Menu

siguria ushqimore

Siguria e mishit, shqetësimi i Agjencisë së Ushqimit në Kosovë: Kujdes gjatë transportimit për në shtëpi

Mishi dhe produktet me origjinë shtazore kërkojnë kujdes të veçantë, posaçërisht gjatë stinës së verës ku edhe mbizotërojnë temperaturat e larta. AUV u bën thirrje konsumatorëve për kujdes edhe gjatë transportit të mishit për në shtëpi.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në intervistë për KosovaPress thotë se gjatë verës fokus qendror në kontrollet e rregullta kanë mbikëqyrjen e produkteve që kërkojnë kushte frigoriferike, si mishi dhe produktet tjera me origjinë shtazore.

“Tani jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë shumë të larta, jo vetëm operatorët e biznesit, por të gjithë duhet të tregojmë kujdes kur blejmë dhe transportojmë mish qoftë nga marketet apo nga pikat ku ne blejmë sepse mishi është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, andaj gjithmonë kërkohet ruajtja adekuate frigoriferike. Nëse është mish i freskët atëherë duhet të jetë temperatura jo më e lartë se 3 – 4 gradë, ndërsa nëse është mish i ngrirë ai asnjëherë nuk duhet të shkojë në temperaturë më të lartë se –18. Rekomandohet që ne të tregojmë kujdes, përveç transportit deri në shtëpitë tona edhe në ruajtjen në frigoriferët e familjeve tona dhe gjatë procesit të gatimit”, thekson ai.

Ai tregon hapat që AUV ndërmerr për produktet që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për konsum.

“Ne jemi duke mbikëqyrur tregun qoftë për produktet nga importi, qoftë për prodhimet vendore dhe kudo që kemi hasur produktet që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për konsum, ne gjithmonë kemi vepruar fillimisht me konfiskim, asgjësim të mishit që ka rezultuar se nuk i plotëson kushtet dhe ndaj të gjithë operatorëve të biznesit ne iniciojmë fletëparaqitje për gjykatë dhe gjykata pastaj vendosë për masat ndëshkimore[…]Brenda vitit gjithmonë arrijmë shifra rreth 100 mijë kg produkte me origjinë shtazore, ku përveç mishit hyjnë edhe qumështi dhe produktet e qumështit. Por, kjo është e ndryshme, në vite të caktuara mund të shkojë në 300 mijë kg. Ka pasur vite kur është kaluar milioni”, bën të ditur ai.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi thotë se çdo ngarkesë që importohet në Republikën e Kosovës duhet të ketë dokumentacionin përcjellës që garantohet mbi sigurinë e produktit, në të kundërtën thotë se nuk lejohet të hyjë në Kosovë.

“Nëse mishi kërkon që të ruhet i ngrirë, atëherë secila ngarkesë duhet të vijë në temperaturë nën -18 gradë dhe çdo herë kontrollohet kontejneri se gjatë gjithë kohës, përmes aparatit special që mat temperaturën gjatë udhëtimit, ai tregon temperaturën gjatë gjithë kohës sa ka lëvizur kontejneri derisa ka arritur në Kosovë. Dhe, këtu inspektorët e agjencisë tregojnë kujdes shumë të lartë që secila ngarkesë që hyn në Kosovë t’i plotësojë të gjitha kushtet. Në të kundërtën, secila ngarkesë që nuk i plotëson kushtet ligjore mbi sigurinë e produktit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë”, shton ai.

Në kontrollin e brendshëm, Thaçi thekson se kërkohet që therjet të kryhen në thertore të licencuara dhe vetëm atëherë kur veterinari thotë se çdo gjë është e sigurt, mishi lejohet që të kalojë në treg për konsum.

AUV vazhdon që të ketë numër të vogël të inspektorëve veterinarë, por që synon që përmes kalimit të inspektorëve komunal në AUV të plotësojë numrin e tyre për mbulimin e gjithë Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi numër të mjaftueshëm (të inspektorëve). Tani sa vite kemi paraqitur kërkesën se kemi mungesa të inspektorëve veterinarë. Ne shpesh po Ne shpesh po mbulohemi me inspektorët e komunave, të cilët është e paraparë që shumë shpejt të kalojnë në AUV dhe atëherë kur ne i marrim ata, do të jetë vetëm një autoritet përgjegjës në Republikën e Kosovës që do të mbikëqyrë sigurinë ushqimore”, thotë ai. /Kosovapress/

Qendra Alert

alert.al/

Bllokohet linja e akullores, analizat e nxorën prodhimin të pakonsumueshëm

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njeofton se bllokoi dje një linjë linjë të prodhimit të akullores. Masa urgjente u vendos pas konfirmimit të raport provës nga laboratori mbi përmbajtjen e substancave të dëmshme në akullore. Gjithashtu subjektit iu vendos gjobë për shkeljen e rregullave të prodhimit të ushqimeve.

Ndërkohë Drejtoritë Rajonale të AKU- së (DRAKU) kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit ([email protected] / nr. Gjelbër 08007575).

AKU thotë ka kryer 144 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin, brenda ditës së djeshme. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 10 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim te detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme.

“Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore”, njoftoi AKU.

Po ashtu, referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku, janë marrë 15 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.

Qendra Alert

alert.al/

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH 2018-2020: Pronari subjekt i OFL, fshehu 2.5 ton produkte deti “të bllokuara”, AKU nuk bashkëpunoi me Policinë

Duke renditur shkeljet e kryera nga DRAKU Tiranë në inspektimet e kryera në tre vitet e fundit, KLSH* veçon zbulimin e një sasie të madhe produktesh deti të prishura, që dyshohet se përfunduan në treg.

Nga  inspektimi i kryer në subjektin X me autorizimin e datës 8 tetor 2018, sipas procesverbalit dhe vendimit perfundimtar më 19 tetor 2018, konstatohet se ishin 2530 kg karkaleca dhe peshk Merluc. Këto ishin produkte të ngrira, por u kishte ikur ngjyra. Inspektorët vlerësuan se nuk ka pasur drita elektrike për një farë kohe, ose duhet të ketë ndodhur ndonjë defekt në frigorifer.

Po ashtu u zbuluan defekte në ambalazhim dhe manipulim në ruajtjen e mallit. Në këto kushte vendos të bllokohej dhe të azgjësohej nga AKU kjo sasi porduktesh deti.

Gjoba nuk u pagua kurrë

Për shkeljet e konstatuara u muar masa administrative me gjobë 500 mijë lekë.

Nga të dhënat nga zyra e financës dhe zyra juridike konstatohet se në dosje nuk është shkresa e nisur subjektit për likujdimin vullnetar te detyrimit.

Pas kontrollit, DRAKU e harron peshkun dhe karkalecat dhe kujtohet për pronarin shumë kohë më vonë. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë të drejtuar nga DRAKU më 12 nëntor 2019 ishte si lëndë kjo gjobë ndaj subjektit X.

Në vendimin e datës 19 nëntor 2019, Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka lënë  në fuqi aktin administrativ dhe lëshimin e urdhrit ekzekutiv.

Pra, konstatojmë se nuk ka ndjekje të mëtejshme për fatin e karkalecëve dhe merlucëve të prishur. Por as për gjobën e vendosur nuk u kujtuan më. Kjo bëhet e qartë nga fakti se nuk është njoftuar zyra e përbaruesit privat, nuk ka shkresë të nisur në drejtim të subjektit të gjobitur. Sipas KLSH, me veprime e mosveprime i janë krijuar të ardhura të munguara shtetit me efekt negativ financiar në vlerën 500 mijë lekë.

Çfarë u bë me peshkun dhe karkalecat e bllokuar?

Në Procesverbal Inspektimin e datës 19 tetor 2018 në pikën 5 shkruhet se:

“U kostatuan sasia prej 2530 kg karkaleca dhe peshk  merluc, kjo e ndarë në 830 kg karkaleca dhe 1700  kg  merluc, produkte  jane te ngrira. Produktet janë mbajtur  në frigorifer ku ka munguar energjia elektrike, si pasojë shkrirja dhe ngrirja përsëri e produktit ka ndryshuar   vetitë organoleptike, ngjyrës dhe erës. Si i tillë, produkti është i pakosumueshëm. Për këtë arsye u bllokua produkti”.

