Menu

Qendra Alert

Raporti i KE-së tregoi që në shëndetësi nuk ka pasur progres, kemi rënie të financimeve për këtë sektor

Dr. Erion Dasho, Ekspert i Politikave Shëndetësore në lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se raporti i komisionit europian ka treguar se në shëndetësi nuk ka patur progress por regres.

Sipas Dashos, raporti gjithashtu konstaton se një përqindje e vogël e investimeve për shëndetësinë shkon për pajisjet mjekësore.

Dasho: Komisioni është i drejtpërdrejtë.

Tregon se në rrugën e integrimit europian nuk ka shaka.

Komisioni ka folur shumë qartë që në shëndetësi nuk ka patur progres, madje ka patur regres gjatë periudhës që mbulon raporti.

Kemi një rënie të financimeve për shëndetësinë.

Kemi një rritje të shpenzimeve nga xhepi i pacientëve.

Dhe këto janë shumë shqetësuese.

Përveç kësaj raporti i komisionit konstaton që një përqindje shumë e vogël e investimeve për shëndetësinë ose shpenzimeve për shëndetësinë shkon drejt investimeve dhe investimet në pajisjet mjekësore sidomos aty ku evidentohen edhe mangësitë më të mëdha në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Të gjitha këto kanë mangësi dhe mangësi të dukshme.

Më pas komisioni ndalet edhe në disa prioritete të BE-së, dhe që ndoshta kanë qenë edhe arsyet e shkaku i këtij vlerësimi siç është lufta kundër duhanit ku ka mangësi.

Siç është programi për mbështetjen e shëndetit mendor ku përsëri konstatohet mangësi.

Kjo duhet të shërbejë si këmbanë alarmi, si ftesë për zgjim të qytetarëve që të kërkojnë të drejtat e tyre në raport me marrjen e kujdesit shëndetësor.

Erald Hysa: Ndryshimet e AMF-së që Prekin Tregun e Sigurimeve për 2025

Në emisionin “Alert,” moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, i ftuar ishte ekspert i industrisë së sigurimeve, Erald Hysa. U diskutua për një ndryshim të rëndësishëm që AMF po sjell në tregun e sigurimeve, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Sipas këtij ndryshimi, kompanitë e sigurimeve do të kenë mundësinë të përdorin një faktor të ri, që varion nga 0 në 9, për të rregulluar çmimin e sigurimit për klientët. Një vlerë më e ulët e këtij faktori e ul çmimin e sigurimit, ndërsa një vlerë më e lartë e rrit atë.

 

Ky ndryshim lejon kompanitë të përshtatin çmimet më lirisht, pa kërkuar miratimin e AMF-së për çdo ndryshim, siç kërkohej më parë dy herë në vit. Kjo mund të krijojë situata ku dy persona që blejnë të njëjtin siguracion për të njëjtën pronë në momente të ndryshme mund të paguajnë çmime të ndryshme, në varësi të klasifikimit si klient preferencial nga kompania e sigurimeve.

 

Erald Hysa theksoi se ky ndryshim mund të nxisë qytetarët të angazhohen më shumë në sigurimin e aseteve të tjera, sepse do të kenë mundësi për tarifa më të ulëta nëse tregohen të përgjegjshëm dhe menaxhojnë rrezikun me kujdes.

Ndiqni emisionin e plote

Bonus-Malus / Edmond Dede: Duhet ta kishim pasur si mekanizëm qysh në 1992, të mos penalizohet ata që nuk bëjnë dëme

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Edmond Dede, Ekspert Sigurimesh tha se ne kemi pasur një ligj qysh në vitin 1992 që duhet të kishim mekanizimin bonus malus.

 

Dede: Ne kemi pasur një ligj qysh në vitin 1992 që duhet të kishim mekanizimin bonus malus. U kujtuar në vitin 2025 për këtë. kompanitë e sigurimit duhet të mbajnë statistika, kush janë njerëzit dhe çfarë dëmesh kanë bënë, për të mos paguar primin 1. Pse të penalizohet ai që nuk ka bërë asnjë dëme me një 20-vjeçar që ka bërë dëme.

Statistikat e aksidenteve duhet të ishin futur në përllogaritjen e sistemit prim. Është gjetur mekanizmi për kategoritë. Kush nuk bën dëme paguan me pak.

 

Bonus-Malus / Edmond Dede: Nuk kemi evidentues shpejtësie, të vendosen direkt gjobë për tejkalim

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Edmond Dede, Ekspert Sigurimesh tha se këtu në vendin tonë nuk ka limitator shpejtësie që të vendos gjobë direkt

Dede: Këtu nuk ka limitator shpejtësie që të vendos gjobë direkt. Nuk ka evidentues. Dhe aty ka tabelë 40 duket të ketë një makineri që të vendos gjobë. I lënë mjetet për riparim në mes të rrugës. Të jetë me ndriçim që të shihet kur goditet tjetri. Janë shumë faktorë që ndikojnë në aksidente, këtu nuk e merr vesh nga të vjen makina.  

 

Bonus-Malus/ Hysa: Ka pasur disa përpjeke për ta futur në vend, projekti ka nevojë për sqarime

Në “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, Erald Hysa, Ekspert i Industrisë së Sigurimeve tha se praktika bonus-malus është futur në vendin tonë.

Hysa: Në parim në teori, në eksperiencat e rajonit është diçka pozitive, e kemi pritur dhe e kemi kërkuar që të hynte. Kanë qenë disa përpjekje qysh në 1992, por në vitin 2005 është përgatitur e para, u reklamua që do të hynte në vitin 1 prill me klasat e ngjashme të sistemit italian. Pas ligjit të vitit 2021 u përmend që do të të ketë bonus malus dhe erdhi mbi këtë rregullore.

Kjo rregullore ka nevojë për sqarime reale dhe ka ndryshime nga viti 2019. Projekti i atij vitit ishte i stilit italian dhe ky është një stil miks. Futen edhe 7 faktorë për llogaritjen e primit. Ideja është se ka nevojë për sqarime sepse 1 janari erdhi dhe tregu duhet sqaruar akoma.