Menu

Rama

"Si të fitosh një mandat të tretë", Rama leksion PASOKU-t, në simpoziumin e organizuar nga Papandreou

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, në Athinë organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Pas komplimenteve të shumta në drejtim të kryeministrit shqiptar, Papandreou i kërkoi Ramës të flasë se si ka arritur të marrë mandatin e tretë për të qeverisur për 4 vitet në vijim.

Rama tha se mbi të gjitha PS dhe ai ia doli për mandatin e tretë pasi ka luftuar që të mbetet në sytë e njerëzve partia e ndryshimit.

“Është kënaqësi që kthehem këtu dhe pse nuk është e lehtë të kuptosh që jemi më të vjetër, sërish jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente mjaft të këndshme.

Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ia dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve partia që identifikohet me ndryshimin dhe për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar e ndryshuar partinë tonë. Jemi përpjekur të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës dhe të kemi një sinergji në sytë e publikut midis çfarë dhe kujt identifikohet partia dhe atyre që shihen si përfaqësues të drejtpërdrejt të njerëzve. Kjo mendoj ka qenë e para”, tha Rama.

Tjetra, sipas tij ka të bëjë me atë çka ka bërë PS. “Me sa duket për njerëzit është më në fund e qartë se kjo është rruga drejt progresit dhe se puna duhet përfunduar. Shumë gjëra janë më mirë nga ç’ishin, por ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë mjaft të sinqertë me njerëzit duke iu thënë se nëse e krahasojmë atë çka kemi bërë me atë që duhet të bëjmë jemi ende larg të themi po ia dolëm. Sigurisht ajo që kemi bërë mjafton jo për të qenë t’u kënaqur por për të qenë të sigurt se kjo është rruga. mendoj se rezultatet janë të dukshme për të krijuar mendimi ne përgjithshëm se puna është në progres dhe është në drejtimi ne duhur. Kemi pasur një perceptim mjaft të qëndrueshëm për këtë drejtim të duhur që ka qenë njëfarësoj gjithmonë rruga për ne”, u shpreh kryeministri.

Ai deklaroi më tej se ka qenë një fushatë mjaft e çuditshme dhe përgjithësisht një luftë e çuditshme dhe për shkak të COVID dhe për shkak se po kërkohej një mandat i tretë që nuk është e lehtë. “Por ia dolëm por tashmë jam mjaft optimist sepse kemi mjaft punë të rëndësishme për mjedisin, energjinë, infrastrukturën dhe po kështu shumë themele të mira për kulturën tonë dhe teknologjinë e informacionit ia kemi dalë të kryejmë një ndryshim të shpejt për qeverisjen elektronike”, tha Rama.

alert.al/

Incidenti me armë tek “Orange”, Rama shkarkon të gjithë shefat e policisë në Sarandë

Kryeministri Rama në takimin që zhvilloi me përfaqësues të Policisë së Shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar ‘Orange’, ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.  Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde policë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e bëri edhe më parë përgjgjës direkt Policinë e Shtetit, për ngjarjen e në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i bar ‘Orange’ dhe aksidentalisht shqiptari me pasaportë amerikane, Marin Jano. Kreu i qeverisë thotë se ky rast është ulëritës dhe i pajustifikueshëm për policinë e Sarandës, e madje është ndëshkuar struktura nga brenda policisë dhe janë marrë masa. Sipas Ramës, në këtë rast nuk ka përgjegjësi gjykata, por policia.

alert.al/

Arrestimi i Fatos Tushes, reagon Rama: S’ka mbrojtje nga PS, të përgjigjet vetë para drejtësisë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas arrestimit nga SPAK të krebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.
Deklarata e Ramës
“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.
alert.al/

Rama në Forumin e Prespës: BE nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon! Jemi mjaftueshëm të mëdhenj

Kryeministri Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës. Në fjalimin e tij, edhe një njëherë tjerë, Rama kritikoi Bashkimin Evropian, pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri e sheh në një këndvështrim tjetër këtë vendim, kur thotë se “BE nuk mund të na thotë çfarë të bëjmë”.

“Të falenderojmë Zotin që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera?! U thirrëm nga Papa e BE-së, Merkel dhe u gjetëm të gjithë në një tryezë. Kjo ishte një kthesë, që rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja dhe po ashtu vendosi pengesë para burokracive të Brukselit. Por, nuk është punë e tyre që të zgjidhin problemet tona. Ne bëmë diçka të shkëlqyer, u mblodhëm. Na duhet të shtyrje. Ata janë më të frustruar prej nesh. Nuk do të lusim, nuk do të themi jemi djem të mirë, jemi çuna të mirë”.

Pas “Jo”-së nga Bullgaria, Unioni nuk u dakordësua për caktimin e konferencës për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Me fjalë të prera dhe ironike, kryeminstri e cilëson si “një konferencë më pak për ne. Më mirë për ne. Të  mblidhemi me njëri-tjetrin”.

alert.al/

Negociatat me BE/ Rama nga Shkupi: Dështoi Brukseli, jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut!

Një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, flet kryeministri Edi Rama.

Nga Shkupi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Rama deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk dështuan, por ajo që dështoi ishte vetë BE.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë.

Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thonin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, tha kryeministri Rama.

alert.al/

"Dënimi i Llallës, sinjal për shtetin e së drejtës", Rama për France 24: Tani të hapen negociatat

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit të saj në Bashkimin Evropian, të cilat janë bllokuar për disa vjet.