Vërehet se sasia e bllokuar nuk ka as një foto dhe nuk shprehen në proces verbal, si kanë vepruar në bllokim të produktit, me shirit, me dyllosje, apo me kyç? Po ashtu, isnpektorët e DRAKU Tiranë nuk kanë caktuar afat kohor për asgjësimin e produktit.

Në dokumentacionin e kërkuar nga grupi auditues i KLSH, nuk ka ndjekje në kohë të produktit të pakonsumushëm. Sipas dosjes së praktikës, të paraqitur nga DRAKU, konstatohet se më vonë, në 30 prill 2019 është kryer një inspektim tjetër tek subjekti X.

Ne përshkrimin e objektit të inspektimit thuhet “Zbatimi i legjislacionit në fuqi”. Nga inspektimi i kryer është konstatuar se objekti është i mbyllur. Në inspektimin e dytë nuk ka as foto të bashkagjitur për mbylljen  e objektit  ose dokument nga QKL ku të vërtetohet statusi i subjektit.

Janë kryer edhe dy inspektime të tjera në këtë objekt nga inspektorët. Më 26 qershor 2020, në përshkrimin e inspektimit thuhet: “Zbatimi i legjislacionit në fuqi”.  Nga  inspektimi i kryer është konstatuar se objekti është i mbyllur. Po ashtu edhe me tre muaj me vonë, në inspektimin e radhës, në procesverbalin e mbajtur deklarohet se objekti është i mbyllur.

Ndërkaq, mësohet arsyeja pse u bënë papritur të zellshëm dhe nisën ta inspektojnë këtë subjekt inspektorët e DRAKU Tiranë. Pronari ishte subjekt i OFL dhe policia i kërkonte me ngulm DRAKU-t të dhëna mbi aktivitetin e subjektit me qëllim  që t’i bllokonte dhe sekuestronte pronat dhe aktivitetet.

Pra, ndërkohë që policisë i rezultonte se ky subjekt ekzistonte, ishte me status aktiv, për DRAKU-n ishte “i mbyllur”.

KLSH: Nuk u bashkëpunua me organet e tjera ligjzbatuese

Në dosje është një shkresë me  nr.245111 prot datë  18 dhjetor 2020 nga DRAKU, ku është kthyer përgjigje nga Drejtori i DRAKU për një infonnacion të kërkuar për subjektin X. Policia i kishte kërkuar të dhënat e këtij subjekti. Shkresa kishte ardhur nga Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Departamenti i Policisë Kriminale, “Operacioni Forca e Ligjit” (OFL).

Si përfundim, KLSH konstaton se sasia prej 2530 kg karkaleca dhe peshk merluc, kjo e ndarë në 830 kg karkaleca dhe 1700 kg merluc produkt i pakonsumueshëm, nuk është asgjësuar, por inspektorët janë mjaftuar vetëm me një bllokim dhe nuk kanë ndjekur procedurat e tjera ligjore.

Nga koha e bllokimit datë 18 tetor 2018 deri në inspektimin  e dytë në datën 30 prill 2019 periudhë 6 mujore nuk është vepruar nga DRAKU-Tiranë për ndjekjen e procedurave. Po ashtu konstatohet një mos bashkëpunim me organet e tjera ligj zbatuse, në këtë rast Policinë e Shtetit, konkretisht OFL-në.

Rekomandimi: DRAKU të ketë frigoriferin e vet

Justifikimi i përsëritur i inspektorëve të DRAKU-së Tiranë për mos marrjen në kontroll të ushqimeve të bllokuara është mungesa e ambjenteve nga AKU për mbajtjen e këtyre produkteve.

Pasi KLSH shprehet se përgjegjësia e lënies pa asgjësuar të produktit u takon 4 grupeve të inspektorëve të DRAKU Tiranë, lihet një rekomandim për drejtuesit e AKU.

Rekomandimi i KLSH për këtë fakt është që DRAKU dhe DPAKU të marrin masat e nevojshme, “duke analizuar dhe vlerësuar mundësitë e investimit në blerjen e dhomave frigoriferike ose marrjes me qira të tyre, me qëllim që produktet, të cilat bllokohen gjatë inspektimit dhe që do të asgjësohen, të ruhen në këto ambjente. Nëse ky proces finalizohet, vazhdon rekomandimi,-të sigurohen mimalisht 4 dhoma frigoriferike, pra 1 dhomë në dispozicion të 3 Qarqeve. Më konkretisht, dhoma frigoriferike për DRAKU Tiranë, të shërbeje edhe për DRAKU Elbasan dhe DRAKU Durrës, si dhe shërbimi i ruajtjes së produkteve të bllokuara në subjektet e inspektuara, t’u tarifohet atyre, deri në momentin e asgjësimit. Në këtë mënyrë çdo produkt, i cili bllokohet sipas përcaktimeve të Ligjit të ushqimit, nuk do t’i lihet në ruajtje subjektit, duke shmangur në këtë mënyrë edhe mundësitë, që produktit të futet përsëri në treg”. KLSH ka vendosur si afat kryerjen e këtij rekomandimi brenda  6 mujorit të dytë të vitit 2021. (vijon)

* * KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Qendra Alert

alert.al

EKSKLUZIVE, Raporti i KLSH 2018-2020: Misër me aflatoksinë dhe hime nga Serbia pa etiketë, AKU u fali gjobat, nuk i asgjësoi ushqimet

Aflatoksina është një substancë e rrezikshme për shëndetin e njeriut, që mund të merret nga drithrat ose nga qumështi. Inspektorët e DRAKU Tiranë kanë zbuluar dhjetëra ton ushqim për blegtorinë, që rezulton ta kishte mbi normë këtë substancë, por nuk i kanë asgjësuar. KLSH* në raportin e auditimit, të cilin Qendra Alert e diponon,  konstaton se, jo vetëm që nuk janë ndjekur procedurat për këto ushqime të rrezikshme, por kompanive u janë falur edhe gjobat nga eprorët.

Zhduket misri që doli me aflatoksinë

Rasti më i çuditshëm që konstatohet nga inspektorët e DRAKU Tiranë është zhdukja e një sasie misri që analizat e nxjerrin me aflatoksinë.

Nga inspektimi datë 22 janar 2018 te subjekti X me aktivitet “Import ushqim për kafshët”, në Tiranë, rezulton se janë bllokuar 12,5 ton misër për blegtorinë me nga 50 kg/secili thes, pa etiketa, pa dokumentacion shoqërues dhe në mungesë të kushteve higjeno-sanitare të ambienteve ruajtjes.

Inspektorët vendosën 450,000 lekë për 3 gjoba sipas faturës datë 22.01.2018. Po ashtu, u mos masa “bllokim i pjesshëm i aktivitetit” deri në krijimin e kushteve higjeno-sanitare të ambienteve dhe 12,5 ton misër pa etiketim dhe dokumentacion.

Tre muaj më pas, kryhet një ri-impektim, më datë 16 prill 2018, lidhur me zbalimin e detyrave të lëna, ku është vendosur përsëri gjobë 50,000 lekë. Këtë radhë, gjoba është për prishje të shenjave dalluese të bllokimit, pasi nga subjekti misri është zhvendosur në ambiente me “kushte të përshtatshme higjeno-sanitare”, por nuk ka etiketim dhe dokumentacion.

Ndërkaq, në datën 24 janar 2018 është marrë mostër ushqim për kafshë, në stabilimentin, magazinë, pikë tregtimi te subjektit. Rezultoi: Mostra është marrë nga sasia 12,5 ton misër, disponohet analiza laboratorike dhe misri është brenda standardeve.

Por, ky subjekt ka marrë një mostër misri në Lushnjë për analiza me qëllim blerje, sipas deklaratës së subjektit më 17 prill 2018 dhe procesverbalit “ala marrje mostre” nr. 0001672,  datë 24 janar 2018.

