Menu

turizmi

Kotelli: Kemi skanuar 42 fshatra për ndërtimin e modelit të fshatit turistik shqiptar

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert” në “Ora News”, Sofiola Kotelli, drejtuesja e Programit të Turizmit në GIZ Shqipëri, tha se prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e një modeli të fshatit turistik shqiptar, duke skanuar 42 fshatra në gjithë vendin dhe duke përfshirë komunitetin lokal e të rinjtë në këtë proces.

“Ne jemi duke bërë një tur në veriun e Shqipërisë për të promovuar një seri produktesh të cilat tani janë gati për tu bërë të njohura qoftë në tregun domestik në Shqipëri por edhe në tregun ndërkombëtar.

Sot jemi në fshatin Rabdisht pasi kemi filluar prej gati 2 vitesh një koncept për ndërtimin e modelit të fshatit turistik shqiptar.

Kemi shkuar dhe kemi skanuar rreth 42 fshatra në gjithë Shqipërinë, por bazuar në disa kritere specifike si aksesi që ata kanë me pjesën infrastrukturore, nëse kanë banorë apo jo, sepse mund të ketë fshatra shumë të bukur por fatkeqsisht shumë prej tyre janë të zbrazëta nga banorët, ne kemi punuar me komunitetin dhe me një grup studentësh të rinj për të ndërtuar profilin e këtyre fshatrave turistik.

Kemi punuar me Rabdishtin, Lekbibaj, Zogaj në veri dhe Nepravishtën dhe Boboshticën në jug”, u shpreh Kotelli.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS” https://www.youtube.com/watch?v=sflLclU0J1U

“Mandarinat”, Jorgaqi: Asgjësimi i produkteve u krye nga vetë personat, ndaj iu bllokua aktiviteti dhe u gjobitën nga AKU

Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.

Pas alarmit të dhënë nga BE për mandarinat shqiptare me pesticide tej normave të lejuara, tashmë ka nisur marrja e mostrave në pikat e grumbullimit dhe tregtimit.

Ndërsa qarqet e Vlorës, Fierit, Tiranës janë vendosur në monitorim dhe marrje mostre, ku rezultati do 3-4 ditë për të dalë.

Pesticidi i zbuluar tek mandarinat nuk është në listën e epsticodeve të lejuara në Shqipëri dhe BE dhe ky lloj pesticidi është lejuar dhe përdorur në Shqipëri në vitin 2020, dhe prej 4 vitesh është hequr nga lista.

Por si është përdorur ky pesticid nga fermerët shqiptarë, kur farmacitë bujqësore e kanë të ndaluar tregtimin e tij?

Martin Jorgaqi, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut në AKU u shpreh se janë marrë dy mostra të ndryshme, një në qarkun e Beratit dhe një në Qarkun e Vlorës, në Bashkinë e Konispolit.

Shkatërrimi është bërë nga fermerët, të cilët nuk janë të autorizuar të bëjnë asgjësime dhe nuk janë të lejuar të bëjnë asnjë asgjësim të asnjë produkti pa lajmëruar organet kompetente dhe ata e dinë shumë mirë dhe këto janë arsyet kryesore që ne morëm masat administrative qoftë të bllokimit të aktivitetit të subjektit, ashtu edhe masën administrative me gjobë”, tha Jorgaqi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT”

 

4 raste në pak ditë, ç’po ndodh me mandarinat? Eksperti: Duhet kontroll. Kjo që ka ndodhur do të ndjehet shumë shpejt tek eksportet

Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.

Pas alarmit të dhënë nga BEpër mandarinat shqiptare me pesticide tej normave të lejuara, tashmë ka nisur marrja e mostrave në pikat e grumbullimit dhe tregtimit.

Ndërsa qarqet e Vlorës, Fierit, Tiranës janë vendosur në monitorim dhe marrje mostre, ku rezultati do 3-4 ditë për të dalë.

Pesticidi i zbuluar tek mandarinat nuk është në listën e epsticodeve të lejuara në Shqipëri dhe BE dhe ky lloj pesticidi është lejuar dhe përdorur në Shqipëri në vitin 2020, dhe prej 4 vitesh është hequr nga lista.

Por si është përdorur ky pesticid nga fermerët shqiptarë, kur farmacitë bujqësore e kanë të ndaluar tregtimin e tij?

Sokol Abazi, Kimist, Profesor, dhe Menaxhues Laboratori u shpreh se në raste të tilla fermeri mund të jetë në njëjtën kohë edhe me faj, por në të njëjtën kohë edhe viktimë.

“Sa i përket faktit se pse nuk bëhet një analizë e produktit duhet të kuptojmë se më shumë humbasim kur kthehet një kamion si në rastet konkrete; kemi kostot e shkatërrimit dhe ndonjëherë ky shkatërrim ndodh aty ku është vendi i prodhimit dhe kjo ka kosto më të madhe se sa sasia në kamion. Por më shumë që ka kosto është se humbasim dhe besimin në treg.

