Menu

Tenderi i uniformave

Tenderi i uniformave/ Dëshmia e inxhinieres që refuzoi të firmosë çmimet, ja korrespondenca e drejtoreshës Naqellari

Çmimet e uniformave të Policisë së Shtetit janë vendosur nga një grup i caktuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas kërkesës së drejtoreshës së Prokurimeve, Edlira Naqellari. Një nga anëtaret e këtij grupi nuk ka qenë dakord dhe ka deklaruar se nuk e ka firmosur listën e çmimeve.

Ja pse Aurora Mulla nuk i firmosi dokumentet e tenderit

Anëtarja e njësisë së prokurorimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, inxhinierja e tekstilit Aurora Mulla ka treguar në Prokurori se nuk e ka firmosur tabelën e çmimeve të uniformave. Ajo deklaroi se aty ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë me të cilat ajo nuk ishte dakord. Duke qenë se ishte bërë ndryshimi i specifikimeve teknike, është bërë edhe një herë nga e para përllogaritja e kostos së shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë. Këto ndryshime sollën nevojën e ritestimit të çmimeve të tregut. Ajo ka përmendur faktin se në procesverbalin nr. 3 datë 15.10.2019, ajo nuk pranuar të firmosë faqet 16 deri në 19, ku ndodhet tabela e sasisë së uniformave dhe fondi limit. Po ashtu ka refuruar një shtojcë që i ngjitej këtij procesverbali. Mulla nuk ka nënshkruar as dokumentin “Sasia dhe grafiku i lëvrimit” nga faqja 64 deri në faqen 67 për shkak të ndryshimeve të bëra. Ky shqetësim nuk ka qenë vetëm i saj, por edhe i anëtarëve të tjerë të komisionit, por vetëm mungesa e firmës së së saj dokumentohet nga prokuroria.

“Procesverbali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, Inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimeve të specifikimeve teknike. E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikimeve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikimet teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen operatorët ekonomikë, ky dokumentacion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendruar (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përnqedruar nr.47 prot, datë 11.07.2019, si specialiste e fushës inxhiniere tekstile.

Nga Njësia e Prokurimit është hartuar proceseverbali nr.1, datë 24.07.2019 “Mni hartimin e dokumenteve të tenderit me objekt blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”. Pasi janë hartuar dokumentet standarde të tenderit, i janë dërguar për asistencë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), me qëllim dhënien e një opinioni më të specializuar. APP pasi ka bërë komentet e saj në lidhje me disa cështje, të cilat pasi u reflektuan në dokumentacion, u mbajt procesverbali nr.2 datë 25.07.2019 dhe nga ana e Njësisë së Prokurimit janë hartuar dokumentet e tenderit, të cilat më pas janë ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SPE), të APP.

Me shkresën nr.2317/16 prot, datë 27.09.2019, të Autoritetit Kontraktor DPPSH, janë dërguar praktikat për ritestimin e tregut dhe janë hartuar shtojcat në lidhje me DSP dhe është mbajtur procesverbali nr.3, datë 15.10.2019 “I hartimit të shtojcës”. Më pas Njësia e Prokurimit ka proceduar me hartimin e DST, të ndryshuara dhe është bërë publikimi i DST të ndryshuara, në SPE. Ajo ka deklaruar se shumatorja e çmimeve për njësi ka ndryshuar si rezultat i përfshirjes së sistemit elektronik të shpërndarjes në koston e artikujve të uniformës, mënyra e përllogaritjes së testimit të tregut duke marrë prë bazë çmimet mesatare, si dhe për shkak të ndryshimit të specifikimeve teknike. Duke qenë se është bërë rishikimi i specifikimeve teknike dhe ndrysimi i tyre, si dhe ndryshimi në termat e referencave të sistemit të shpërndarjes së uniformave, këto ndryshime kanë bërë që të përllogaritetet edhe njëherë kostoja e shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë, pra lindi i nevojshëm edhe ristestimi i tregut. Në lidhje me kriteret e përcaktuara nga Njësia e Prokurimit në pikën 11 të hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, certifikata konformitetit për këpucët, EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012 O3 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit B-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit A-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 CI ER FO SRC ose Ekuivaletet, mungesa e njërës prej certifikatave të mësiperme, është kusht për skualifikim të operatorëve pjesëmarrës në tender…

Ajo ka deklaruar faktin se në procesverbalin nr.3, datë 15.10.2019 “i hartimit të shtojcës për disa ndryshime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja nr. 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, e cila është bashkëlidhur këtij procesverbali. Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme”, thuhet në dosjen e SPAK.

