Menu

nenujore

Gjenden 310 municione dhe armë në det, marina franceze po ndihmon në pastrimin e Gjirit të Vlorës

Në gjirin e Vlorës gjatë pastrimit të detit nga forcat detare shqiptare dhe marina franceze janë gjetur 310 municione historike të kalibrave të ndryshëm. Ky aktivitet i fundit ka kontribuar në ‘pastrimin’ e gjirit të Vlorës, një vend turistik mjaft i frekuentuar, siguria e të cilit është përmirësuar në këtë mënyrë. Gjiri i Vlorës është 19 km i gjatë dhe 16 km i gjerë duke filluar nga Kepi i Triportit dhe duke përfundon tek Kepi i Gjuhëzës, midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit.

Lajmin e bën me dije ambasada franceze në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Në bashkëpunim me forcave detare shqiptare të komanduara nga kapiteni i fregatës Sabri Gjinollari, një ish-student i Shkollës së Luftës në Paris u kryen shumë aktivitete si: ushtrim manovrimi dhe lundrimi me anijen patrulluese Oriku; ekspertiza e një rrënoje të bazuar që pengon në bazën detare Pashaliman; kërkimi i armëve të pashpërthyera nga zhytësit dhe mjetet e specializuara teknike (AUV).

Ky aktivitet i fundit bëri të mundur në veçanti zbulimin dhe nxjerrjen e 310 municioneve historike të kalibrave të ndryshëm, duke kontribuar në kthimin e gjirit të Vlorës, një vend i rëndësishëm turistik, siguria e të cilit është përmirësuar në këtë mënyrë”.

Ky bashkëpunim i frytshëm, thotë ambasada, bën të mundur parashikimin e ndjekjes së aktiviteteve me interes të përbashkët me rastin e ndalesave të rradhës të Marinës franceze në Shqipëri.

alert.al/