E gjithë kjo që ka ndodhur do të ndjehet shumë shpejt tek eksporti jonë, i cili do të bjerë shumë”, tha eksperti/

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” 

 

Mandarinat “e helmuara”, Agolli: S’i mbetet faji vetëm përdoruesit të pesticidit, por është një zinxhir i tërë i sigurimit të produktit

Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.

Pas alarmit të dhënë nga BE për mandarinat shqiptare me pesticide tej normave të lejuara, tashmë ka nisur marrja e mostrave në pikat e grumbullimit dhe tregtimit.

Ndërsa qarqet e Vlorës, Fierit, Tiranës janë vendosur në monitorim dhe marrje mostre, ku rezultati do 3-4 ditë për të dalë.

Pesticidi i zbuluar tek mandarinat nuk është në listën e epsticodeve të lejuara në Shqipëri dhe BE dhe ky lloj pesticidi është lejuar dhe përdorur në Shqipëri në vitin 2020, dhe prej 4 vitesh është hequr nga lista.

Por si është përdorur ky pesticid nga fermerët shqiptarë, kur farmacitë bujqësore e kanë të ndaluar tregtimin e tij?

Agim Agolli, Përgjegjës i Certifikimit Fitosanitar e Monitorimit të PMB, AKVMB, u shpreh se përdorimi i drejtë i pesticideve siguron një ushqim të sigurtë.

“Nuk i mbetet faji vetëm përdoruesit të pesticidit, por është një zinxhir i tërë i sigurimit të ushqimit të sigurtë, por përdoruesi është i pari në këtë çështje.

Ne si AKVMB marrim njoftimin nga AKU dhe na sjell informacionin se në cilat ferma është përdorur pesticidi”, tha ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT”

ALERT-i nga mandarinat, flet drejtoresha në MBZHR: Fermeret kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve të paregjistruara

Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.

Drejtoresha e Politikave të Mbrojtjes së Bimëve në MBZHR, Valdete Buça, u shpreh se ajo që ka ndodhur është fakti se fermerët kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve produkte të paregjistruara.

“Për rastin konkret është bërë shumë bujë në media, ka rezultuar me mbetje dhe ajo që është konstatuar është se tek mandarinat kanë rezultuar me dy mbetje të palejuara në Republikën e Shqipërisë, që janë klorifuorifosi dhe fosmeti. Dhe ashtu siç janë të ndaluara në BE, ashtu janë edhe në Shqipëri.

Ajo që ka ndodhur është fakti se fermerët kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve produkte të paregjistruara”, u shpreh Valdete Buça.

 

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

Çerenishti: Zgjatja e sezonit dhe stimuj për turistët, çelësi për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Në emisionin “Alert” në Ora News, i moderuar nga Granit Sokolaj, Fatos Çerenishti, Nënkryetar i Unionit Turistik Shqiptar, theksoi se viti 2024 është një vit i suksesshëm për turizmin në Shqipëri, duke treguar një rritje të numrit të turistëve gjatë sezonit veror. Sipas tij, kërkesa nga operatorët turistikë të huaj është në rritje dhe ky është një tregues pozitiv për zhvillimin e turizmit në vend. Megjithatë, ai theksoi se Shqipëria ende ka shumë punë për të bërë për të zgjatur sezonin turistik dhe për ta bërë turizmin të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, duke shkuar përtej muajve të verës.

 

Çerenishti propozoi që institucionet publike të krijojnë politika që të mundësojnë zgjatjen e sezonit turistik për 5-6 muaj, duke përfshirë periudhat e pranverës dhe vjeshtës. Ai theksoi se një mundësi e tillë mund të realizohet përmes stimujve për turistët, siç është praktika në Maqedoni, ku turistët që qëndrojnë më shumë se 4 netë përfitojnë një bonus prej 20 euro. Sipas tij, kjo është një formulë që mund të aplikohet edhe në Shqipëri, për të shtuar kohën e qëndrimit të turistëve dhe për të tërhequr më shumë vizitorë gjatë muajve jashtë sezonit veror.

 

Fatos Çerenishti gjithashtu theksoi se Shqipëria ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor, falë trashëgimisë kulturore dhe natyrore që ofron. Ai përmendi se turistët e huaj mund të tërhiqen jo vetëm nga plazhet, por edhe nga turizmi kulturor, natyror dhe rural. Për të mbajtur këtë interes të turistëve, ai sugjeroi investime në infrastrukturën turistike dhe në promovimin e produkteve vendase, si dhe krijimin e partneriteteve me operatorët turistikë dhe komunitetet lokale.

