Menu

shperthimi ne Velipojë

Shpërthimi në Velipojë, kreu i Zjarrfikëses në Shkodër: Nëna do bënte kafen...

Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një hotel në Velipojë, ku pati një shpërthim gazi.

Për pasojë nga rrjedhja dhe më pas shpërthimi i gazit u lënduan 4 anëtarë të një familje, nëna me 3 fëmijët e saj. Sipas Dibrës, informacioni për ngjarjen në fjalë është marrë rreth orës 6:50, ndërsa shtoi se nëna ka dashur që të bëjë një kafe.

Mes të tjerash ai apeloi për bombolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gazi.

“Informacioni është marre rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti ne Velipoje. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur qe te beje një kafe dhe ka eksploduar. Kur është në mjedis te mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje. Pavarësisht apeleve qe kam bere ato bombola janë jashtëzakonisht te rrezikshme sidomos ne Velipoje qe qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe me pas krijojnë rrjedhje. Bombolat e kampingut janë gangrena me e madhe qe kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut qe i shohim duke u furnizuar ne karburante është rreptësisht e ndaluar.”, tha Dibra.

alert.al/

Del ekspertiza e ISHTI, shpërthimi në hotelin Enriko, "gabim njerëzor, bombola ishte lënë hapur gjatë natës"

Del ekspertiza e shpërthimit te bombolave të gazit në Hotel “Enriko” me pronar Arben Gjoka në Velipojë, ku mbetën 4 familjarët të plagosur nga djegiet. Sipas ISHTI, shkaku i zjarrit është një gabim njerëzor, pra është lënë bombola hapur dhe shpërthimi erdhi nga rrjedhja e gazit të lëngshëm.

Njoftimi nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial:

Në zbatim të Ligjit 10 433 datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit 32/2016 “Për Garantimin e Sigurisë së Punës të Pajisjeve dhe Instalimeve Nën Presion”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Pulaj, rrugës hyrëse Sektor- Vilun, Velipojë, Shkodër, ju informojmë si më poshtë: Më dt 04.07.2021 rreth orës 08.00 të mëngjesit është marrë informacioni se në Hotel “Enriko” me pronar Arben Gjoka me adresë në fshatin Pulaj, rruga hyrëse Sektor-Vilun, Velipojë, Shkodër ka pasur shpërthim dhe zjarr me pasoja dhe dëmtime të rënda të objektit si dhe familjarëve që kanë në pronësi objektin.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët e sektorit Verior të Drejtorisë së Inspektimit të Enëve nën Presion pranë ISHTI është paraqitur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një objekt me 3 kate që ka shërbyer si hotel sezonal per periudhën e verës. Shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në pjesen jugore të tij në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët. Në pjesën e jashme të objektit janë gjetur 6 bombola gazi kampingu 3 – 5 kg të destinuara për përdorim në ambient të jashtëm dhe të hapur, me të dhëna të pa identifikueshme si pasojë e mbetjeve të zjarrit dhe blozës.

Bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre por vetëm efekte të jashtme të shkaktuara nga shtresat e tymit dhe blozës. Personeli PMNZSH Shkodër ka sqaruar se 6 bombolat janë gjetur në ambientet e brendshme dhe janë nxjerrë jashtë nga ana e tyre. Gjithashtu në pjesën e jashtme të objektit pranë murit rrethues në pjesën e pasme, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 Litra i cili është i mbyllur dhe bosh. Dyshohet se ky rezervuar është përdorur për vënien në punë të kaldajave të ujit të ngrohtë në dhomat e hotelit gjatë sezonit të verës së kaluar.

Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore. Në prezencë të Inspektoreve të ISHTI është përgatitur nga ana PMNZSH Shkodër akti i konstatimit nga ky Institucion si dhe nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë së rrethit Shkodër është përgatitur Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes.

alert.al/