Menu

Shengjin

Shëngjin, turisti rus gjendet i vdekur në një apartament, Policia: Ka abuzuar me alkoolin dhe drogën

Një turist rus është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Eduard Nikshini, 39 vjeç. Policia bën me dije se ai u gjet nga kunati i tij në një apartament në katin e pestë, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj e përdorimit të pijeve alkoolike dhe drogës.

Trupi i pajetë i turistit është gjetur që mbrëmë rreth orës 22:40, por ende nuk janë kryer veprimet për largimin e kufomës. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.