Ndërkaq, analiza laboratorike datë 30 prill 2018 ka rezultuar mbi normë e Aflatoksinës B1, për rrjedhojë subjekti nuk ka lidhur kontratë me prodhuesin në Lushnjë.

DRAKU Tiranë ka verifikuar në vend subjektin në Lushnjë, datë 2 maj 2018, ku çuditërisht nuk ka rezultuar asnjë sasi e këtij misri. Sipas dokumenteve është njoftuar drejtorin përgjithshëm i AKU, i cili me shkresën 381, datë 30 prill 2018 ka njoftuar Ministrinë e Bujqësisë.

Komisioni i AKU u fal gjobat

Siç del nga raporti i KLSH, roli i drejtuesve të AKU është negativ dhe dekurajues ndaj inspektorëve duke shfuqizuasr gjobat që ata u vendosin subjekteve të gjetura me shkelje të rënda.

Mësohet se me vendimin nr. 899/1, datë 14 shtator 2020, ky komision ka fshirë të tria gjobat për këtë subjekt. Ky vendim, argumenton KLSH, është jashtë afatit ligjor dhe nuk qëndron, pra është i paligjshëm.

Sipas raportit të auditimit të KLSH, edhe DRAKU Tiranë ka përgjegjësinë e tij pasi nuk ka ekzekutuar 3 gjobat për vlerën 450,000 lekë, pavarësisht se komisioni AKU i ka shfuqizuar 3 gjobat e vendosura.

U gjet me ushqime me aflatoksinë, gjobat nuk i pagoi

Një praktikë tjetër për ushqimin për blegtorinë është kryer në një fabrikë prodhim, përpunim, shpërndarje të ushqimit për kafshë në Tiranë, në janar 2018. Ky është rasti kur gjobat nuk paguhen, edhe pse mbanin në magazina ushqime me aflatoksinë.

Nga kontrolli rezultojnë probleme, konkretisht: kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme, dokumentacion i pjesshëm, mungon raport analiza e produkteve etj. Për këto u vendosën 5 gjoba në vlerën 900,000 lekë.

Nga verifikimi gjoba rezulton e paarkëtuar nga subjekti.

Inspektorët kanë marrë mostra të ushqimeve të ndryshme për kafshë, ku qumështi i lopëve ka rezultuar me mbi normë të Alfatoksinës B1, sipas raport analizës 31 janar 2018. Për pasojë ushqimi në magazinë është bllokuar, ndërsa për atë të tregut është tërhequr nga subjekti dhe aktiviteti është ndërprerë. Nuk ka dokumentacion për asgjësimin e produktit.

Himet nga Serbia pa etiketë

Inspektorët e kanë bërë rrugë që marrin masën e bllokimit, por nuk ndjekin më se çfarë bëhet me produktin. Dosja e inspektimit e DRAKU Tiranë, datë 18 janar 2018 të një subjekt me aktivitet  “Magazina importi për ushqimin e kafshëve”, pasqyron se janë bllokuar 4 ton hime të ardhura nga Serbia pa etiketë.

Për këtë është vendosur gjobë 400,000 lekë, nga kjo: 300,000 lekë për mungesë të kushteve të higjienës dhe 100,000 lekë për etiketimin.

Sipas auditimit të KLSH, grupi i inspektimit në fund të procedurës i ka lënë detyra subjektit për korrigjimin e shkeljeve, por nuk ka përcaktuar afatin kohor.

Dosja e inspektimit ka mangësi, pasi nuk disponohet njoftimi  i subjektit për korrigjimin e mangesive dhe po ashtu nuk ka ri-inspektim për bllokimin e 4 ton himeve.

Çfarë është aflatoksina?

Aflaktoksina, që nga vetë përbërja e emrit është një toksinë e përbërë nga myku që rritet tek drithrat: misri, gruri; tek arroret: arrat, pistaku, qiqrat..

Aflatoksina prezente në qumësht, në nënproduktet e qumshtit apo edhe në drithrat që janë për konsum njerëzor dhe për arroret, kur bëhet akumulative është përgjegjëse për kancerët në mëlçi, prish funksionin e veshkave, domethënë ka dëme njerëzore.

Aflaktoksina shkakton:

  1. helmime akute ose kronike
  2. kancer të mëlçisë
  3. çrregullime metabolike
  4. çregullime kronike të imunitetit
  5. efekte helmuese
  6. dhimbje barku
  7. të vjella
  8. hemoragji të brendshme
  9. vështirësi në frymëmarrje
  10. dëmtime të sistemit nervor
  11. gjendje komatoze ose vdekje të sëmurit

KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Qendra Alert

alert.al/

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH 2018-2020: Restoranti në mes të Tiranës helmon qytetarët, gjykata e dënon, AKU i heq gjobat

Ushqimi i shërbimeve catering në Tiranë shpesh herë është bërë objekt i ankesave të qytetarëve për cilësinë e tij. Konsumatori nuk ka mundësi të ankohet edhe kur këto ushqime ndodh që ta helmojnë. Një restorant i huaj në Tiranë që bën edhe shërbime catering, është shembulli se si mund të shesësh kalbësira për ushqim dhe të mos marrësh asnjë ndëshkim ligjor.

Sipas një kontrolli të ushtruar nga KLSH* në DRAKU Tiranë, drejtuesit e Autoritetit kanë ndërhyrë me arrogancë dhe e kanë mbrojtur restorantin nga kontrollet e inspektorëve. Madje ia kanë anuluar të gjitha gjobat këtij subjekti që punon edhe pa licencë.

Ku gatuhet ushqimi i restorantit? 

Praktika e inspektimit në subjektin restorant në adresën Rruga Ismail Qemali, më 1 gusht 2019, pasqyrohet se: Kushtet higjeno-sanitare janë të papërshtatshme; Ambjenti ka nevojë për lyerje;                                                                              Pllakat në një pjesë të ambjentit janë të dëmtuara; Papastërti në siperfaqen e punës; Mishi shkrihej në sipërfaqen e ambjentit dhe të tjera shkelje të kushteve higjeniko-sanitare.

Gjithashtu inspektorët nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit online të QKB-së, rezultoi se subjekti ushtron aktivitetin i palicencuar për kategorinë II.l.A.l. Pronarit i’u la detyrë që brenda datës 14 gusht 2019 të paraqesë dokumentet (planin HACCP, kontrata e subjektit për shërbimin catering).

Ndaj këtij subjekti u vendos gjobë: 500,000 lekë për mosrespektim të kushteve të higjienës; 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse; Vendim i ndërmjetëm për marrjen e masës urgjente të ndërprerjes së aktivitetit deri në plotësimin e kushteve-higjeno sanitare dhe pajisjes me licencë;

Kuzhina mbetet vendngjarje e papastërtisë

Reztoranit në fjalë është përsëritës dhe pandreqshëm ndaj vërejtjeve për higjeienën dhe kushtet e gaitmit. Një vit më vonë, në 2020, nga inspektimi në këtë subjekt pasqyrohet se: Ka prezencë papastërtish në kuzhinë, ka pajisje të ndryshkura, ka sistemuar keq produktet ushqimore. Ka njolla ndryshku dhe myku. Nuk zbatohen kërkesat specifike për ruajtjen dhe përpunimin e produktit; dyert duhen pastruar dhe lyer;

nuk largohen periodikisht mbetjet. Në momentin e inspektimit u gjetën shumë mbeturina;

-Ndaj këtij subjekti u vendos gjobë 300,000 lekë për mosrespektim të kushteve të higjienës; bllokim i aktivitetit deri në korrigjimin e mangësive, brenda datës 16 korrik 2020 dhe njoftimin zyrtar të DRAKU-së,

-Ditën që do të njoftohet DRAKU Tiranë, subjekti të sjellë dokumentet për procedurat ligjore për gjobën e vendosur nga DRAKU Tiranë më datë 1gusht 2019, pra para 1 viti.

Pronari i restorantit gëzon mbeshtetje nga drejtuesit e lartë

Kronologjia e reagimit të restorantit kundër masave të inspektorëve do të nxjerrë në dukje mbrojtjen që gëzon aktiviteti i tij i paligjshëm nga drejtues të lartë të AKU-së.

