Menu

Rovena Voda

GJKKO lë në arrest shtëpie Rovena Vodën, ja përgjimet e reja që fundosën ish-zv.ministren

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arrest shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda. Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Ndërkohë GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

 

Nga përgjimet e zbardhura dje, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

 

Ndërkohë, të tjera përgjime të SPAk kanë dalë në dritë në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, e akuzuar për korrupsion, pasi i ka marrë 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Në një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të ‘fuste këmbën’ në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.

Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në dosjen hetimore të SPAK, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me avokaten nga Durrësi, Majlinda Hasani, që ka qenë ndërmjetësja mes Beut dhe Vodës. Rezulton se Beu i ka dhuruar Vodës një telefon për festën e “Tetë Marsit”, ndërsa i ka kërkuar të vëllait që t’i japë edhe një arkë me peshk deti, për të cilët shprehet se kushtojnë jo pak, por 300 mijë lekë të vjetra.

Përgjimi:

Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “Tetë Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë

Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë.

alert.al/

 

 

Pergjimet/ Si u zbulua Rovena Voda, vëlla e motër u dhanë ryshfet prokurorit Kariqi dhe zv.ministres

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përgjimet që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren e brendshme, Rovena Voda. Emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës. I arrestuar së bashku me prokurorin ishte edhe Emirjan Beu, i cili është një biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut. Emirjan Beu kishte ndërhyrë te prokuroi Karriqi për pushimin e një çështje ku disa persona ishin arrestuar pasi ishin kapur me drogë në Kukës. Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, avokate, e cila gjithashtu është në “arrest shtëpie” pasi akuzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet  e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.

alert.al/

Mbërrin në Gjykatën e Posaçme Rovena Voda, akuzohet se mori ryshfet për punësim në MB

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku do i komunikohet masa e sigurisë. Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

Voda zbret nga një makinë policie, duke iu drejtuar SPAK. E veshur me një kostum të zi dhe me syze, një çantë dhe një letër në dorë, Voda shihet teksa hyn brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me avokatin e saj, Marash Ibraj.

Në gjykatë pas saj mbërriti edhe avokatja, Majlinda Hasani, ndërsa Florinda Beu ndodhet e shtruar në spital.

Ish-numri dy i Ministrisë së Brendshme ra  në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.

Mësohet se hetuesit  kanë  qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe kanë vënë në përgjim disa numra telefoni mes tyre edhe te avokates  Majlinda Hasani dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv. ministres.

Hetimet për çështjen kanë nisur në vitin 2019 e më pas ajo u veçua ne  momentin kur në skene doli edhe zëvendësministrja .

Në dosje thuhet se në  13 shkurt 2020 avokatja Majlinda Hasani, Florida Beu dhe Rovena Voda kanë zhvilluar  një takim ku  Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar.

Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku dhe  ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë specialiste.

Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas Prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florinda i thotë Majlindës  se mos duheshin më shumë para që ta  fuste në një vend të mirë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka Rovenës pasi e ndien si detyrim. Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi dhe më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.