Menu

Voltana Ademi

Voltana Ademi: Masakra do të ishte shmangur, nëse qeveria do të caktonte hapësirat për plazh

Ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Velipojë me 4 të vdekur e 2 të plagosur, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Ademi shprehet se ngjarja shumë e rëndë e mesnatës së shkuar në Velipojë, duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit.

Sipas saj, humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë do të kishte përcaktuar hapësirat ligjore për stacionet e plazhit.

Ademi: Ngjarja shumë e rëndë e mesnatës së shkuar në Velipojë, duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit. Humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.

Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar përpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm.

Dita e sotme është një ditë dhimbje dhe ankthi, jo vetëm për familjet e përfshira në ngjarjen tragjike, por për të gjithë shkodranët e shqiptarët, brenda e jashtë vendit. Kërkoj me forcë, edhe në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës. Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimarrje të vonuara apo të munguara të shtetit.

alert.al/

Sot në Kushtetuese, zgjedhjet vendore 2019! Kërkesa e Vlotana Ademit: A ishin të ligjshme?

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot paradite, seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.  Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve si dhe për Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

alert.al/

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, në Kushtetuese/ Voltana Ademi: Ja pse më shkarkuan me ngutje

Në një intervistë me Ora News, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se nisma për shkarkimin e saj është me urdhër partie. Sipas saj, iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019.

Ademi: Këto janë nisma të caktuara me urdhër partie për të ndërhyrë në demokracinë vendore, për të prishur atë që është ndërtuar prej vitesh lidhur me pushtetin vendor. Iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019. Pjerin Ndreu nuk e pohoi direkt këtë gjë, por në fakt u faktuar kur kërkoi që të mblidhte një anëtarësi që nuk ishte anëtare, për të përfaqësues një padi që nuk ishte e tyre. Ne i jemi drejtuar gjykatës për drejtësi në këtë rast.

Pas viteve të 30 qershorit ne ju drejtuam Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar procesin e 30 qershorit, nëse mandatet janë në përputhje me kushtetutën. Në atë moment kishim dyshime që i kemi çuar në gjykatë. Tashmë vendimi i takon kësaj gjykate. Fakti që ne e kemi çuar këtë çështje në Kushtetuese, një organ që na ka marrë në shqyrtim, pritet që të kemi një seancë. Ngutja për të ndërhyrë në këtë proces, duket se është një kërkesë e tepërt. Kërkesën për gjykimin e këtyre zgjedhjeve nuk vijnë vetëm nga bashkitë, por edhe nga shoqëria civile dhe nga ndërkombëtarët.

Ademi shtoi se vendimet nuk i merr ajo në këtë shoqatë, por i marrin anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.

Ademi: Kjo shoqatë e bashkive është ndërtuar me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe reagimi i Këshillit të Evropës ishte një mbështetje për këtë gjë. Kjo zhurmë nuk ka lidhje fare me shoqatën e bashkive, por për të ndaluar zërash lidhur me çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Padinë që kam dërguar unë në Kushtetuese, ka të bëjë me një proces që ka mandatuar në mënyrë të parregullt disa kryetarë të cilëve u është ndërprerë mandati  nga një proces jolegjitim. Vendimet nuk i marr unë në këtë shoqatë, por i marrin anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate. Shoqata e bashkive si organizëm është funksionale.

Shkarkohet Voltana Ademi nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive, PS vendos Pjerin Ndreun

Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Kujtojmë se Ademi iu ka dërguar një letër ambasadorë-ve, në emër të Shoqatës së Bashkive, ku shprehet se anëtarët e PS kanë bërë tentativë për të kapur shoqatën.

Më tej, Ademi theksonte se dyshimet janë vërtetuar nga një mail.

 

Letra e Voltana Ademit dërguar ambasadorëve:

Për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë

Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri

Partnerët e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

Të nderuar Shkëlqesi,

Më datën 24 maj 2021 përmes letrës dërguar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH.

Dyshimet tona tashmë u vërtetuan nga një email i komunikuar, tekstin e të cilit po e dërgojmë të plotë bashkangjitur.

Në emailin e shpërndarë thuhet se: ”….. me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë email në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e

jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së

Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në

Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019…..”

Qartësisht shprehet qëllimi për të zgjedhur të ashtuquajtura “organe te reja drejtuese të shoqatës” para zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila zhvillohet më datë 23 qershor 2021.

Shqyrtimi dhe Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në

BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën. Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe. SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke njohur rolin tuaj të rëndësishëm, kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e këtyre zhvillimeve të fundit. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Me respekt,

Voltana Ademi

 

alert.al/

 

Padia e Voltana Ademit në ‘Kushtetuese’ për zgjedhjet lokale, seanca e parë caktohet më 23 qershor

Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 23 qershor për seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.