 

Në përfundim, Çerenishti shprehu optimizëm për vitin 2025, duke u bazuar në kërkesën e shtuar nga turistët dhe destinacionet që po shohin një rritje të interesit për Shqipërinë. Ai theksoi se është e domosdoshme që Shqipëria të investojë më shumë në krijimin e mundësive për turizëm gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të përfitojë nga potenciali i plotë që ka.

 

Zgjerimi i Sezonit Turistik / Sofiola Kotelli flet mbi Potencialin e Turizmit Rural e Kulturor në Shqipëri

Në emisionin “Alert” në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, u diskutua tema “Turizmi mes dy sezonesh”, ku u theksua mundësia e zgjerimit të sezonit turistik në Shqipëri dhe rëndësia e zhvillimit të turizmit në periudhat e pranverës dhe vjeshtës. Gjatë diskutimit, Sofiola Kotelli, Drejtuese e Programit të Turizmit në GIZ Shqipëri, theksoi se turizmi rural dhe kulturor ka një potencial të madh për të kontribuar në zgjatjen e sezonit turistik dhe në tërheqjen e turistëve gjatë gjithë vitit.

 

 

Kotelli nënvizoi se një prej qëllimeve kryesore të GIZ është zhvillimi i alternativave të turizmit në zonat rurale, duke ofruar mundësi të reja si agroturizmi dhe aktivitete tradicionale. Sipas saj, turizmi i qëndrueshëm, që përfshin traditat lokale, kulturën dhe natyrën, mund të funksionojë gjatë gjithë vitit, duke tërhequr vizitorë jo vetëm në muajt e verës, por edhe gjatë periudhave të tjera të vitit. “Në periudha si pranvera dhe vjeshta, Shqipëria ofron mundësi për aktivitete të veçanta si ture folklorike, vizita në zona historike dhe angazhim në aktivitete të tjera tradicionale që mund të rrisin kohën e qëndrimit të turistëve,” tha Kotelli.

 

 

Ajo theksoi gjithashtu se ka filluar një trend i zhvillimit të turizmit folklorik, sidomos në jug të Shqipërisë, ku janë krijuar oferta që lidhin agroturizmin me trashëgiminë kulturore, si për shembull turizmi në zonat e Korçës, Shkodrës dhe Beratit. Kotelli shpjegoi se këto mundësi janë tërheqëse për turistët që preferojnë eksperienca autentike, larg plazhit dhe turizmit detar, duke mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit dhe një rritje të kërkesës për aktivitete jashtë sezonit veror.

 

 

Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e krijimit të partneriteteve midis sektorëve publik dhe privat dhe investimeve në infrastrukturë për të mbështetur zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit. “Ne po punojmë që të lidhen agroturizmi dhe turizmi kulturor me elemente të tjera tradicionale, si vallet, këngët dhe zakonet, që e bëjnë këtë eksperiencë më të pasur dhe të qëndrueshme,” tha Kotelli.

 

 

Në përfundim, Kotelli u shpreh se, për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e turizmit gjatë gjithë vitit, është e nevojshme të promovojmë produktet turistike të integruara, që përfshijnë natyrën, kulturën dhe gastronominë, dhe të krijojmë mundësi për tërheqjen e turistëve në të gjitha sezonet. Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm drejt një turizmi të qëndrueshëm dhe me impakt afatgjatë për ekonominë e vendit.

 

Evalt Domi: Enoturizmi si mundësi për zgjerimin e sezonit turistik në shqipëri

Në emisionin “Alert” në Ora News, i moderuar nga Granit Sokolaj, u diskutua tema “Turizmi mes dy sezonesh”, ku Evalt Domi, enolog dhe ekspert i turizmit, theksoi mundësitë që ofron enoturizmi për zgjerimin e sezonit turistik dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion për verën dhe produkte të saj. Domi shpjegoi se sektori i enoturizmit ka pasur një rritje të dukshme vitet e fundit, me numrin e kantinave të verës që ka shtuar ndjeshëm mundësitë për të ofruar përvoja autentike turistike.

 

 

Një aspekt i rëndësishëm që Domi theksoi është se turistët që vizitojnë kantinat nuk janë të interesuar vetëm për procesin e prodhimit të verës, por edhe për bukurinë natyrore që rrethon vreshtat dhe ndryshimet e mrekullueshme që sjell secila stinë. Vjeshta është një periudhë ideale për të eksploruar këtë formë turizmi, pasi pamja panoramike me ngjyrat e saj të pasura, krijon një ambient tërheqës dhe një përvojë unike për vizitorët. Vreshtat gjatë kësaj periudhe ofrojnë mundësi për të shijuar jo vetëm verën, por edhe një pamje të veçantë natyrore, që është një nga atributet më tërheqëse për turistët.