Më 10 gusht 2019 (brenda afatit 30-ditor), subjekti ka bërë ankim administrativ, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së, për të cilin nuk ka dalë asnjë vendim (akt tjetër administrativ për shfuqizimin lënien në fuqi të aktit që është ankimuar) nga Komisioni i shqyrtimit të ankesave, pranë DPAKU, edhe pas kalimit të afatit 60-ditor.

Më datë 18 tetor 2018, nga pronari i restorantit është paraqitur kërkesë-padi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ku si palë e paditur është DPAKU dhe DRAKU Tiranë, me objekt shfuqizimin e gjobës (në vlerën 2,500,000 lekë) të vendosur nga inspektorët.             [

Më datën 11 dhjetor 2019 subjekti i është drejtuar përsëri Gjykatës së Shkallës së Parë, me objekt ndryshim padie, ku në rast të mosshfuqizimit të plotë të gjobës së vendosur, të shfuqizohet pjesërisht dhe të vendoset gjobë minimale.

Më datë 23.06.2020, Gjykata ka marrë vendimin të cilin subjekti privat e ka ankimuar në Gjykaten Administrative të Apelit, dhe në datën 21 korrik 2020 në Gjykatë Administrative e Apelit është bërë edhe ankimi i DRAKU Tiranë, me objekt ndryshimin e vendimit të GJSHP Tiranë dhe lënien në fuqi të gjobave të vendosura nga inspektorët.

Më 23 qershor 2020, Komisioni i shqyrtimit të ankimeve pranë DPAKU-së, ka nxjerrë një vendim që është përcjellë në Muajin Gusht të vitit 2020, konkretisht më 3 gusht 2020 (ose 42 ditë kalendarike me vonesë). Pra duhen 42 ditë që Institucioni epror të njoftojë varësinë, për një vendim të marrë, ku veç dërgimit me postë, është edhe komunikimi me email-in zyrtar.

Në këto kushte, më 10 gusht 2020, DRAKU Tiranë ka tërhequr ankimin e bërë në Gjykaten Administrative, me arsyetimin se ankimi është pa objekt.

KLSH: Anulimi i gjobave i paligjshëm

Referuar vendimit të Komisionit të shqyrtimit të ankesave, KLSH konstaton se: Ky vendim është marrë në shkelje të hapur të kuadrit ligjor, pasi është në kundërshtim me percaktimin ligjor.

Konkretisht VKM për funksionimin dhe organizimin e Komisionit për Shqyrtimin e Masave Administrative i datë 27 maj 2020 me nr.417 dhe është botuar në Fletoren Zyrtare më datë 1 qershor 2020, pra 22 ditë më përpara se vendimi nr.5511/l,  datë 23 qershor 2020, i Komisionit të shqyrtimit të ankesave në DPAKU, i cili ka shfuqizuar tërësisht gjobën.

Sipas këtij vendimi përcaktohet se: “lnstitucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, kalon në Komisionin e Ministrisë së Bujqësise, të gjitha ankesat dhe dosjet përkatëse brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e VKM-së. Veç referencave ligjore të përmendura më sipër, me të cilat bie në kundërshtim ky anulim i gjobave, është edhe “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, sipas të cilit nuk duhet të kishte një vendimmarrje pa mbarur gjyqi.

“Është absolutisht i pavlefshëm”, konkludon KLSH mbi anulimin e gjobave nga komsioni i AKU-së.

Si pasojë e këtij vendimi DRAKU Tiranë ka tërhequr ankimin e bërë në Gjykatën Administrative të Apelit, për kundërshtimin e vendimit të datës 23 qershor 2020, të marrë nga GJSHP Tiranë, ku është lënë reduktimi i masës së gjobës nga 2,500,000 lekë në 1,300,000 lekë, duke e kthyer vendimin e GJSHP Tiranë, të formës së prerë, si dhe duke hequr dorë edhe nga detyrimi ligjor, për të provuar ligjshmërinë e aktit administrativ (Vendimi i gjobës nga inspektoret e DRAKU-së).

Por, kjo nuk ndodhi papritur. Janë një sërë veprimesh të drejtuesve të AKU-së që çuan në “fitoren” e pronarit të restorantit ndaj ligjit.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit në vijim të praktikës së inspektimit  (ankimi në DP të AKU-së për  gjoben e vendosur, ankimi në GJSHP  Tiranë i subjektit, vendimi i GJSHP Tiranë, vendimi i komisionit të shqyrtimit të ankimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

AKU-së, kërkesë për tërheqjen nga ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit), konstatohet se: Ankimi administrativ i bërë nga restoranti në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, për kundërshtimin e gjobës së vendosur nga inspektorët në vendimin e inspektimit, nuk është shqyrtuar brenda afatit ligjor. Pra, ishte ky komsion që i hapi rrugën subjektit të shkonte në gjykatë.

Restoranti vazhdon të helmojë qytetarët

Në inspektimin e datës 8 korrik 2020 është konstatuar se subjekti nuk respekton kushtet higjienike dhe për pasojë ndaj këtij është vendosur gjoba në vlerën 300,000 lekë për mosrespektimin e kushteve të higjenës, bllokim pjesor të aktivitetit (pjesën e kuzhinës) si dhe korrigjimin e shkeljeve brenda datës 16 korrik 2020.

Me sa duket të lodhur nga ndërhyrjet e drejtuesve të AKU, inspektorët duket se janë të dekurajuar.

Konstatohet se në këtë datë që është kryer inspektimi, restoranti ushtronte aktivitet pa licencen përkatese II.1.A.1, dhe nga inspektorët nuk është marrë asnjë masë administrative (gjobe) ndaj subjektit i cili ushtron aktivitet pa licence që në vitin 2013, megjithese është e dyta herë që subjekti konstatohet se ushtron aktivitet pa licencë;

“Inspektorët nuk e kanë kryer  inspektimin në përputhje me kërkesat ligjore, që kanë si qëllim  garantimin e një ushqimi të sigurt dhe cilësor, për konsumatorin”, konkludon KLSH.

Megjithatë, inspektorët nuk mund të bëjnë më shumë, kur peshku është qelbur nga koka.

Pronari i restorantit paraqiti ankim administrativ në DPAKU me shkresën nr.3056, datë 17 korrik 2020, ndaj gjobës së vendosur. Më datë 30 korrik 2020, Komisioni i Ankimeve ka shfuqizuar vendimin përfundimtar të inspektimit;

“Kushtet higjienike nuk janë fikse, por ndryshojnë përgjatë një periudhe kohore të caktuar. Një fakt i tillë nënkupton se një subjekt i cili në një moment të caktuar mund të konstatohet se nuk përmbush njërën nga kërkesat e higjenës, nuk do të thotë se ai është kurdoherë në paligjshmëri”, me qëllim shfuqizimin e vendimit të inspektimit, nuk qëndron, për arsye se nuk ka bazë ligjore dhe se inspektimi si funksion, ka si qëllim respektimin e kërkesave ligjore nga subjektet private/publike, si dhe inspektorët e kryejnë inspektimin në vend duke pasqyruar shkeljet të cilat janë konstatuar, dhe nuk mund të hamendësojnë që nëse ky subjekt një ditë më përpara i ka respektuar kërkesat e higjenës. ‘ -Sa më sipër grupi i auditimit konstaton se vendimi i Komisionit, është i paligjshëm, dhe për pasojë ndaj buxhetit të shtetit është krijuar dëm ekonomik në vleren 300,000 lekë.

Dëshmia e inspektorëve

Ka një korrespondencë mes inspektorëve që kontrolluan restorantin dhe grupit të suditimit të KLSH, që të lë pa fjalë.

“Ju bëjmë me dije se në këtë subjekt kemi shkuar nisur nga indicio e një qytetari për shqetësime shëndetësore të shkaktuara nga konsumi i ushqimit prej këtij subjekti. Nga verifikimi në subjekt konstatuam se në ambjentin e kuzhinës kishte kushte te papërshtatshme higjieno-sanitare të permendura në procesverbal. Për ambjentin e papërshtashem në praktiken e inspektimit në sistem kemi bashkëngjitur fotografi për situatën deri në vendosjen e shenjës dalluese “Bllokuar nga AKU”  në derën e kuzhinës. Ky subjekt ka një ambjent gatimi të ndarë nga ai i sherbimit ku funksionon edhe si bar-kafe. Duke patur parasysh kushtet e papërshtatshme higjieno-sanitare u mor masa urgjente e bllokimit të pjesshëm te aktivitetit” të kuzhinës.

