Menu

Presidenti Meta

Presidenti Meta nuk e njeh vendimin për shkarkimin: Pres të bashkëpunoj me parlamentin e ri

Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore.

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar vendimin e Kuvedit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i  ‘gatshëm për takimin e 10 majit’, duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e Metës nuk u dëgjuan.

“Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist, në një epokë të pluralizmit politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe duhet ët jemi të duruar deri sa të përfundojnë proceset e ankimimit. Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë. Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte axhendën”, tha Meta.

Më tej. duke u ndalur tek zgjedhjet, presidenti tha se ka berë shume për parandalimin e manipulimit të tyre.

“Siç e dini, pushtetin në gjithë territorin e vendit e kontrollon një parti. Nuk po ju lodh kokën as juve dhe as gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër Presidentit, por është një gjë tepër e qartë që gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Është për të ardhur keq që numri i denoncimeve zgjedhore para dhe pas procesit të zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se në 2017.  Kjo ka ndodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës e Shijakut, por edhe për shkak të sfidës që është bërë publikisht për të përsëritur tërmetin e Dibrës edhe në Vlorë, e gjithë Shqipërinë. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri”, tha Meta.

alert.al/

Kuvendi voton për shkarkimin, Presidenti "festë" me Ansamblin e Dibrës

Presidentit të Republikës, Ilir Meta vijon pa shqetësime axhendën e tij, edhe pse Kuvendi është mbledhur në këto momente për ta shkarkuar. Meta do të ketë momente festive sot në institucionin që drejton teksa pritet të jetë mikpritës i Ansamblit Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” ku do të zhvillohet një aktivitet kulturor.

“Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, bëhet me dije nga Presidenca.

alert.al/

“Akt i dënueshëm, Rregullorja e Kuvendit pengon raportimin e gazetarëve”, Meta reagon në mbrojtje të mediave

Nuk reagojnë shoqatat e gazetarëve, por Presidenti Meta s’ka qëndruar indiferent para shkeljes së të drejtave të gazetarëve nga Kuvendi. Miratimi i rregullores së re të këtij institucioni, që kufizon punën normale të gazetarëve dhe operatorëve është quajtur nga Meta si një akt antidemokratik.  “I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara”, deklaron Meta në reagimin e tij pak më parë.

“Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri”, thekson Presidenti Meta.

Më tej Meta rendit precedentët e tjerë të këtij institucioni në raport me median. “Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, deklaron Meta.

“Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit”.

alert.al/

“Platformë gjithëpërfshirëse për dialogun me Serbinë” zbardhet takimi i Metës me kryeparlamentarin Konjufca

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, – theksoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë. Me lehtësimin e masave antiCovid dhe me afrimin e sezonit turistik, Presidenti Meta inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.

alert.al/

Kushtetuesja/ Seanca për Teatrin, këshilltari Dervishaj: Të thirren si dëshmitarë senatorët italianë

Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit deklaroi sot në hapjen e senacës në Gjykatën Kushtetuese, se për Teatrin kombëtar është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë. Sipas tij janë rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.

  1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
    2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
    3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
    4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
    5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
    6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
    7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
    8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
    9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
    10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
    11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
    12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
    13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
    14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
    15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
  2. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
    17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
    18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
    19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

Në Padinë e Presidentit thuhet se ligji është antikushtetues pasi paracakton garën. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

  1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
    2. Përfaqësues të Europa Nostra
    3. Përfaqësues të KLSH
    4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
    5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
    6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
    7. Erjon Veliaj
    8. Arbi Mzniku
    9. Toni Gogu
    10. Behar Zeneli
    11. Artan Lame
    12. Artan Shkreli
    13. Mirela Kumbaro
    14. Elva Margariti

alert.al/