Menu

trafiku i kokaines

Trafik kokaine drejt Zvicrës, 3500 euro rruga, koka e grupit një oficer zjarrfikës në Tiranë

Detaje të tjera janë zbuluar nga grupi i trafikut të kokainës që është goditur ditën e sotme. Sipas prokurorisë 2 drejtuesit e grupit janë në vendin tonë, një prej tyre është inspektori zjarrfikës Ndriçim Harka.

Ky grup shqiptarësh ka rekrutuar edhe një zvicerian për trafikune  kokainës, Gjermani Shqiperi Zvicer.

Në total të arrestuar janë 7 persona, për trafik droge, 5 prej tyre në Zvicër. Mes tyre janë edhe 3 mjekë.  Ndërkohë janë kapur 3 kg kokaine, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi aktiv qe ne 2015, dhe është goditur pas përgjimeve  dhe vezhgime ne terren te aktivitetit kriminal.

Droga merrej ne Gjermani dhe cohej ne zvicer me makina.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015, periudhë në të cilën është sekuestruar edhe kokaina. Florian Moko do gjente kokainën për Elton Meta (Tony), i cili tha se punonte për Shkëlqim Hakan, i cili sipas verifikimeve është Ndriçim Harka, që punon sipas Metës, me te identifikuarin si Ilia Shella.

Një shtetas gjerman gjerman Michael Schmiedel ka deklaruar se vetë ai ka qenë i pranishëm në 7 raste të transportit dhe është paguar me 1 mijë euro

Një tjetër personazh me emrin Elton Meta ka deklaruar se nga Shkëlqim Haka i është premtuar 3500 euro për rrugë për transportin.

Hetimi ka nisur me bllokimin e një sasie të vogël lënde narkotike, ku është arrestuar një shtetas shqiptar, i cili është vënë nën përgjim dhe më pas është zbuluar i gjithë rrjeti.
I gjithë operacioni është finalizuar me ndihmën e përgjimeve ku të gjithë personat flisnin për çështjen e trafikut të drogës. Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë ku koordinonte punën e grupit kriminal. Personat e arrestuar kanë ndihmuar hetuesit për zbulimin e gjithë grupit.
Nga 5 të arrestuarit në Zvicër, 3 janë shqiptarë. Prokuroria nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndaj janë duke u kryer hetime.

alert.al/