa leje këtu te ne dënohet rëndë, nuk është policia ajo që çon në burg ata që çon para gjykatës dhe gjykata nuk i dënon as në minimum. Çfarë duhet të bëni ju? Së pari, duhet të bëni demaskimin e gjykatësve se janë fakte skandaloze që ndodhin. Na pëlqen, nuk na pëlqen ne, nuk ka një instrument qeveria që ti bëjë zap. Edhe shumë mirë që nuk e ka. Duhet që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe propozimin e ri për një ristrukturim të Policisë së Shtetit. Rama foli për një moshë të re të efektivëve, fuqizim përmes teknologjisë dhe performancë. Rama tha se duhet të funksionojë çdo hallkë e shtetit që qytetarët të jenë të kënaqur.

“Në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm, për arritjen e moshës, integritetin dhe performancën e secilit dhe fuqizimin e Policisë së Shtetit me teknologji që shumëçka në aspektin e kontrollit të territorit të bëhet më mirë. Kjo është rruga, s’ka rrugë tjetër. Kur flasim për shtetin, shteti është qeveri, polici, prokurori e gjykatë. S’është punë faji kjo. Shkelja e ligjit është përgjegjësi personale, jo kolektive. Nëse njëra nga hallkat nuk funksionon, kjo gjë më pas ka vështirësi. Mjafton të shihni trendin, shumë njerëz me emocionin e ngjarjeve tragjike, s’duan të shohin shifra dhe fakte, por shifrat dhe faktet orientojnë punën tonë”, tha Rama.

Dëshmia e nënës së Mausaenit: “Si u vra im bir, dua të shoh kamerat e sigurisë! Kërkoj drejtësi!"

Kjo është dëshmia e nënës së Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë.

“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi. Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë.

Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular ate djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.
Mora tezen time ne Itali dhe me tha beju e forte. Kur me tha behu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam uleritur. Se te shkosh ne spital te lash rrobat e urgjencës, mua per momentin mu duke peshqiri si i djalit tim, nje i vogel me lule dhe une e lava. Me tha une jam i semure dhe sa te marr veten se ka ndodhur nje ngjarje shume e rende djalit jot e ka marre plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjences dhe aty kishte nje saksi me gure dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova. Ishte dita e pare e punes e tij ne Velipoje.

Djali im ka qene shume punetor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam pare nje hije te zeze. Erdhen koleget dhe me thane mbaje veten dhe me i thash s’kam si ta mbaj se me kane vrare djalin. Djali im nuk ka qene autik dhe nuk e di kush e ka nxjerre kete se ai eshte autik. Kjo me ka lenduar shume dhe eshte e papranueshme sepse ai nuk ka qene i semure. Nuk e di se femija im nuk ka patur leke ne xhep se edhe nese nuk kam patur une t’ia jap ia ka dhene Remzia qe e ka patur si xhaxha.

Gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire, por kam punen dhe mundohem. Kjo ngjarje me ka shkaterruar. Me shkaterrojne edhe fjalet qe fliten ne media se ai nuk ka qene autik. Kur kane ardhur mesueset dhe nxenesit dhe me kane mbushur arkivolin me trendafila dhe karafila me eshte dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qene genjeshter. Pse te me çahet zemra edhe me teper. Per te gjithe ata qe jane sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume. Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar, por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Une nuk e di si eshte qelluar Musaeni sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar. I kane ndryshuar edhe emrin dhe kjo me ka ngaterruar se une kur kam dale per te shkuar ne mengjes ne pune do te me kishte lajmeruar dikush por kjo eshte arsyeja qe e morem vesh me vonese. Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e kerkujt”. /News24


Dëshmia e të plagosurit: "Shkuam për t’u sqaruar, por Gocajt qëlluan të parët"

Është zbardhur dëshmia e Hasan Ferracaku, një nga të plagosurit në masakarën e Velipojës, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Ai u shpreh se debati mes tyre dhe Gocajt fillimisht kishte nisur në vendin ku mbanin shezlonget. Hasan Ferracaku thotë se pasi nuk u sqaruan shkuan në darkë u ulën së bashku për t’u sqaruar, por që debati kishte agravuar në përdorimin e armëve.

Ai u shpreh se pronarët e hoteleve “Gocaj” i kishin vënë shezlonget në vendin e tyre, pasi sipas tij ata kishin të drejtë pasi kishin marr leje.

Ferracaku tha se ata kishin qëlluar drejt vëllait të tij, dhe më pas ky i fundit është vetëmbrojtur.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç.

alert.al/

Masakra e Velipojës/ Arrestohen dy të plagosurit te “Trauma”, në kërkim tre nipat e Kujtim Ferracakut

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Velipojë mesnatën e sotme, ku gjatë një konflikti me armë zjarri mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Si pasojë e konfliktit të armatosur mbetën të plagosur Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Tyli, 17 vjeç, të cilët gjenden të shtuar te spitali i Traumës. Për këta të dy policia ka lëshuar urdhër arresti dhe do të shoqërohen në polici sapo gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në ngjarje dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

Masakra e Velipojës/ Dyshohet se u përdorën 6 armë, shpallen në kërkim dy persona, 20 të shoqëruar

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë me katër të vdekur dhe dy të plagosur në Velipojë. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku. Ndërkohë janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si shtetas që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë.

Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njeri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Të vrarë pas konfliktit që dyshohet se nisi për hapësirat në plazh mbetën Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli, 17 vjeç ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i tij. Nga pala tjetër mbetën të vrarë vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamerier në plazhin e Velipojës.

alert.al/

Plumbat i morën jetën, kamarieri 20 vjeç e kishte ditën e parë të punës

Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç është njëri prej viktimave që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Velipojë, pas shkëmbimit me armë zjarri mes pronarëve të dy hoteleve.

Dje ishte dita e parë e punës për 20-vjeçarin si kamerier në hotelin “Gocaj” dhe fatkeqësisht dita e parë e punës së tij përfundoi të ishte dita e fundit e jetës.

Gjatë momentit kur dy familjet Ferrcaku dhe Gocaj filluan konfliktin me armë i pranishëm ka qenë dhe 20-vjeçari, i cili ka marrë disa plumba dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

alert.al/