 

 

Domi gjithashtu diskutoi mundësinë e kombinimit të turizmit të verës me aktivitete aventuristike, duke krijuar paketa tërheqëse për ata që kërkojnë një eksperiencë më të plotë. Aktivitetet si rafting, ecje në natyrë dhe ekskursione në kanionet e Shqipërisë janë mundësi të shkëlqyera për të tërhequr turistët, duke i ofruar atyre një mundësi për të shijuar më shumë se vetëm turizmin tradicional.

 

 

Në lidhje me verën shqiptare, Domi theksoi se ajo ka cilësi të lartë dhe ka mundësi të garojë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian. Ai theksoi se zhvillimi i enoturizmit është një mundësi për të zgjeruar sezonin turistik nga vetëm verë, në një periudhë të gjatë gjatë vitit, përfshirë dimrin dhe vjeshtën, duke ofruar një eksperiencë tërheqëse dhe autentike për turistët.

 

 

 

Në përfundim, Domi sugjeroi që për të maksimizuar potencialin e enoturizmit, është e rëndësishme të investohet në promovimin e kantinave, vreshtave dhe kulturës lokale, duke krijuar mundësi për të ndërtuar një turizëm që mund të funksionojë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë periudha më të qeta si dimri dhe vjeshta.

 

Shqipëria ka mundësi të shfrytëzojë potencialin e turizmit dimëror

Ftuar në emisionin “Alert” në Ora News, i moderuar nga Granit Sokolaj, Elton Çaushi, operator turistik, theksoi se është bërë një punë e shkëlqyer për ndërtimin e strukturave moderne dhe cilësore për konferenca dhe kongrese. Ai e theksoi me shumë interes që Tirana duhet të forcojë bashkpunimin me qytetet e Vlora dhe durrësi për të ndërtuar një reputacion të forte dhe te qendrueshem për këto tipe aktivitetesh, si dhe për të ofruar mundësi të reja për turistët. Ai theksoi se për të rritur konkurrencën, Shqipëria duhet të afrojë destinacione si Vjena dhe Zvicra, duke ofruar mundësi për turizëm gjatë gjithë vitit.

 

 

 

Për sa i përket turizmit dimëror, Çaushi rekomandoi që Shqipëria të sakrifikojë një pjesë të malet e saj për të ndërtuar një reputacion për turizmin malor, përfshirë mundësi për skijim dhe aktivitete të tjera aventuristike. Ai sugjeroi që ky investim mund të realizohej me ndihmën e subvencioneve që mund të kompensoheshin me fitime nga turizmi, duke sjellë një kthim të konsiderueshëm nga ky sektor. Për Çaushin, këto investime do të mundësonin zhvillimin e infrastrukturës dhe tërheqjen e më shumë turistëve, duke i dhënë një shtysë të madhe ekonomisë vendase.

 

 

 

 

Ai gjithashtu theksoi se për të zhvilluar më tej sektorin turistik, duhet të intensifikohet bashkëpunimi mes sektorit privat dhe qeverisë, duke krijuar mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm të turizmit në Shqipëri. Sipas Çaushit, Shqipëria ka potencial të madh për të ofruar një përvojë të ndryshme turistëve, duke e pozicionuar veten si një destinacion me oferta që shtrihen nga skijimi, turizmi aventuristik deri te ai kulturor.

Ministri Klosi i kthehet muzikës në lokale: E keni bërë Sarandën diskotekë

“Bizneset ta kenë të qartë fashat orare të kufizimit të muzikës”, deklaroi nga Saranda Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Zhurmat kanë qenë një problematikë e madhe në Sarandë dhe tashmë kjo nuk do të ndodh më. Saranda nuk mund të jetë profili i një diskoteke të hapur, por i një qyteti mikpritës, kulturor dhe familjar”– u shpreh Klosi. Kujtojmë se gjatë pandemisë Klosi deklaroi se virusi Covid përhapet permes valëve të muzikës.

Klosi foli gjithashtu indirekt për rastin e “Orange Club”, që ishte hapur jashtë rregullave për pandeminë dhe edhe pse fasha orare ishte shkelur nuk u morën masa dhe ndodhi përplasja me armë zjarri ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi.

Ndërkohë, ministri u kërkoi operatorëve turistikë që të bënin të mundur garantimin e sigurisë së pushuesve. Përsa i përket kësaj cështje, Klosi tha se siguria e pushuesve duhet të ishte primare dhe nëse roja i plazhit nuk do të jetë në krye të punës, do të ketë hetim penal.

“Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit”,-tha Klosi.

Klosi foli gjithashtu edhe për Sarandën dhe indirekt rastin e “Orange Club”, që ishte hapur jashtë rregullave për pandeminë dhe edhe pse fasha orare ishte shkelur nuk u morën masa dhe ndodhi përplasja me armë zjarri ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi.

alert.al/