Menu

Mexhit Picari

Arrestohet edhe e bija e Mexhit Picarit, si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt

Arrestohet edhe Dhurata Saliaj, bashkëshortja e viktimës Kudret Saliaj, me akuzën bashkëpunim në vrasje.

Njoftimi i Policisë

Vihet në pranga bashkëpunëtorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:

  1. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

alert.al/

“E vrava se Kudreti më ofendoi vajzën kur u përballëm”. Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit

Zbardhet dëshmia e plotë në Polici e Mexhit Picarit i cili vrau sot ish-dhëndrrin e tij, Kudret Salija në një lokal tek Gjykata e Tiranës. Ai ka thënë se Kudreti kohët e fundit e ka shqetësuar shumë atë dhe familjen e tij, madje e ka kërcënuar, ndaj dhe Mexhiti tha se mbante armë me vete.

Arsyeja se pse e vrau, ai i tha policisë se ishte “ngaqë viktima i kishte ofenduar vajzën ditën e sotme kur ishin përballur”.

“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe une e qellova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazes se Re ne shtepine e motrës”, ka thënë Picari

Ngjarja

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama. Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

alert.al

Kronololgjia/ Nga kërcënimet e dhëndrrit “Do ta bëj Dhuratën copa-copa”, deri tek vetëgjyqësia Mexhit Picarit

Mungesa e drejtësisë shkaktoi tragjedinë familjare në Gjykatën e Tiranës. Konflikti familjar është përplasur në dyert e institucioneve qysh prej dy vjetësh. Divorci zvarritej për kujdestarinë e fëmijëve, ndërkohë që viktima kishte kërkuar dhe urdhër-mbrojtje. Sherri familjar ishte i njohur për policinë dhe prokurorinë.

Dëshmitë e fqinjëve

Ata kanë deklaruar se gjendja psikologjike e 52-vjeçarit Picari ishte rëndë për shkak të konflikteve të vazhdueshme të së bijës me ish-dhëndrin.
Ky i fundit, i cili mbeti i vrarë sot është shprehur disa herë se “do e vriste Dhuratën”, vajzën e autorit me të cilën ishte në proces divorci dhe se “do shpëtonte prej saj vetëm kur ta vriste”.

“I kishte thënë Mexhitit do ta bëj copa-copa Dhuratën. Mexhiti ishte shumë keq, në gjendje të rëndë psikologjike prej kohësh”, kanë deklaruar fqinjët.

Ata kanë pohuar se Kudret Saliaj, dhëndri kishte kërkuar dhe urdhër mbrojtje nga gjykata, por nuk i ishte pranuar pasi e kanë cilësuar si të parrezikshëm 53-vjeçarin Mexhit Picari. Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes, në momentin e vrasjes ka qenë dhe djali i çiftit.

Ngjarja

Pamje të rëndë janë ato që vijnë pas ekzekutimit me 5 plumba të Kudret Saliajit në mes të një lokali në Tiranë nga ish-vjehrri i tij, Mexhi Picari. 41-vjeçari është lënë i vdekur në tokë nga të shtënat me armë zjarri të ish-vjehrrit të tij, i cili tha se vrau për nderin e vajzës. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, i cili siç shihet po qendron i ulur në karrige duke folur në celular.

Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Sipas dëshmitarëve, nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Dëshmia në polici

Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.

Nuk dihet nëse plumbat e kanë kapur rastësisht Camajn, i cili është edhe avokati i Nevaldo Hajdarajt, ish policit që vrau Klodian Rashën. Avokatin e ka prekur një plumb dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.

Pritej që sot Gjykata t’i jepte kujdestarinë Kudret Saliajt i cili u vra nga vjehrri Mexhit Picari. Autori e vrau Saliajn pas seancës së 5 të divorcit me vajzën e tij. Sipas autorit viktima e kishte akuzuar pa të drejtë vajzën e tij për tradhti dhe për dhunë në familje.

Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020 nga viktima, ndërsa gjyqtare ishte Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca ndërsa sot ka qenë seanca e pestë.

Viktima ka akuzuar ish-gruan e tij për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj, ndonëse kjo e fundit i ka mohuar akuzat. 3 fëmijët qëndronin me babanë e tyre duke mos lënë nënë e tyre, Dhuratën që t’i takonte. Sipas saj, burri i ka manipuluar fëmijët duke i gënjyer. Mirëpo teksa nga njëra anë gruaja ka mohuar akuzat, në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës.

Më datë 2 Tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

alert.al