Prova se Ardi Veliu kishte dijeni për çmimet e uniformave

Me e-mailin e datës 22.08.2019, titullari i Organit Qendror të Blerjeve, Edlira Naqellari, ju është drejtuar përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor, Theodhori Gravani, Janaq Xhelili dhe Zenel Hyka, ku vë në dijeni edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ndër të tjera Autoritetit Kontraktor, i sillet në vëmendje se në rast te ndryshimit modifikimit të specifikimeve teknike nga Autoriteti Kontraktor, eventualisht do të jetë i nevojshëm edhe një proces analize testimi mbi vlerën e artikujve (për efekt të shumatores limit të çmimeve për njesi), si dhe nëse këto ndryshime ndikojnë në fondin limit të procedurës.

Në këtë aspekt, sillet në vëmendje se në rast të analizës-testimit të tregut, vlera referente duhet të jetë ajo e mesatares së çmimeve të marra në treg dhe jo e çmimit më të ulët (referuar praktikës së rekomanduar nga APP). Vendosja e alternativave në të dhënat teknike të artikujve, shkakton interpretime të gabuara tek operatorët ekonomike, si dhe problem në testimin e tregut, duke bërë që operatorë të ndryshëm ekonomike të bazohen në alternativa të ndryshme në dhënien e çmimeve, duke mos testuar-analizuar efektivisht vlerën reale për një cilësi të caktuar të një artikulli. Në këto kushte theksohet se analiza-testimi i tregut duhet t’i referohet vetëm një alternative të dhënash teknike të artikujve, të konsideruar si variant me cilësor nga Autoriteti Kontraktor.

Me shkresën Nr.6716 Prot, datë 22.08.2019, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i është drejtuar për interpretim Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, nëse janë të pranueshme specifikimet teknike me alternativë, si dhe për aplikimin e mesatares së çmimeve të marra në treg.

Agjencia e Prokurimit Publik ka dhënë si këshillë dhe asistencë teknike në drejtim të Autoritetit Kontraktor se duhet të vendosë mbi specifikimet e cilësisë së mallit të kërkuar, bazuar mbi një alternative specifike konkrete të dhënash teknike të artikujve, pa vendosur dy ose mě shume alternative. Ndërsa në lidhje me çëshjen e dytë, APP sqaron se, në kushtet kur autoriteti kontraktor në përllogaritjen e vlerës së kontratës, i referohet çmimit të tregut, atëherë kjo përllogaritje do të bëhet duke marrë për bazë mesataren e çmimeve të tregut, kjo, me qëllim që viera e përllogaritur e fondit limit t’i afrohet vlerës reale të tregut, dhe të krijojë mundësi ofertimi nga operatorë të ndryshëm ekonomikë.

Grupi i punës që vendosi specifikimet

Me urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm nr.1007/1, datë 13.09.2019 “Për krijimin e grupi të punës, për ripunimin e Specifikimeve Teknike të Uniformës së Policisë së Shtetit”, është ngritur grupi i punës që do të ripunonte specifikimet teknike dhe të bënte ndryshimet e duhura me qëllim mundësimin e përmirësimit cilësor të uniformës së Policisë së Shtetit në përputhje me përvojën e vendeve të BE-së. Grupi i punës përbëhej nga Janaq Xhelili, Zenel Hyka, Agron Çeli dhe Aurora Mulla.

Manipulimi i tenderit

Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

 Të arrestuarit

Më 10 korrik u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Gjykata e Posaçme

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit pritet të vendos sot masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së brendshme, që akuzohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë së viti 2020.

