Menu

vaksinat

Qeveria e mbyt me vaksina kineze, 340 mijë doza Coronavac vijnë sot

340 mijë doza të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në  Aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë me një postim në Facebook se kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë. Po ashtu, Rama shton se numri total i vaksinave të mbërritur anë vendin tonë, tashmë e kalon shifrën 1 milion e gjysmë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një lajm të mirë e konsideron Ministrja e Shëndetësisë, edhe Ogerta Manastirliu, mbërritjen e këtyre dozave të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit. Me një postim në Facebook, Manastirliu bën me dije se do të vijojnë ditë e hapura të vaksinimit, ndërsa shton po ashtu se do të ulet edhe fasha e vaksinimit, për t’i dhënë mundësi më shumë qytetarëve të vaksinohen.

“Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid19”, shkruan Manastirliu. Megjithatë, kërkesa e qytetarëve është për të marrë vaksina perëndimore të njohura nga BE. Kjo lidhet edhe me nevojen per te levizur ne vendet e BE-së.

alert.al/

 

Rakacolli: “Variantin 'Delta', shumë infektues! Bëni vaksinat se e parandalon! Ka rënë gatishmëria e qytetarëve”

Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, ‘Delta’, i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë.

‘Varianti Delta është e mundur që të identifikohet nga ISHP, por përderisa është fillimi na duhet të jemi të sigurt dhe na duhet edhe nga laboratorët jashtë, deri tani nuk kemi të dyshuar për variantin Delta. ndryshimi me variantet e tjera është me infeksioz, Lajm i mirë është që vaksinat mund ta parandalojnë. Njerëzit duhet të vazhdojnë që të kenë në vëmendje vaksinimin, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.’- tha zv.ministrja.

Sa i përket zgjatjes së orarit të muzikës, një kërkesë kjo e bërë nga operatorët e bareve dhe culb-eve, Rakacolli tha se tashmë jemi një moment alerti sa i përket virusit Delta dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës.

‘Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot.’- tha Rakacolli.

Në ditët e hapura të vaksinimit +18, Rakacolli tha se janë vaksinuar mbi 25 mijë qytetarë. Zv.ministrja tha se vihet re një rënie e gadishmërisë së qytetarëve për të kryer vaksinën dhe bëri thirrje që ato të vaksinohen pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

‘Gjatë këtyre dy ditëve patëm mbi 25 mijë veta 18+ që u vaksinuan. Është në varësi dhe të vaksinave që kemi në dispozicion të cilat vijojnë duke ardhur në sajë edhe të marrëveshjeve që kemi kryer. Jemi në gjendje të bëjmë deru në 20 mijë vaksinime në ditë. Stina e nxehtë nuk e favorizon shumë bërjen e vaksinës për disa mosha për shkak edhe të temperaturës. Mund të bjerë edhe për këtë arsye ritmi i vaksinimit, por njerëzit të mos frenohen dhe të mendojnë se sëmundja është zhdukur. Gadishmëria nga qytetarët për të bërë vaksinën ka rënë, por qytetarët duhet të interesohen që të bëjnë vaksinën pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.’- tha Rakacolli. /Report TV/

Ky është njeriu që do të ndërtojë fabrikën e vaksinave në Shqipëri, Rama takon biznesmenin turk

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Turqi është takuar me Canturk Alagöz, biznesmenin e njohur dhe personin që ka në dorë shpërndarjen e vaskinës kineze “Sinovac”. Rama thotë se me biznesmenin turk diskutoi edhe për mundësinë e hapjes së një fabrike të prodhimit të vaksinave në vendin tonë. “Të shohim”, shkruan në fund të postimit Rama, një fjalë ekuivalente me atë turke “kësmet”.

“PHOTO OF THE DAY

***i nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan kryeministri Rama.

alert.al/