Kemi bindjen se me 2 masat e marra nga ana jonë ndaj subjektit, kemi garantuar sigurinë ushqimore që është objekt i punës tonë, ndërsa për faljen e gjobës nuk e shohim të arsyeshme dhe nuk është detyra jonë ta gjykojmë”.

KLSH: Pronari i restoranit duhej kallëzuar penalisht

Në konkluzionet e auditimit nga KLSH për këtë praktikë vihet re se qëdrimi i inspektorëve mund të ishte më i ashpër ndaj pronarit të restorantit që nuk pyet mbi “Ligjin për ushqimin”.

Konstatohet se subjekti nuk i ka korrigjuar shkeljet (pajisjen me licencë dhe rregullimin e kushteve higjienike) dhe nuk ka respektuar detyrimin e DRAKU, por ka vazhduar të ushtrojë aktivitet, konfirmuar nga statusi i subjektit “aktiv”, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, dhe për këtë nuk është marrë asnjë masë nga DRAKU Tiranë për njoftimin e DPAKU-së dhe më pas për të bërë ndalimin përfundimisht të ushtrimit të aktivitetit nga subjektit.

E si mund ta bënin këtë inspektorët kur mbi kokë anulojnë çdo veprim që ata kryejnë. Konstatohet se edhe pas këtyre veprimeve nga subjekti, ndaj tij nuk është bërë kallëzim penal.

Sipas Kodit Penal, “Prishja  e  shenjave  të  sigurisë  së  organeve  shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikëqyrjeje, kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetil, denohet me burgim deri në tre vjet”.

Subjekti, megjithëse ka patur një proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, për gjobat e vendosura, përsëri masat urgjente nuk pezullohen.Në gjykimin e grupit të auditimit ky subjekt duhej të ndalohej përfundimisht për ushtrimin e aktivitetit, për arsye të përsëritjes së shkeljeve nga ana e tij.

Kronologjia e një abuzimi me pushtetin

-Më datë 18 tetor 2019 është bërë nga subjekti privat, kërkesë-padi në GJSHP Tiranë, për gjobën e vendosur nga inspektorët, dhe si palë e paditur ka qenë DPAKU dhe DRAKU Tiranë,

Me datë 23 qershor 2020, Gjykata e Shkallës së Parë, ka nxjerrë  vendimin nr.1220, protokolluar pranë DRAKU Tiranë me nr. 1220 prot., datë 10.07.2020, i cili ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë së palës paditëse;

Lënien në fuqi të aktit administrativ

Vendimi i gjykatës është titull ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohet menjëherë;

Shpenzimet gjyqësore mbeten në ngarkim të palës paditëse;

Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim ne Gjykaten Administrative te Apelit Tiranë;

Vendimi shpallet më datë 23.06.2020.

-Po në këtë datë, ka dalë vendimi nr.551111, datë 23.06.2020, i Komisionit të shqyrtimit të ankimeve pranë DPAKU-së, i cili është protokolluar prane DRAKU Tiranë me datë 3 gusht 2020.

-Ky vendim ka shfuqizuar tërësisht gjobën prej 2,500,000 lekë, të vendosur nga inspektorët në 1 gusht 2019.

* KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Qendra Alert

alert.al/

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH: 5240 litra vaj ulliri "i virgjër" jashtë standardit, DRAKU nuk e asgjëson, porosit të shitet si vaj sallate!

Vaji i ulliri është një nga produktet më të pabesueshme për konsumatorin shqiptar. Të shqetësuar nga mashtrimet, qytetarët arrijnë deri aty, sa shpesh shkojnë të marrin pjesë vetë në procesin e nxjerrjes së tij nëpër punishte, duke e blerë në moment.

Kontribut në krijimin e tregut të mbushur me produkte mashtruese të vajit të ullirit, jep edhe DRAKU me veprimet antiligjore. Një raport i KLSH* mbi auditimin e këtij institucioni zbulon se në tre vitet e fundit,  tolerohet shitja e vajit të ullirit me tregues jashtë standardit si pasojë e përzierjeve, ruajtjes së papërshtatshme dhe rafinimit jo të duhur. Qendra Alert dhe Alert.al disponojnë emrat e kompanive dhe të inspektorëve.

Vaj i ullirit “ekstrai virgjër” del nga analizat jashtë standardit

Konsumatori e paguan për vaj të virgjër ulliri, por ky prudukt, i gjetur tek një kompani që e ambalazhon dhe e tregton, del i pakonsumueshëm. I habitshëm është qëndrimi i inspektorëve të DRAKU me vendimet që do të marrin.

“Nga inspektimi më 23 gusht 2018, në subjekt u morën 3 mostra vaj ulliri extra i virgjër dhe vaj ulliri i virgjër, në paketime 0,5 litra dhe 1 litër. Në subjekt u bllokua sasia 171 litër vaji, e cila do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e përgjigjes së analizes. Subjekti duhet të tërheqë sasinë e shitur të vajit të ullirit të virgjër”, shkruhet në raportin e auditimit.

Referuar raport-provës së analizës laboratorike nr.4573/2018 datë 17 gusht 2018 për produktin vaj ulliri i virgjër, parametrat e të cilit kanë dalë jashte standardit, u ndoq gjurmueshmëria dhe rezultoi se subjekti, ku u mor mostra e vajit të virgjër, është furnizuar më datë 24 korrik 2018. Lënda e parë është blerë tek fermëri… në datën 04.07.2017 në sasine 4570 litra, e cila është përdorur për vaj sallate në sasinë 3176 litra dhe për vaj ulliri të virgjër “Perla” në porcione 0,5 dhe 1 litër në sasine 854 litra. Subjekti ka shitur nga ky produkt, por nuk bën dot identifikimin e produktit sipas numrit të lotit, pasi në etiketë është stampuar vetëm data e skadencës, pra gjurmueshmëria fuksionon pjesërisht.

Sipas dokumenteve, në subjekt u bllokua sasia prej 171 litra vaj ulliri extra i virgjër, nga të cilat 4 litra u morën mostër për analiza fiziko-kimike pranë DRAKU Tiranë. Kështu, ky produkt do të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e pergjigjes së analizës.

Në praktikën e mësipërme të inspektimit, KLSH konstaton se: Në vendimin për marrjen e masës urgjente nuk pasqyrohet si masë administrative bllokimi i produktit. Vendimi i inspektimit është marrë në të njëjtën ditë që janë marrë dhe mostrat për analizën laboratorike, pra pa pritur përgjigjen e tyre.

Problem është edhe sasisa e papërcaktuar e vajit të ullirit në këtë kompani. Sasia e furnizuar nga subjekti nuk është pasqyruar plotësisht. “Nga praktika rezulton se subjekti është fumizuar 2 herë, pra në 2 data, 04.07.2017 dhe 09.01.2017 me produktin vaj ushqimor ulliri, në sasinë totale 5240 litra, pra subjekti ka patur 5240 litra dhe jo 4570 litra sipas pasqyrimit të grupit të inspektimit; Në procesverbalin e inspektimit nuk pasqyruhet se sa litra vaj janë gjendje nga këto dy fumizime dhe sa janë shitur prej tyre, por pasqyrohet vetem shitja e vajit të ullirit “X” në sasinë 854 litra, por jo edhe sasia e cila është përdorur për vaj sallate, pra këtë sasi subjekti e ka shitur apo e ka patur gjendje, për arsye se është një sasi e kunsiderueshme”, raportohet nga KLSH. Nga ana tjetër ekziston shqetësimi se kjo masë nuk ka garantuar plotësisht shitjen nga subjekti të kësaj sasie vaji.