SPAK kërkon lënien në fuqi të  masës ‘arrest më burg’ për 8 zyrtarët e ish zyrtarë dhe “arrest shtëpie” për një tjetër.

alert.al/

Tenderi i uniformave të Policisë, ja si u skualifikuan 3 operatorë brenda ditës

Tenderi për uniformat e policisë u publikua fillimisht në korrik të vitit 2019 duke nisur procedurat me parakualifikimin e kompanive të interesuara, ofertat ekonomike dhe mostrat e uniformave.

enderi kishte si objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet (2019-2022).

Fondi limit: 2,800,347,570.00 Lekë pa TVSH. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, ka pezulluar procedurën e tenderit disa herë duke e shtyrë atë 1 vit deri në korrik të vitit 2020.

Pikërisht në vitin 2020 ka nisur dhe hetimi i SPAK, pas kallëzimit nga Grupi Parlamentar Demokrat, ku është zbuluar abuzimi me këtë tender, duke bërë që sot të arrestohen tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, ndërsa një tjetër është në “arrest shtëpie”.

Tëdhënat e tenderit dhe ndryshimet që ndodhën

Më datë 10/01/2020, u dorëzuan dhe u hapën kërkesat për pjesëmarrje nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, (Faza I – Parakualifikimi).
Më datë 17/01/2020, ora 14.40 minuta, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, publikon pjesmarrjen e 6 Operatorëve Ekonomikë, (Faza I – Parakualifikimi), si më poshtë:

1.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.
2.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.
3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.
4.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”ARISA + TONI OIL”.
5.”EUROGJICI’’
6.”KROKO” produktion 2 development.

Më datë 17/01/2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, (Faza I – Parakualifikimi), ka kualifikuar për në fazën e ofertimit në këtë procedurë:
1.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.
2.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.
3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.
Më datë 17/01/2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, (Faza I – Parakualifikimi), ka s’kualifikuar për mungesë dokumentacioni 3 Operatorë Ekonomikë për në fazën e ofertimit në këtë procedurë:
1.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”ARISA + TONI OIL” (firmë prodhuese shqiptare)
2.”EUROGJICI’’ ( firma e Kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici )
3.”KROKO” produktion 2 development. ( firmë Kroate )
[Data: 24.02.2020] Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, ka dërguar:
FTESË PËR OFERTË
(Vetëm për kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë)
Për: Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.
Adresa e përfaqësuesit të BOE-së ”D&E SHPK”: Rruga ”Milto Tutulani”, Pallati Alb Millenium, nr.6, Kati 1, Tiranë.
Për: Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.
Adresa: Refahiye Mah. 281. Sk. No: 9/2 Selim Apt. Haliliye / Sanliurfa, Turkye

Për: Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.

Adresa e përfaqësuesit të BOE-së ”KAPKO d.o.o”: Garešnička 22, 10040, Zagreb, Kroatia.
Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë organit qendror blerës[këtij autoriteti kontraktor]:
Emri: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara
Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nr.3, Tiranë.
ofertën tuaj, duke marrë parasysh se:

Afati kohor për dorëzimin e ofertave është:
Data:10/04/2020(dd/mm/vvvv) , Ora: 11:00

Më datë 08.04.2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, njofton:

AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQENDRUARA
Tiranë, më 08.04.2020
NJOFTIM
PËR SHTYRJE TËAFATIT KOHOR PËR DORËZIMIN DHE HAPJEN E OFERTAVE
“Përprocedurën e prokurimit, “Procedurë e Kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar” me objekt:“Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”
Për:
– Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”;

– Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”;

– Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.

Në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, Procedurë e Kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, me REF-31606-07-25-2019, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së kandidatëve të kualifikuar në këtë procedurë prokurimi, nxitjen e konkurrencës ndërmjet tyre, sigurimin e trajtimit të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë kandidatët.

Sqarojmë se, 2 (dy) nga kandidatët e huaj të kualifikuar për Fazën II, kanë paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim është bërë i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.