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbetet i kujdesshëm, edhe pse mendon se vendi i tij duhet “normalisht” të marrë dritën jeshile nga Brukseli. Frankofoni beson se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, një shenjë që ai thotë për ardhjen e një “demokracie funksionale”.

Kjo është përmbledhja e televizioni “France 24 gjatë një interviste që dha kryeministri Edi Rama.
Përballë gazetares Caroline de Camaret, kreu i qeverisë u ndal tek dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla apo dhe tek procesi i integrimit të vendit drejt BE si dhe te pandemia dhe lufta kundër korrupsionit.

Kreu i qeverisë shqiptare e quajti një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës, dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla.

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”, u shpreh Rama.

Teksa u ndal tek integrimit, Rama tha se nuk nuk e surprizon asgjë në Bruksel. “Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë.”, pohoi ai.

Mes të tjerash kryeministri u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa cilësoi se ato u njohën nga OSBE/ODHIR-i.

“Ne kemi një raport nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Jam shumë i kënaqur që mu bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë. Nuk janë të dhëna personale individuale që kanë dalë, por janë dhënë tek organizata e partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale. Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, numri i kartave të Identitetit, nuk është personal. Është një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin civil, por nuk është e dhënë sensitive.” tha Rama.

Po ashtu Rama vlerësoi vendimin e BE për të hapur dyert për shqiptarët, ndërsa u shpreh se “Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat. Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët.”, nënvizoi Rama.

alert.al/

Përplasja/ Duan t'i bëjnë "gjyqin" para Ramës, Dritan Leli u mbyll sallën e teatrit këshilltarëve, takohemi në "zoom"

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan në fillim të këtij muaji që të kenë një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, dhe të pranishëm të jenë deputetët e qarkut, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Shqetësimi i strukturave të PS në Vlorë, është ngritur pas përplasjes së Dritan Lelit me Edi Ramën. Sipas tyre, kjo u shkaktoi atyre humbje të një pjese të votave në 25 prill. Për këtë, ata donin t’i bënin ballafaqim para gjithë deputetëve dhe vetë Ramës.

Në përgjigjen e kryebashkiakut të Vlorës nuk fshihet sarkazma.

Leli i kthen përgjigje Këshillit të Bashkisë dhe i njofton se mbledhja duhet të zhvillohet online siç janë bërë gjatë gjithë kohës, pasi grumbullimet janë të ndaluara me ligj. Në urdhrin e firmosur nga kryebashkiaku i Vlorës, thuhet se ambientet e Teatrit “Petro Marko” nuk do të përdoren për këtë takim.

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko.

Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shkruan Dritan Leli dhe ndan fotot e mëposhtme.

Rama ikën në Budapest, në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në seancën e shkarkimit të Metës

Kryeministri Edi Ram është nisur mëngjesin e sotëm drejt kryqytetit të Hungarisë Budapest për një vizitë zyrtare. Mesohet se Rama do qendrojë në Budapest deri pasditen e nesërme. Pas Budapestiti kreu i qeverisë shqiptare do udhëtojë për në Bullgari. Edhe në Sofie, kryqyetin bullgar, Kryeministri Rama do zhvillojë një vizitë zyrtare.

Në Sofie Rama do qendrojë edhe paraditen e së mërkurës, ditë kur Parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi javën e kaluar që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme më 9 qershor, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Një komision hetimor ka konstatuar javën e kaluar se Meta ka shkelur 16 nene të Kushtetutës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit dhe se ai duhet të shkarkohet një vit përpara se t’i përfundojë mandati. Hetimet janë kërkuar nga 49 ligjvënës të Partisë Socialiste në pushtet, të cilët kanë argumentuar se Meta nuk e ka përmbushur detyrën kushtetuese për garantimin e unitetit kombëtar përpara zgjedhjeve, duke anuar ngaopozita.

Por, nëse ligjvënësit votojnë për largimin e Metës nga zyra, miratimin përfundimtar duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajsh.

alert.al/

Ky është njeriu që do të ndërtojë fabrikën e vaksinave në Shqipëri, Rama takon biznesmenin turk

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Turqi është takuar me Canturk Alagöz, biznesmenin e njohur dhe personin që ka në dorë shpërndarjen e vaskinës kineze “Sinovac”. Rama thotë se me biznesmenin turk diskutoi edhe për mundësinë e hapjes së një fabrike të prodhimit të vaksinave në vendin tonë. “Të shohim”, shkruan në fund të postimit Rama, një fjalë ekuivalente me atë turke “kësmet”.

“PHOTO OF THE DAY

***i nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan kryeministri Rama.

alert.al/

Vizita dyditore e Ramës në Ankara: Takim me Erdogan, bisedime për projektet e nisura

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një vizitë 2-ditore në Ankara të Turqisë. Rama shprehet se e realizon këtë vizitë  në Ankara, për të shtuar bashkëpunimin dypalësh mes minisitrive, për ecurinë e projekteve të përbashkëta.

Postimi i kryeminisitrit Edi Rama:

Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport. Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, sipas “Anadolu Axhans”, kryeministri Rama pritet të takohet me presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

Nga ana tjetër, sot Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku kryetari i PS-së nuk ishte i pranishëm. Asambleja PS miratori 4 vendime që kanë të bëjnë me thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 12 qershor, analizën e zgjedhjeve të 25 prillit apo me zgjedhjet në strukturat vendore të PS.

alert.al/