Sipas raportit të KLSH, inspektorët nuk kane marrë mostër për analizë laboratorike edhe nga produkti tjetër, i tregtuar si vaj sallate, pasi ky është pjesë e sasisë së fumizuar (4570 litra, të cilën kompania e ka shitur si vaj sallate dhe si vaj ulliri të virgjër X). Kjo e fundit  doli me rezultate jashtë standardit, sipas analizes laboratorike të kryer në ISUV, me raport-provën nr.4573/2018. Pra, sasia e furnizuar me vaj është e njëjtë, pavarësisht se subjekti e ka përdorur në dy mënyra atë.

“Sa më sipër arrihet në konkluzionin se inspektorët nuk kanë  nuk kanë garantuar mbrojtjen e interesave të konsumatorit, për ushqim cilësor dhe të sigurt”, konkludon auditimi.

Ç’do të bëhet me vajin e ullirit jashtë standardit?

Pas daljes së analizave është kryer një inspektim i ri tek kjo kompani.

Inspektimi u krye me autorizimin nr.AKU-TR-2019-002974-1, datë 29.08.2018. Në procesverbal pasqyrohet se rezultati i analizave ka dalë jashte standardit dhe për këtë ndaj subjektit u vendos gjobë 200,000 lekë.

Në subjekt rezulton se është e bllokuar sasia 171 litra vaj ulliri, sipas bllokimit  të bërë në inspektimin e mëparshëm. Gjithashtu subjektit i lihet detyrë që të tërheqë të gjithë sasinë e vajit të shitur. Në lidhje me produktin e bllokuar dhe atë që do të kthehet nga tregu, subjekti duhet të njoftojë DRAKU Tiranë për parametrat fiziko­ kimike dhe organo shqisore referuar një analize të kryer në lidhje me karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë.

Sipas detyrës së lënë nga DRAKU, ky produkt duhet të rietiketohet sipas kategorisë së vajit të ullirit referuar raport analizave përkatese.

Në praktikën e mësipërme konstatohet nga KLSH se: “Nuk është përcaktuar afati konkret për tërheqjen e vajit të ullirit nga tregu. Masa e lënë për kryerjen e analizës laboratorike është e pa mbështetur ligjërisht dhe në kundërshtim me rezultatet e raport-provave, pasi ky produkt është analizuar, dhe parametrat e tij fiziko-kimik doën jashtë nonnave, dhe nuk ka arsye të rianalizohet me qëllim që të tregtohet përsëri. Pra, kjo masë e lënë nga inspektorët është në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi ky produkt rezultoi i pasigurt”.

Më tej nga KLSH argumentohet se “Masa e lënë për rietiketimin është e pambështetur ligjërisht, pra në asnjë përcaktim në Ligjin nr.87/2013 “për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”, Ligjin e ushqimit si dhe ne VKM nr.1344, date 10.10.2008 32, nuk përcaktohet rietiketimi i ushqimit. Pra, nuk thuhet se në rastet kur etiketa përmban informacion të gabuar, ajo duhet të rietiketohet”.

Por ka edhe një arsye tjetër përse ky produkt nuk mund të rietiketohet.

“Për më tepër që në këtë rast nuk është vetëm problemi i etiketës, por edhe

parametrat fiziko-kimik të produktit të cilat kanë dalë jashte nonnave (koeficentët e përthithjes të cilët janë tregues të oksidimit të vajit dhe pastërtisë së tij si dhe të kushteve të ruajtjes së tij, ku në rast se këto dalin jashtë normave, tregon se vaji nuk është mbajtur siç duhet, pra në enë çeliku inoksi ose shishe qelqi të errët, dhe për më tepër kur oksidimi është në vlera më të larta se norma, rritet mundësia që të rritet numri i peroksideve, të cilat ndikojnë negativisht në vlerat ushqyese të vajit. Gjithashtu, vlera e Delta k, e cila ka dalë mbi normë, tregon praninë e dekolomesve në përmbajtjen e vajit, dhe në këtë rast nuk duhet të lihet për rietiketim, por asgjësimin e tij”.

Dhe më tej raporti vazhdon me konstatimin standard: “Inspektoret nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe nuk kanë garantuar mbrojtjen e interesave të konsumatorit, për ushqim cilësor dhe të sigurt”. Në fakt veprime të tilla të ndërgjegjshme ndaj shëndetit të konsumatorit duhen çuar për hetim si krim kundër personit.

Detyra e DRAKU-së: Të shitet për vaj sallate!

Këta inspektorë kanë zgjidhje origjinale në këtë situatë, kur kompania ka shitur “sapunin për djathë”.

Më 25 shtator 2018, inspektorët janë kthyer në kompaninë e ambalazhimit dhe tregtimit, ku  janë të bllokuara 171 litra vaj ulliri dhe 157 litra të tjera të kthyera nga tregu sipas detyrës së lënë.

Sipas vendimit, subjekti mund të fillojë të përpunojë vajin e bllokuar (vaj ekstra i virgjër dhe vaj i virgjër) me qëllim përpunimin e tij si vaj sallate! Gjithashtu subjekti duhet të analizojë vajin e sallatës në laborator dhe të pajiset me raport analizën përkatëse sipas treguesve të vajit të sallatës. Kompania mbasi  të marrë raport provën e testimit të kryejë etiketimin e produktit si vaj sallate.

Sigurisht që nuk gjen mbështjet në ligj as në logjikë lejimi i subjektit  që të vazhdojë t’i përpunojë dy vajrat e mësipërm dhe t’i tregtojë ato si vaj sallate. Kjo sjell keqinfonnim të konsumatorit si rrjedhojë e etiketimit të produktit si vaj sallate, ndërkohë që nuk mund të cilësohet si vaj sallate, pasi që të konsiderohet i tillë, duhet të ketë në përbërje të tij vaj luledielli në masën 85% dhe vaj ulliri në masën 15%, referuar standardit shtetëror, dhe jo vaj ekstra të virgjer dhe vaj të virgjër.

KLSH: Analizat e vajit të ullirit, rezultate të pabesueshme

Janë disa analiza të kryera çdo muaj, me mostra të marra tek një prodhues i vajit të ullirit, të cilat tregojnë se laboratori i DRAKU-së Tiranë nxjerr rezultate të pabesueshme.

Kështu, praktika e parë mban datën 26 shtator 2018. “Produktet: Vaj i përzier. Treguesit e analizuar: Aciditeti, lagështia, peroksidet. Tarifa e analizës për këtë tregues: 1,680 lekë gjithsej. Rezultati: Brenda normës”. Në këtë praktikë konstatohet nga KLSH se:  Fletë-shoqërimi i mostrës nuk është plotësuar në përputhje me ligjin. Konkretisht nuk është plotësuar, vendi i marrjes së mostrës,  paketimi, sasia dhe lloji i paketimit të kampionit, temperatura e transportit të mostrës, data e skadencës; Raport-prova nuk është sipas formatit të përcaktuar si dhe nuk janë plotësuar në përputhje me përcaktimet ligjore. Konkretisht nuk është plotësuar siç duhet vendi i kampionimit të mostrës (loti, prodhimi), origjina e mostrës, kushtet e ruajtjes; Standardi shtetëror i referuar për përcaktimin e normave (1414-87) i përket vajit të sallatës, ndërkohë në fletë-shoqërimin e produktit nuk përcaktohet si vaj sallate, por vaj i përzier, dhe nuk përcaktohet që ky vaj është i përbërë nga 85% vaj luledielli dhe 15% vaj ulliri, që të analizohet si vaj sallate, referuar faktit të cituar edhe më sipër.

Produktet e këtij subjekti dalin të gjitha brenda normës, por ka diçka që nuk shkon. I tillë është rasti i mostrës së analizuar më 17.12.2018 për produktet vaj ulliri extra i virgjer dhe vaji i bersise, për treguesit: Aciditeti, lageshtia, peroksidet.