Përsa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruaranjoftontë gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për Fazën IItë procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, Procedurë e Kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, Prokurim Elektronik, nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, me afat të marrëveshjes kuadër 4 (katër) vite, me REF-31606-07-25-2019 shtyhet dhe ndryshon si vijon:
Afati kohor për dorëzimin e ofertave është:
Data: 11/05/2020(dd/mm/vvvv) , Ora: 11:00
Më Datë: 11/05/2020 nga 3 kandidatët e lartpërmendur të përzgjedhur në fazën e parë, Faza I – Parakualifikimi, ofertat ekonomike dhe mostrat e uniformave etj, prej tyre u dorëzuan më datë 11.05.2020 për Faza 2 – Ftesa për Ofertë:
Fondi limit: I procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4-vjet është 2,800,347,570 Lekë pa TVSH:
Nga 3 kandidatët e lartpërmendur për Faza 2 – Ftesa për Ofertë , përkundrejtë fondit limit, u dorëzuan Ofertat ekonomike, sipas renditjes dhe me vlerat e mëposhtme:
1.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.

1,980,197,270 Lekë pa TVSH – 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit

2.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.
2,898,350,600 Lekë pa TVSH – 1,997,970 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit

3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.

2,799,433,400 Lekë pa TVSH – 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

alert.al/

Tenderi i uniformave/ Reagon PD: Nëse Drejtësia nuk troket te Rama, Lleshaj dhe Ndreca, goditja nuk është e plotë

Partia Demokratike e ka konsideruar një këmbanë alarmi skandalin e tenderit të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë ku u arrestuan disa zyrtarë të kësaj ministrie. Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj tha se edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Më tej Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për uniformat e policisë.

Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi. Madje, ministri i Ramës, që  ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgënjeshtrim të deklaratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.

Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptareve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.

Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.

Sigurisht çdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryhet nga zyrtarë të dorës së dytë.

Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.

Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij,  u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.

Të gjitha këto përbëjnë këmbena të forta alarmi për dekonspirimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrije te nivelet më të larta të qeverisë.

Kjo është e pafalshme!

Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretartit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.

Godtija e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi I vetëm është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!

alert.al/

Tenderi i Uniformave/ Sandër Lleshaj, Plarent Ndrecaj dhe Ardi Veliu u kallëzuan në SPAK, dokumentet që i implikojnë

 

Zbardhet kallëzimi i bërë në SPAK nga Grupi parlamentar Demokrat, ku jepen fakte mbi implikimin në një vjedhje të mundshme të fondit për uniformat e Policisë së Shtetit nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndrecaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pse nuk u kolaudua tenderi?

Sipas kallëzimit, thellohet skandali me tenderin 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH(3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020.

Pas këtij tenderi, ish-ministri Sandër Lleshaj dhe Kryeministrin Edi Rama deklaruan pajisen e secilit punonjës policie me “Kartë”, për tërhequr uniformat dhe këpucët e tyre, 10.000 punonjës policie i mashtruan.

Çfarë ndodhi? Dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit! Në shkelje të ligjeve e udhëzimeve të Shtetit, heq dorë nga kolaudimi e dokumentimi ligjor (sasior e cilësor) të uniformave, edhe pse janë pronë e saj, të përcaktuar me vendim të posaçëm Qeverie. I kthen shpinën Policisë, braktisë uniformat e tyre, Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës, testet dhe inspektimet e tyre, lihen në dorë të Kontraktuesit (fituesit të tenderit biznesmenit Ismail Kadiu). Absurditeti! I kërkohet që, Punonjësi i Policisë të kolaudojë porosinë e bërë prej tij, të uniformës?!

Pasi janë veshur me uniformë, Njësia e uniformave ngritur pranë Ministrisë së Brendshme do të zhvillonte sondazhe në terren të veshjeve të efektivëve të Policisë në të gjithë vendin, që do të thotë, efektivët duhet të zhveshin uniformën e furnizuar për të testuar veshjet e tyre në laboratore jashtë vendit. Një “formalitet” në letër, të gënjesh veten, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse “pazaret” në bashkëpunim, kanë mbyllur kolaudimin.

