Menu

Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim: Studentët mund të ndikojnë në drejtimin e vendit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2021-2021. Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, reformën në drejtësi, integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se studentët kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit. Ajo i nxiti ata që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

LEAD Albania është një program për zhvillimin e udhëheqjes, i cili synon të ofrojë përvojë konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë për profesionistë të rinj e të talentuar.

alert.al/

Yuri Kim u prezanton Shqipërinë miqve të saj të fëmijërisë: Kanë ardhur për vizitë dhe po i shëtis

Turistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre janë të shumtë, e duket se vendi ynë i vogël, por me një natyrë të mrekullueshme i ka rënë në sy edhe miqve të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Me një postim në Instagram, Kim bën me dije se miq të saj të fëmijërisë nga Guam, ishull në veri të Oqeanit Paqësor ku është rritur Ambasadorja, kanë ardhur për vizitë në vendin tonë. Me hartë në dorë, ambasadorja thotë se po i shëtit ata përreth Shqipërisë duke shtuar se miqtë e saj po përfshihen tashmë në trendin për të vizituar vendin tonë.

“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po përfshihen në trendin për të vizituar Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.

alert.al/

 

"Fëmijët janë më të mirët", Ambasadorja Kim takon Etual, poston foto nga muzeu

Këtë fundjavë Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka akluar kalohet jashtë çështjeve politike. Ndyshe nga herët e tjera, këtë javë ambasadorja ka vendosur që të vizitojë një muze në Tiranë.

Ambasadorja ka “përfituar” nga vizita për të takuar edhe disa qytetarë, një prej tyre ishte edhe vogëlushja Etual me të cilën ajo ka shkrepur dhe një foto.

“Unë dhe Etual. Fëmijët janë më të mirët”, shkruan Kim krah fotos së postuar në “Instagram”

Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Ambasadorja Kim: Mundësi e madhe

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka këtë fundjavë do të udhëtojë drejt Neë York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor pritet të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën kohore 2022 – 2023.

Xhaçka ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ku ka thënë se votimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një mundësi historike për diplomacinë shqiptare. Ndërsa ambasadorja Kim thotë se kjo është një mundësi e madhe që Shqipëria të forcojë rolin e saj në rajon dhe më gjerë.

‘“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Kemi një mundësi të madhe para nesh për të përforcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne e mirëpresim rolin gjithnjë e në rritje të Shqipërisë në skenën rajonale dhe globale. Krah për krah”, shkruan ambasadorja Kim.

Deklarata e Xhaçkës:

Përgatitjet vazhdojnë me shpejtësi për këtë mundësi historike për diplomacinë shqiptare, Shqipëria paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore, duke e mbështetur këtë kandidaturë në 5 prioritetet kryesore:

-Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm  dhe terrorizmit;

-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

alert.al

Ambasadorja Yuri Kim: Të funksionojë Gjykata e Lartë, pavarësisht shkëmbinjve që bllokojnë rrugën

Ambasadorja e SHBA ka kërkuar që Reforma në Drejtësi të vazhdojë me vënien në funksion të Gjykatës së Lartë, pavarësisht pengesave që mund të dalin. Apeli i saj u bë gjatë fjalës së mbajtur para gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësuesve të tjerë të drejtësisë.

Fjala e plotë e Ambasadores Yuri Kim

Të nderuar Kryetar dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, përfaqësues të nderuar të institucioneve shqiptare të drejtësisë, partnerë, të dashur të ftuar. Është kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë aktivitet. E vlerësoj ftesën dhe mundësinë.

Në vitin 2016, Qeveria e SHBA mbështeti ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, të cilat krijuan një kornizë për reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë në Shqipëri. Jam krenare që jam këtu sot për të ripohuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe miratimin e kësaj pakete të fundit të ndryshimeve ligjore. Këto ndryshime të fundit përbëjnë një moment të rëndësishëm historik në përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe do të lehtësojnë shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata e Lartë.

Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri, më kanë treguar shumë herë për rëndësinë e maleve për historinë e Shqipërisë. Historia e reformës në drejtësi nuk është e ndryshme nga kjo.

Që nga viti 2016, ju, aktorët kryesorë në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë, së bashku me popullin e Shqipërisë, keni qenë duke iu ngjitur një mali. Ky ka qenë një shteg i kthesave të papritura, sfidave dhe pengesave të paparashikuara. Jam këtu sot për t’ju kujtuar se po i afroheni majës. Ju them se pamja nga lart është e një të ardhmeje më të ndritur dhe me mundësi më të mira. Vizioni se ku mund të shkoni nga atje është i qartë. Ne do të arrijmë atje së bashku, hap pas hapi.

Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku.

Në opinionin e tij të qershorit 2020, Komisioni i Venecias nënvizoi se funksionimi i Gjykatës së Lartë mund të jetë edhe më vendimtar për stabilitetin e Shqipërisë, sesa prania e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë qëllim, jam krenare për punën që po bëjmë për të zvogëluar numrin e çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe për të vendosur politika që parandalojnë përsëritjen e tyre. Përmes punës së Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura, të mbështetur nga SHBA, ne po bëjmë pjesën tonë që të përmirësojmë efikasitetin në Gjykatën e Lartë dhe për të siguruar që një Gjykatë e Lartë funksionale të ndihmojë për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë qasje në drejtësi, një pikë thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë, janë tashmë funksionale dhe reforma në drejtësi po sjell zhvillime dhe rezultate pozitive. Publiku shqiptar meriton të shohë se çfarë janë

të afta të bëjnë këto institucione me të pasur kapacitet të plotë! Të gjithë jemi duke iu ngjitur së bashku majës së atij mali. Shqipëria është tani në kulmin e reformës reale në drejtësi.

Shtetet e Bashkuara ju nxisin të ruani ritmin dhe punën e mirë, pavarësisht nga pengesat që hasni, dhe pavarësisht nga shkëmbinjtë që bllokojnë rrugën tuaj. Të japësh drejtësi është një sipërmarrje e rëndësishme dhe sfiduese. Mbështetja jonë për ju dhe sistemin do të vazhdojë! Do të takohemi në majë!

Faleminderit!

alert.al/