Në praktikën e mësiperme, nga auditimi zbulohet se “Në fletë-shoqërimin e mostrës pasqyrohet si sasi e sjellë vetëm 0.5 litra kampion, ndërkohë sipas 2 raport­ provave rezulton se janë sjellë 1 litër. Pra nuk përputhen të dhënat e fletë-shoqërimit me raport­ provën. Këta shembuj tregojnë se në Laboratorin e DRAKU-së e vërteta e analizave të produkteve ushqimore (në këtë rast vaji u llirit) është peng i “gabimeve” subjektive. (vijon)

*KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Qendra Alert

alert.al/

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH: DRAKU lejoi supermarketin pa licencë, me ushqime të skaduara

Supermarkete që lejohet të punojnë pa licenca, tregtojnë ushqime të skaduara dhe pa etiketa shqipe.Ndërkohë, denoncimet e qytetarëve për këto subjekte hidhen në kosh nga DRAKU që mbulon shkeljet. Duke kontrolluar praktikat e inspektimeve, KLSH ka zbuluar fshehjen e thyerjes së ligjit nga kompanitë e mëdha..

Qendra Alert disponon raportin e auditimit të kryer në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Supermarketi i njohur, 6 vite pa licencë

Shkojnë për të verifikuar kushtet e marrjes së licencës nga supermarketi C dhe bëjnë sikur nuk e dinë se, kjo njësi ndodhet aty pre vitesh dhe ka zhvilluar aktivitet pa leje. Zbulimi i KLSH erdhi nga kontrolli i praktikës së inspektimit të kryer me Autorizimin nr.131/8, datë 31.01.2018, në subjektin C., Rruga e Kavajës, pranë Bllokut  të ambasadave.

Brenda ditës është hartuar lista e verifikimit të kushteve të supermarketit dhe i vendoset nota dhjetë. Aty pasqyrohet se subjekti i plotëson të gjitha kërkesat ligjore, për higjienën, HACCP* dhe gjurmueshmërinë.

Më tej me një procesverbali shoqëron vendimin përfundimtar nga grupi i inspektimit, ku është vendosur miratimi i kërkesës për licencim.

Por çfarë gjen KLSH? “Nga shqyrtimi i dokumentacionit të praktikës së inspektimit, konstatohet se:

-Nuk dokumentohet planimetria e subjektit;

-Nuk dokumentohet sistemi HACCP;

-Nuk dokumentohet sistemi i gjurmueshmërisë, megjithëse inspektorët janë shprehur se funksionon”.

Por më e bukura vjen në fund të raportit të KLSH për këtë inspektim.  “Gjithashtu, në datën që është kryer inspektimi pranë këtij subjekli me vendndodhjen e mësipërme, rezulton se sipas verifikimit të grupit të auditimit, në faqen zyrtare të QKB-së, ky suhjekt ka filluar të ushtrojë aktivitet në këtë adresë, në datë 15.02.2012, pra rreth 6 vite më përpara, dhe ndodhur në këto kushte ndaj subjektit nuk duhej të kryej inspektim për licencimin e tij, por për zhatimin e kuadrit ligjor në aktivitetin e tregtimit të produkteve me origjinë shtazore për njerëz”.

Supermarketi shiste mish pa licencë. Po të ishte ndonjë tregtar i thjeshtë do t’ia kishin nxirë jetën me gjoba dhe do t’ia konfiskonin që nga hanxhari deri tek frigoroferët dhe mishin brenda. Do t’i çonin edhe kamerat e televizioneve ta shihin kur t’i vendosnin shiritin e mbylljes së aktivitetit.

KLSH insisiton se supermarketi duhej të merrte gjobë dhe të mos licensohej atë ditë. “Sa më sipër, nga  inspektorët duhet të ishte vendosur masë administrative gjobë në vlerën 1,000,000 lekë (vlera minimale e gjohës për ushtrim aktiviteti pa licencë), ndalim ushtrim aktiviteti, lënie e afatit për korrigjimin e shkeljeve (aplikimin për licencë, njoftimin e DRAKU­ së), dhe më pas verifikimin e kushteve, nëse duhet të pajiset me licencë subjekti apo jo”.

Fakti që supermarketi ka ushtruar aktivitet më përpara se të kryhej inspektimi, konfirmohet edhe nga shënimi i inspektorëve në procesverbalin e inspektimit, për funksionimin e sistemit të gjurmueshmërisë (pra, subjekti është furnizuar me produkte dhe ka tregtuar).

Produkte pa etiketë shqipe

Supermarketi C vazhdimisht nuk e zbaton kërkesën për të pahisur produktet ushqimore me etiketë në gjuhën shqipe.

Një rast është ai i datës 6 shkurt 2018, kur DRAKU ka shkuar për inspektim në magazinat e supermarketit me adresë Autostrada Tiranë-Durrës, Km 6, Kashar. Kontrolli është formal pasi nuk përcaktohet objekti i inspektimit. Në Listë-verifikimin e kryer pasqyrohet se subjekti ushtron aktivitetin në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, për higjienën, HACCP dhe gjurmueshmërinë.

Por në një procesverbal të kësaj date pasqyrohet se subjektit i’u gjetën produkte pa etiketën në gjuhën shqipe, dhe për këtë shkelje është vendosur gjobë në vlerën 50,000 lekë.

Në praktikën e mësipërme Mga KLSH konstatohet se: Inspektimi pranë subjektit është kryer jashtë afatit të përcaktuar në autorizimin e inspektimit dhe kjo ebën atë ligjërisht të pavlefshëm sepse bie në kundërshtim me Ligjin “Per inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Mustarda zhduket pa arritur inspektimi

Në 20 mars 2018 është autorizuar një inspektim i ri në subjektin C, Autostrada Tiranë-Durres, Km 6, Kashar, me objekt: Verifikim për njoftimin alert nga Drejtoria e Pergjithshme, mbi produktin “Crisps paprika”, i cili në brendësi ka paprika dhe mustard, e cila nuk është e deklaruar në listen e përbërësve, dhe shkakton probleme ndaj njerëzve alergjik.

Por ky produkt është hequr shumë kohë më parë. Procesverhali i inspektimit pasqyron se subjektit nuk i’u gjendën produktet për të cilat ishte bërë njoftimi alert. Gjithashtu pasqyrohet se subjekti më datë 9 mars 2018 ishte njoftuar nga eksportuesi në Itali, për tërheqjen nga tregu të produktit, dhe me datë 10 mars 2018  ishte  bërë tërheqja e produktit nga tregu (bashkëlidhur praktikës, fatura e tërheqjes nga tregu, njoftimi alert, komunikimi ndërmjet subjekteve eksportues­importues)..

 

Qytetarët denoncojnë se fshihen afatet e skadencës  

Rasti i mëposhtë tregon se si i trajtojnë denoncimet inspektorët e DRAKU-së. Në inspektimin e autorizuar më 24 shtator 2018, pranë subjektit  C, me vendndodhje Autostrada Tiranë-Durrës, Km 6, në bazë të indicies së ardhur nga një konsumator në faqet sociale, ka një pjesë shumë komike tësjelljes së inspektorëve. Denoncimi përshkruan se produktit “Djathë Fresco Spalmabile Light”, në subjektin C , në filialin që ndodhet në Rrugën Andon Zako Çajupi, i fshihet data e skadencës.

“Nga verifikimi u konstatua se produktit nuk i fshihej data e skadencës. Produkti shoqërohej me faturë tatimore nga magazinat e C dhe me etiketë në gjuhën shqipe. Vendimi përfundimtar i inspektimit: Nuk ka asnjë shkelje dhe asnjë masë”, shkruajnë inspektorët e dërguar për të ndjekur denoncimin e konsumatorit.

Në praktikën e mësipërme, nga KLSH konstatohet se: Ankesa vjen për produktin i cili tregtohet në subjektin C me vendndodhje në rrugën Andon Zako Çajupi, ndërkohë grupi i inspektimit kryen verifikimin në magazinat qendrore.

Pra ka një mospërputhje midis veprimit që duhet të kryenin inspektorët dhe vendin ku duhet të kryenin inspektimin, me veprimin që kanë bërë konkretisht.