Janë vjedhur paratë e uniformave

Dyshohet, se në nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, grabitja mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë, nga procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020, nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Kjo vlerë në përmasa kaq të mëdha, që është realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në rrethana cilësuese, konsiderohet vjedhje në bashkëpunim midis zyrtarëve të lartë të Minisrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm si dhe Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Këta janë akuzuar nga kallëzuesi Grupi parlamentar Demokrat i drejtuar nga Muslim Murrizi, si pjesë e procedurës së tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 11.05.2020, do të bëjmë kallëzim penal në SPAK për “Shpërdorimit të detyrës e korrupsionit” dhe të “Barazisë në tendera”, ndaj:

  1. Plarent NDRECA, Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Brendshme, në cilësinë e Titullarit të Organit

Qendror Blerës (Drejtor i Përgjithshëm) i autorizuar nga Ministri i Brendshëm. Veçse për “Shpërdorim detyre e korrupsion” dhe “shkelje të barazisë në tendera: por dhe “Mos kryerjen e detyrës” në përputhje me Ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Një kërkesë e tillë tregohet dhe në Nenin 56, Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik; “Shkelje” të hapur të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016, nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe “Shkelje” të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 82 datë14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, sepse sipas pikave 1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe 1.7. Blerje këpucësh; është përcaktuar, se procedurat e prokurimit nuk duhet të hapen bashkë, por veç për Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe veç për Blerje këpucësh, ka penguar me qellimisht pjesëmarrjen e kompanive shqiptare prodhues veshje e prodhues këpucësh.

  1. Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, veçse për “Shpërdorim detyre e korrupsion”, por dhe “Si përgjegjës për menaxhimin e buxhetit”, që i jep pika2/c e nenit 9, të ligjit Nr.108/2014, datë 31.7.2014 “Për Policinë e Shtetit”, ka keqmenaxhuar buxhetin e Policisë së Shtetit; për “Shkelje” të Ligjit nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; për “Shkelje” të hapur të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016, nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe për “Shkelje” të Nenit 23 (Specifikimet Teknike), të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, ), “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar                                       

Sipas kallëzuesit, Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është bërë palë, në skandalin e grabitjes “mafioze” të vlerës prej 500.000.000 lekë, që i bëhet buxhetit të Policisë.

Vjedhja e Buxhetit të Policisë së Shtetit në vlerën 500,000,000 lekë, e parashikuar (planifikuar), që DT (Dokumentat e Tenderit) në dyshimin, se është dhuruar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ose më saktë, Policia është e vjedhur nga brenda, nga vetë Policia, sepse:

  1. a) Si përgjegjës për menaxhimin e buxhetit, që i jep pika2/c e nenit 9, të ligjit Nr.108/2014, datë 31.7.2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe “Mos kryerjen e detyrës” në përputhje me ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka mbrojtur Policinë e Shtetit që drejton, por i ka kthyer shpinën dhe braktisur atë. Me veprime apa mosveprime, përmes shpërdorimit të detyrës, ka keqpërdorur buxhetin e Policisë së Shtetit. Fondet janë të taksapaguesit shqiptar, Buxheti është dhënë për Policinë e Shtetit, nuk mund të përdoret për “qejfin” e ministrit Lleshi, Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca, apo ndonjë zyrtari të lartë andej nga Kryeministria, që dirigjon e rekomandon për fituesin e paracaktuar, që së bashku nuk kursejnë të “ndyjnë” duart dhe nga rrobat e trupit të Policisë së Shtetit, theksohet në kallëzimin e çuar në SPAK nga deputetët.

Skema e vjedhjes së fundit të uniformave

Sipas DT (Dokumentave të Tenderit)! Ja skemat “Mafioze” e përdorur nga zyrtarët e lartë të Ministrisë Brendshme dhe Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që dyshohet se kanë çuar në grabitjen e 500.000.000 lekë nga Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit, zhvilluar në datë 11.05.2020, sipas tabelave të mëposhtme të cilat jepen me shkurtime, pasi të plota gjendet në Dokumentat e Tenderit, të procedurës (datë 19.08.2019, pezulluar, dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2029).

