Menu

Turqia

Ky është njeriu që do të ndërtojë fabrikën e vaksinave në Shqipëri, Rama takon biznesmenin turk

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Turqi është takuar me Canturk Alagöz, biznesmenin e njohur dhe personin që ka në dorë shpërndarjen e vaskinës kineze “Sinovac”. Rama thotë se me biznesmenin turk diskutoi edhe për mundësinë e hapjes së një fabrike të prodhimit të vaksinave në vendin tonë. “Të shohim”, shkruan në fund të postimit Rama, një fjalë ekuivalente me atë turke “kësmet”.

“PHOTO OF THE DAY

***i nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan kryeministri Rama.

alert.al/

Turqia hap dyert për turistët, “Air Albania”: Ja qytetarët që s’kanë nevojë për testin PCR

“Air Albania” njofton se për personat që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, janë lehtësuar masat. Kjo vlen për turistët që kanë zgjedhur këtë vend si destinacion për të pushuar gjatë verës, por edhe për arsye të tjera, si biznesi. Sipas njoftimit, duke filluar nga data 31 maj, nuk do të kryejnë testin PCR personat që  posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar, maksimumi 14 ditë para hyrjes në Turqi.

Gjithashtu dhe personat që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit. Ndërsa,  personat që nuk janë vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, do të duhet të kryejnë testin PCR 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë 48 orë përpara fluturimit.

alert.al/