Menu

Spiropali

Bashkëpunimi me PD-në, Elisa Spiropali: Të gatshëm që t’i japim opozitës edhe Presidentin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ftuar opozitën për bashkëpunim, duke u shprehur se PS është e gatshme t’u japë edhe Presidentin.

Sipas saj, mazhoranca nuk ka asnjë problem që emri i Presidentit të propozohet nga opozita, teksa “thumboi” edhe zgjedhjet në PD, për të cilat u shpreh se po bëhen me stilin e vjetër dhe fituesi dihet se kush do të jetë.

“Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër që të pranojnë rezultatin, të ulen me ne në tryezë, të diskutojmë mbi rolet që duhet të kemi ne si mazhorancë, ata si opozitë përsa i përket procesit të integrimit dhe konsensusit politik që na duhet sot. Ta ndalim baltën ndaj Shqipërisë dhe këtë luftë të pakuptimtë që ndikon në proceset tona të jashtme dhe të integrimit.

Ofrojmë që të kemi diskutim edhe për çështjen e Presidentit dhe për emrat. Ne kërkojmë të ngremë nivelin e debatit në Shqipëri. Mjaft është mjaft! Deri më sot, të gjithë partnerët tanë i kanë njohur zgjedhjet si normale, por ndoshta edhe si zgjedhjet më të mira deri sot. Kanë bërë një zgjedhje të bukur, edhe ne edhe ata, nuk e mohoj.

 Nuk kemi asnjë tabu, mund të zgjedhin ata një emër ose ne. Jemi të hapur për diskutim. Nuk kemi asnjë problem me emrin që mund të propozojnë ata. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çdo ofertë”, tha Spiropali në “Top Talk.

Abuzimet seksuale/ Spiropali: Përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet e fundit seksuale.

Spiropali thotë se lajmi i mirë është që hapësira e denoncimeve për rastet është rritur dhe kjo tregon se ka një ndërgjegjësim nga institucionet.

Ajo thotë se duhen marrë masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale.

Spiropali propozon ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.

 

 

Reagimi i Spiropalit ka marrë shkas nga abuzimi i 5 meshkujve me një 15-vjeçare të mitur në Mirditë. Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.

Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet edenoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.

Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.

Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.

Ligji mbi masat kundër dhunës në familje u përforcua e ndryshua në 2018. Lëshimin e urdhrave të mbrojtjes paraprake. Ligji për ndihmë juridike.

Gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual me të mitur ndodh në bashkëpunim, me dhunë ose shantazh, që i lë pasoja të miturve. Duhet ndërhyrje emergjente në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, ministre do angazhohem për ndërhyrje dhe ndihmës ligjore për regjistrin e të dënuarve për këto vepra penale.’’- tha Spiropali.