“Inspektorët si fillim duhet të shkonin për inspektim në vendin ku tregtohet produkti për të cilin është bërë ankesa, pra në C, Rruga Andon Zako Çajupi, për të verifikuar nëse subjekti ka gjendje nga ky produkt dhe të kryenin provat, nëse fshihet data e skadencës apo jo. Dhe më pas të shkonin, edhe në magazinën qendrore, për të verifikuar të njëjtin produkt nga i njëjti Lot, për arsye se produkti që kanë verifikuar inspektorët, mund të jetë i një Loti tjetër, nga ai produkt për të cilin është bërë ankesa”, sqaron raporti i KLSH.

Mga ana tjetër nuk dokumentohet se me çfarë materiali/send është provuar, nëse fshihet apo jo data e skadimit të produktit. Po ashtu, nuk është marrë produkti me qëllim verifikimin, ekzaminimin, ekspertizën e fshirjes apo jo të datës së skadencës.

“Për sa më siper, inspektimi nuk është i plotë dhe nuk pasqyron saktë situatën”, konkludon KLSH. Në fakt, një kopje e materialit mund t’i dërgohej edhe emisioneve të humorit, pasi është skenar i gatshëm për t’u luajtur. (vijon)

——

*Çfarë është HACCP?

HACCP, i cili përshkruhet si analiza e rrezikut në industrinë ushqimore, quhet “Analiza e Hazardit dhe Pikat e Kontrollit Kritik”. Qëllimi i HACCP është që të marrë masa për eleminimin e elementeve që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Gjatë ekzaminimit, merren parasysh të gjitha fazat në zinxhirin ushqimor. Këto faza mund të renditen si përgatitje, përgatitje, prodhim, transport, ruajtje, paketim, ruajtje dhe dërgesë. Pajtueshmëria me kushtet e higjienës është thelbësore në çdo fazë. Rreziqet e konsumatorit lindin nga ekspozimi ndaj ndërveprimit mikrobiologjik, kimik ose fizik të ushqimit. Shkurtimisht, HACCP mund të konsiderohet si një sistem i sigurimit të cilësisë së ushqimeve.

Qendra Alert

alert.al/

Plas gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga Greqia të pulave të gjalla dhe nënprodukteve të tyre

Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga Greqia. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka firmosur një urdhër para dy ditëve që përcakton masat për parandalimin e futjes së gripit të shpendëve nga shteti fqinj.

Pas informacioneve të marra nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe të Shpendëve, Shqipëria ka vendosur embargo për shumicën e rajoneve të Greqisë Veriore.

Urdhri i ministres Ekonomi

Urdhri me nr.238 datë 4 qershor 2021, mban titullin “Për disa masa mbrojtëse ndaj influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Greqisë”.


 

Ministrja përcakton ato zona të Greqisë ku ka plasur gripi i shpendëve.  “Urdhëroj ndalimin e importit dhe tranzitimin për në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga territori i shtetit të Greqisë për ndarjen administrative Maqedoni dhe Trakë, specifikisht për rajonet Imathia, Thessaloniki,Pella, Kilkis, Pierri, Seres, Chalkidiki, Thasos, Kavala, Drama, Xhanthi, Rohdope dhe Evros, ndarja administrative Epir dhe Maqedonia Perëndimore, specifikisht rajonet Thesprotia, Ioannina, Arta, Preveza, Florina, Grevena, Kastori, dhe Kozan për:

  1. Shpendët shtëpiakë të gjallë dhe të egër
  2. Zogjtë 24-orësh
  3. Shpendët dekorativë
  4. Materiali biologjik i shpendëve
  5. Vezët e shpendëve
  6. Mishi i shpendëve
  7. Nënproduktet e shpendëve”

Urdhri nënvizon që certifikata veterinare duhet të përcaktojë origjinën e ngarkesës së ardhur.

Lista e shteteve ku Shqipëria ka ndalur importin e shpendëve

Kështu Greqia i shtohet listës me 15 shtete, nga të cilat Shqipëria nuk importon shpendë dhe misin e tyre, qysh nga muaji prill i këtij viti. Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga 15 shtete të Europës, si dhe Izraeli.

Urdhri i lëshuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës avariare me patogjenitet të lartë të shpendëve”, mban datën 23 prill 2021 dhe është i publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 29 prill.

Vendimi argumentohet me rrezikun e importimit të të ashtuquajturit grip të shpendëve, që rezulton të jetë i përhapur gjerësisht në shtetet më kryesore të Europës, si në Gjermani, Francë, Itali, Kroaci, Poloni, Hungari, Rumani, Çeki, Sllovaki, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Lituani, Ukraine, si dhe në shtetin e Izraelit.

Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë sanksionon ndalimin e importit dhe tranzitimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër; zogjtë 24-orësh; shpendë dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; importimin e vezëve, mishit si dhe nënprodukteve të shpendëve nga 15 shtetet europiane dhe Izraeli.

Paralajmërimi i EFSA

Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas sinjaleve të qarta për një epidemi të gripit të shpendëve të përhapur gjerësisht në Europë.

Sipas Autoritetit Europian të sigurisë ushqimore EFSA në periudhën dhjetor 2020 – shkurt 2021 janë zbuluar mbi 1000 raste të infektimeve nga një virus tepër ngjitës i quajtur HPAI A(H5), i përhapur në shpendë të egër dhe të butë.

alert.al/

Siguria ushqimore/ BE do të investojë 3 milion €, pjesë edhe Shqipëria

Një projekt tre-vjeçar me 23 partnerë nga 12 vende të Europës do nisë vrojtimin e sigurisë ushqimore.Përpjekja e quajtur “FOODSAFETY4EU” do të koordinohet nga Consiglio Nazionale Delle Ricerche (CNR) në Itali. Puna është vendosur të nisë nga fillimi i 2021 deri në fund të 2023 me një buxhet prej 3 milion € (3.5 milion dollarë). Një platformë me shumë aktorë do t’u mundësojë partnerëve të kenë qasje në burime dhe të dhëna, të sinkronizojnë strategjitë e kërkimit të sigurisë ushqimore, të ndajnë dhe shkëmbejnë njohuri dhe kontribute shkencore për të ardhmen e sistemit të BE të sigurisë ushqimore.

Gjatë këtij projekti do të ngrihet një Forum Evropian i Sigurisë Ushqimore për të garantuar ndërfaqen afatgjatë të shkencës, politikës dhe shoqërisë. Grupet e përfshira në projekt janë nga Italia, Austria, Belgjika, Finlanda, Hollanda, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Portugalia, Shqipëria, Tunizia dhe Zvicra. Projekti i financuar nga Horizon 2020 përfshin Ruokavirasto (Autoriteti Finlandez i Ushqimit), Agjencia Federale për Sigurinë e Zinxhirit Ushqimor (AFSCA) në Belgjikë, Autoriteti Ekonomik dhe i Sigurisë Ushqimore (ASAE) në Portugali, Këshilli Evropian i Informacionit të Ushqimit, FoodDrinkEurope, ISEKI-Food Shoqata, Euro Co-op dhe Universiteti Wageningen në Hollandë.

Shqetësimet e fundit të konsumatorëve mbi transparencën e procesit të vlerësimit të sigurisë së ushqimeve tona, si dhe zhvillimet teknologjike dhe inovacionet kanë treguar se ekziston nevoja për të reflektuar në sistemin e BE të sigurisë ushqimore të së ardhmes. Ekspertët shkencorë në sigurinë e ushqimit do të punojnë së bashku me specialistë me njohuri në zhvillimin dhe strukturimin e pjesëmarrjes; angazhimi i palëve të interesit, komunikimi dhe rrjetëzimi; e-platforma, mjete inteligjente dhe menaxhim i të dhënave; zbatimin e politikave të sigurisë ushqimore dhe ata që përfaqësojnë industrinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve, konsumatorët dhe shoqërinë. Një rrjet prej 44 partnerësh të tjerë mbështetës të sigurisë ushqimore do të plotësojnë platformën dhe do të bashkëveprojnë duke shprehur mendime, duke ndarë informacione, të dhëna dhe raporte; ofrimi i këshillave për strategji dhe ndarja e rezultateve të projektit.

Marrë nga: Food Safety News

Qendra ALERT / Alert.al