Menu

Reja shpall listën për dy ndeshjet e Kombëtares: ‘Për mua s’janë miqësore’

25 futbollistë ka zgjedhur të grumbullojë trajneri i Kombëtares Edy reja për dy ndeshjet miqësore të qershorit kundër Uellsit dhe Republikës Çeke, të dyja pjesë e Europianit Euro 2020.

‘Janë teste shumë të rëndësishme, për mua nuk janë miqësore. Na duhet mentaliteti i duhur për të luajtur këto sfida. Në Kombëtare nuk ekziston termi miqësore. Lojtarët që do të vijnë duhet të japin maksimumin, sepse vlejnë shumë për ndeshjet e shtatorit,’-u shpreh Reja.

Përsa i përket listës Reja ka sqaruar se portierët Strakosha dhe Berisha kanë probleme fizike, pavarësisht se ky i fundit është grumbulluar. Për t’i zëvendësuar janë thirrur Alen Sherri i Laçit dhe Harizaj i Apolonisë, ndërsa në total janë tre futbollistë nga Superliga duke përfshirë edhe sulmuesin e Tiranës Taulant Seferi. Sakaq të kuqezinjtë ka rikthime si Trashi, Abrashi, Roshi dhe Balaj. Nedim Bajramaj ende s’ka marrë leje nga FIFA, ndërsa gjasat që sulmuesi Florian Kamberi të vishet sërish kuqezi janë të pakta pas përplasjeve me trajnerin.

‘Prisja më shumë nga Kamberi. Na ka thënë se kishte probleme me dëmtimet, por nuk ka qasje pozitive. Ne e donim në skuadër, por ai ose nuk është mirë se ka probleme me kokën e tij. Në ndeshjet  fundit e kam ndjekur dhe nuk është si më parë. Ne jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë me të për të ardhmen. Gjithashtu jemi të gatshëm të rishohim edhe pozicionin tonë,’-tha italiani.

Të dy përballjet do luhen në transfertë. Kuqezinjtë fillimisht do inkuadrohen me Uellsin në datën 5 qershor, ndërsa me datë 8 luajnë përballë Republikës Çeke.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed