Menu

Reforma ne drejtesi

"Dënimi i Llallës, sinjal për shtetin e së drejtës", Rama për France 24: Tani të hapen negociatat

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit të saj në Bashkimin Evropian, të cilat janë bllokuar për disa vjet.

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbetet i kujdesshëm, edhe pse mendon se vendi i tij duhet “normalisht” të marrë dritën jeshile nga Brukseli. Frankofoni beson se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, një shenjë që ai thotë për ardhjen e një “demokracie funksionale”.

Kjo është përmbledhja e televizioni “France 24 gjatë një interviste që dha kryeministri Edi Rama.
Përballë gazetares Caroline de Camaret, kreu i qeverisë u ndal tek dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla apo dhe tek procesi i integrimit të vendit drejt BE si dhe te pandemia dhe lufta kundër korrupsionit.

Kreu i qeverisë shqiptare e quajti një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës, dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla.

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”, u shpreh Rama.

Teksa u ndal tek integrimit, Rama tha se nuk nuk e surprizon asgjë në Bruksel. “Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë.”, pohoi ai.

Mes të tjerash kryeministri u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa cilësoi se ato u njohën nga OSBE/ODHIR-i.

“Ne kemi një raport nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Jam shumë i kënaqur që mu bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë. Nuk janë të dhëna personale individuale që kanë dalë, por janë dhënë tek organizata e partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale. Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, numri i kartave të Identitetit, nuk është personal. Është një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin civil, por nuk është e dhënë sensitive.” tha Rama.

Po ashtu Rama vlerësoi vendimin e BE për të hapur dyert për shqiptarët, ndërsa u shpreh se “Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat. Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët.”, nënvizoi Rama.

alert.al/

“Hapi tjetër i Reformës në Drejtësi”, Zv.Prokurori i Drejtësisë Amerikane pret ministren Gjonaj, takime edhe në DASH

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Bruce Sëartz ka pritur në zyrë ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj, shkruan neësbomb.al. Takimi është zhvilluar në zyrat e Departamentit në Uashington.

“Sot, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Asociuar, Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Bruce Sëartz mirëpriti Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Uashington DC, për të diskutuar për përparimin dhe hapat e ardhshëm në Reformën e Drejtësisë të mbështetur nga SHBA në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga vetë faqa zyrtare e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ky takim i Gjonajt me zv.Prokurorin e Përgjithshëm të Deppartamentit të Drejtësisë së SHBA, vjen në një moment kur në Shqipëri diskutohet ende vendimi i DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Departamenti i Drejtësisë drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, i cili emërohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe duhet të konfirmohet me shumicë votash të Senatit të ShBA, shkruan neësbomb.al. Prokurori i Përgjithshëm është anëtar i Kabinetit të Presidentit.

Nga DASH, ministrja zhvilloi takime me David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në  Departamentin e Shtetit dhe Jorgan K. Andreës, Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit në Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit.

Në këto takime me përfaqësuesit e intitucioneve më të larta të Shteteve të Bashkuara u diskutua gjerësisht mbi reformën në Drejtësi, sfidat dhe rritjen e mbështetjes të asistencës teknike të SHBA-së për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe hapat që duhen ndjekur për suksesin e kësaj reforme.

Ministrja shqiptare garantoi vullnetin e plotë dhe të patundur të qeverisë shqiptare për zbatimin e saj, jo vetëm si prioriteti i agjendes së vendit në kuadër të integrimit në BE, por edhe si prioritet i qëndrueshëm i qeverisë. Gjonaj u kërkoi partnerëve amerikanë vijimësinë dhe rritjen e asistencës teknike për të forcuar kapacitetet dhe rezultatet e kësaj reforme.

Nga ana e tij zv.Prokurori Bruce C. Sëartz i garantoi Ministres Gjonaj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë mbështetës i Reformës në Drejtësi dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e asistencës teknike për suksesin e plotë të kësaj reforme.  Ai u shpreh besimplotë për vijueshmërinë e partneritetit dhe bashkëpunimit shumë të mirë me qeverinë shqiptare për ecurinë e reformës në Drejtësi.

Gjithashtu në takimet e zhvilluara me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, David Kostelancik dhe Jorgan K. Andreës, Ministres Gjonaj iu garantua vijueshmëria e mbështetjes për reformën në Drejtësi.

alert.al/

Ambasadorja Yuri Kim: Të funksionojë Gjykata e Lartë, pavarësisht shkëmbinjve që bllokojnë rrugën

Ambasadorja e SHBA ka kërkuar që Reforma në Drejtësi të vazhdojë me vënien në funksion të Gjykatës së Lartë, pavarësisht pengesave që mund të dalin. Apeli i saj u bë gjatë fjalës së mbajtur para gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësuesve të tjerë të drejtësisë.

Fjala e plotë e Ambasadores Yuri Kim

Të nderuar Kryetar dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, përfaqësues të nderuar të institucioneve shqiptare të drejtësisë, partnerë, të dashur të ftuar. Është kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë aktivitet. E vlerësoj ftesën dhe mundësinë.

Në vitin 2016, Qeveria e SHBA mbështeti ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, të cilat krijuan një kornizë për reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë në Shqipëri. Jam krenare që jam këtu sot për të ripohuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe miratimin e kësaj pakete të fundit të ndryshimeve ligjore. Këto ndryshime të fundit përbëjnë një moment të rëndësishëm historik në përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe do të lehtësojnë shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata e Lartë.

Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri, më kanë treguar shumë herë për rëndësinë e maleve për historinë e Shqipërisë. Historia e reformës në drejtësi nuk është e ndryshme nga kjo.

Që nga viti 2016, ju, aktorët kryesorë në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë, së bashku me popullin e Shqipërisë, keni qenë duke iu ngjitur një mali. Ky ka qenë një shteg i kthesave të papritura, sfidave dhe pengesave të paparashikuara. Jam këtu sot për t’ju kujtuar se po i afroheni majës. Ju them se pamja nga lart është e një të ardhmeje më të ndritur dhe me mundësi më të mira. Vizioni se ku mund të shkoni nga atje është i qartë. Ne do të arrijmë atje së bashku, hap pas hapi.

Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku.

Në opinionin e tij të qershorit 2020, Komisioni i Venecias nënvizoi se funksionimi i Gjykatës së Lartë mund të jetë edhe më vendimtar për stabilitetin e Shqipërisë, sesa prania e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë qëllim, jam krenare për punën që po bëjmë për të zvogëluar numrin e çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe për të vendosur politika që parandalojnë përsëritjen e tyre. Përmes punës së Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura, të mbështetur nga SHBA, ne po bëjmë pjesën tonë që të përmirësojmë efikasitetin në Gjykatën e Lartë dhe për të siguruar që një Gjykatë e Lartë funksionale të ndihmojë për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë qasje në drejtësi, një pikë thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë, janë tashmë funksionale dhe reforma në drejtësi po sjell zhvillime dhe rezultate pozitive. Publiku shqiptar meriton të shohë se çfarë janë

të afta të bëjnë këto institucione me të pasur kapacitet të plotë! Të gjithë jemi duke iu ngjitur së bashku majës së atij mali. Shqipëria është tani në kulmin e reformës reale në drejtësi.

Shtetet e Bashkuara ju nxisin të ruani ritmin dhe punën e mirë, pavarësisht nga pengesat që hasni, dhe pavarësisht nga shkëmbinjtë që bllokojnë rrugën tuaj. Të japësh drejtësi është një sipërmarrje e rëndësishme dhe sfiduese. Mbështetja jonë për ju dhe sistemin do të vazhdojë! Do të takohemi në majë!

Faleminderit!

alert.al/

Sekuestrohet e pasuria e Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, i shkarkoi vetingu, Apeli e lë në fuqi

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestron e pasurive të ish-gjyqtarëve  të shkarkuar nga vettingu, Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi.

Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ndërkohë që Shkëlqim Selimit, ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i është sekuestruar 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi: Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi: 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar ambasadorja amrikane Yuri Kim e cila thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi.

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë burimin e pasurive të tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.’- reagoi ambasadorja amerikane Kim.

Lajm të mirë e cilësoi edhe ambasadori Soreca, sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqatreve, duke shtuar se Reforma vazhdon.