Precedenti në këtë rast është: nëpërmjet uljeve të sasive të Uniformave, Aksesorë, Grada, Stema, Shenjat e Policisë së Shtetit, por jo të fondit limit që mbetet i pandryshuar: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH dhe Nr.Rendor mbetet i pa ndryshuar nga 1 deri 123, si më poshtë:

Tek Shtojca 13 “SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT”, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen:

ISHTE: ( Procedura datë 19.08.2019 ), pezulluar. Kishte të pasqyruar një tabelë që përbëhetnga 8 kolona, me këto të dhëna: 1. Nr.Rendor nga 1 deri123, 2.Artikujt e Uniformës, 3. Njësia Matëse,4.Viti I Sasia 75,378, 5.Viti II Sasia 183,353, 6.Viti III Sasia 268,965, 7.Viti IV Sasia 198,947, 8.Total Sasia 726,643, me Fondin limit:2,800,347,570 Lekë pa TVSH, si më poshtë:

ISHTE, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, me këto të dhëna:

BËHETSipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, me këto të dhëna:

Ka të pasqyruar një tabelë, që përbëhet nga 4 kolona, më këto të dhëna:1.Nr.Rendor nga 1 deri123, 2.Artikujt e Uniformës, 3.Njësia Matëse, 4.Sasia e pritshme (në total) Total Sasia bëhet 486,658, po me Fondin limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH?, si më poshtë:

BËHET, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën e rihapur datë 05.11.2019,kamuflohet me këto të dhëna:

Nga krahasimi i procedurës së rihapur të datës 5.11.2019, me procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, rezulton të blihen më pak në Total Sasia prej 239,985 artikuj. ( ISHTE Total Sasia prej 726,643 artikuj –

BËHET – Sasia e pritshme (në total) prej 486,658. (726,643 – 486,658 = 239,985 Total Sasia, do të blihen më pak).

Interesant fakti! Si me Total Sasia prej 726,643 artikuj në procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, ashtu në Total Sasia prej 486,658 artikuj, në procedurën e rihapur më datës 5.11.2019 (239,985 Total Sasia, do të blihen më pak), Fondi limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, mbetet i pa ndryshuar dhe Nr.Rendor mbetet i pa ndryshuar po nga 1 deri123?

Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në DT (Dokumentat e Tenderit) sipas procedurës më datë 19.08.2019,ISHTE për 4 vjet (2019-2022) dhe e detajuar sipas viteve ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia), ndërsa: Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në DT (Dokumentat e Tenderit), të ndryshuar, sipas procedurës e rihapur më datë 5.11.2019, BËHET për 4 vjet, por jo e detajuar siç ishte në procedurëne datës 19.08.2019, pezulluar, sipas viteve ( Viti I Sasia?, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia). Atëhere sa do të jetë sasia totale e artikujve të uniformave, që do të prodhohen për çdo vit?

Formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, përbëhej nga 8 kolona, ndërsa formati i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019 përbëhet nga 4 kolona!

Çka do të thotë se, formatit i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, ndryshe nga formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, është i kamufluar në përmbajtje, i mungojnë 4 kolonat për 4- vite ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia).

Pikërisht nga formati i kamufluar të tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, të pa detajuar në 4 – tër kolonat për 4-vite ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia), zbulohet dukshëm ulja totale e sasive prej 486,558, ndërsa fondi limit 2.800.347.570 pa TVSH, mbetet i pandyshuar.

Ndërsa Nr.Rendor mbetet po nga 1 deri123, por që në total sasia e tyre për procedurën e rihapur më datë 5.11.2019, është më e ulët për 80 artikuj, krahasuar me sasinë që përmban tabela (sasia dhe grafiku i lëvrimit), të tenderit parashkuar për tu hapur më datë 19.08.2019, të pezulluar, si më poshtë:

ISHTE – Sasitë totale sipas Dokumentave të Tenderit – Procedura datë 19.08.2019, pezulluar, Total 489,911 artikuj, për 80 artikuj.

BËHET – Sasitë totale sipas Dokumentave të Tenderit të ndryshuara – Procedura rihapur datë 5.11.2019, Total 249,926 artikuj, për 80 artikuj.

