Menu

zjarr ne Tomorr

Më në fund arrin helikopteri në malin e Tomorrit, shuhen tri vatra zjarri

Vazhdon zjarri në malin e Tomorrit. Një helikopter është dërguar në zonë, ku deri tani ka shuar 3 vatra zjarri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë munduar ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.

Aktualisht zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe, ndërsa po përhapet në pjesë të tjera të malit.Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.

Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënies, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.

Zjarri nisi dje në pyllin me pisha në fshatin Lybeshë të Poliçanit, ndërsa vatra e tij ka ardhur duke u përhapur gjatë orëve të fundit.

alert.al/

Tomorri 20 orë në flakë, ushtria ndërhyn, por duhet helikopter, policia arreston dy zjarrvënësit

Vatra e zjarrit ka nisur pasditen e djeshme në pyjet e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe tashmë rrezikohet gjithë Mali i Tomorrit. Atje ndodhen forcat e Ushtrisë por terreni i vështirë e bën gati të pamundur ndërhyrjen e tyre. Flakët janë përhapur më tej në një zonë të pyllëzuar me pisha, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.

Ndonëse zjarri është shuar në një pjesë të madhe falë ndërhyrjes, disa vatra vijojnë të djegin zonë pyjore e shkurre, teksa flakët favorizohen nga era. Deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë.

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Beratit dhe po merren në pyetje. Ata janë kryesisht persona që mbledhin bimë mjekësore në zonë. Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme, për të hapur kullota.

E gjitha kurora e pyllëzuar e malit në vendin e shenjtë rrezikohet të digjet.“U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave”, bëri apel dje presidenti Meta

Zjarr në malin e Tomorrit, zjarrfikësja nuk mund të futet se nuk ka rrugë

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, dyshohet se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në malin e Tomorrit.

Tereni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të malit . Deri më tani nuk ka shkuar asnjë nga forcat zjarrfikëse, si pasojë e terrenit të vështirë. Bëhet fjalë për një zonë shkëmbore të shpallur park kombëtar, zonë e mbrojtur, prandaj kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter.

Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt, rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet. Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Poliçan.