SASITË – që do të blihen më pak në procedurën rihapur datë 5.11.2019, në Total Sasia është prej 239,985 për 80 artikuj (489,911 – 249,926 = 239,985), ka kamufluar Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Total Sasia prej 239,985 që mendohet të vlerësohet me 500.000.000 lekë, është vjedhja sipas kësaj skeme “mafoze” të fshehët të përdoruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme e të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vjedhje e parashikuar (planifikuar) që në DT (Dokumentat e Tenderit), të realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT

Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen

Sipas pika 7. e nënpika 7.1. të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.55 datë 27.01.2016 “Për Miratimin e paraqitjes, formës dhe specifikimeve teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe shenjave të Policisë së Shtetit”, Drejtori i i Policisë së Shtetit ka në kompetencë të miratojë: Specifikimet dhe kushtet teknike të zbatimit të objekteve të të uniformës,shenjave dhe elementeve të tjera të Policisë së Shtetit.

Përgjegjësia e Ardi Veliut

Për Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit:

Kush i diktoi ndryshimet e specifikimeve teknike të uniformave, këpucëve, etj, dhe në favor të kujt Operatori Ekonomik shkuan ato, pasi miratimi i tyre është në kompetencën tuaj?

Midis të procedurës datë 19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2019), për një periudhë dy muaj e gjysëm, Çfarë ndodhi që duheshin ndryshuar specifikimet teknike të uniformave, këpucëve, etj, dhe ju i miratuat ato? Dhe me rritje çmime të dyshimta (fiktive)!!!

Specifikimet teknike e rihartuara (ndryshuar) për procedurën e rihapur në datë 5.11.2019, a janë të argumentuar për çdo artikull të ndryshuar dhe të dokumentuar në një procesverbal të mbajtur nga personat e ngarkuar për përgatitjen e tyre e të nënshkruar prej tyre. Një kërkesë e tillë tregohet dhe në Neni 61, Hartimi dhe publikimi i dokumenteve të tenderit, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik. Apo si rezultat të ndryshimeve të specifikimeve teknike, sakrifikuat, pikërisht ulët sasitë që do të blihen më pak në procedurën rihapur datë 5.11.2019, në Total Sasia prej 239,985 për 80 artikuj (si kravata, rripa, ca aksesorë, grada, stema, shenja) që ishin me çmime jo shumë të mira ( jo të “favorshme” ), ndërsa nga ana tjetër në Total Sasia prej 246,673 për 43 artikuj (si xhupat, kostumet…, këpucët) i rritët “fiktivisht” akoma më shumë çmimet edhe pse ato ishin të larta (të “favorshme” ), të cilat ju i miratuat? Nga përllogaritjet u rrit dhe shumatorja limit të çmimeve për njësi të uniformës, nga 488,141 lekë pa TVSH që ISHTE – Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, ndërsa BËHET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, 621.011 lekë pa TVSH???

Sa më sipër, si rezultat të papërshtatmërisë me sasitë e parashkuara (raportit midis artikujve me çmime të ulëta dhe artikujve me çmime të larta), midis të procedurës datë 19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2019), dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj, të Policisë së Shtetit, mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë.

Ndryshimi i specifikimeve teknike, me efekte ekonomike të uniformave, këpucëve, etj, të Policisë së Shtetit, gjatë procedurës së tenderimit, shkak – pasojë e vjedhjes 500,000,000 lekë, nga tenderi i dyshimtë i uniformave të Policisë së Shtetit të paragjykuar për fitues të paracaktuar, me skema të fshehta “mafioze”, të mirëorganizuara, vjedhje të parashikuara që në DT (Dokumentat e Tenderit), përbëjnë vepër penale. Dhe aq më shumë specifikimeve teknike të diktuara për fitues të paracaktuar, por dhe me dyshimin se specifikimet teknike të uniformave dhe këpucëve të Policisë, mund të jenë të kamufluar e falsifikuar, (por që duhen hetuar), theksohet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

(….në përditësim)

alert.al