Menu

Abuzimi me dezinfektantët, Ersida Teliti: Konsumatori i lënë pas dore, të rriten kontrollet

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti ka folur për konsumatorin, sa i mbrojtur është në kohën e pandemisë së coronavirusit dhe abuzimi me dezinfektantët. Teliti tha se në kohën kur e gjithë vëmendja e institucioneve shtetërore u përqendrua tek çështja e COVID-19 dhe te numri i të prekurve, u la pas dore mbrojtja e konsumatorit.
“Çështje të tjera me rëndësi ishin edhe emigrantët e bllokuar në kufij, çështjet e sigurisë ushqimore që lidhen edhe me dezinfektantët, kjo e fundit u shtrua kur me rritjen e kërkesës patëm një abuzim me çmimet. Mashtrimi i konsumatorit u vërtetua nga përgjigjia që u dha për përmbajtjen e alkoolit në dezinfektantë nga një laborator i certifikuar. Në qendren tonë ka ardhur një ankesë se ajo që kishin blerë në vend të dezinfektantit ishte raki e holluar. Ne nuk patëm mundësi të bënim analiza, për shumë rrethana por kjo që u bë nga ana juaj merr shumë vlerë. Në ditët e para kur u shpallen masat e qeverisë, qytetarët vërshuan në farmaci apo markete për dezinfektantët pa patur informacion mbi përmbajtjet, pra konsumtarët të çorientuar dhe pa patur siguri në dezinfektantët që po blejnë, nëse do kishin efekte pozitive apo negative”-tha Teliti.
Ersida Teliti tha se është detyrim i Institutit të Shëndetit Publik që të bëjë analizat
fiziko-kimike si dhe të monitorojë etiketimin e dezinfektantëve në gjuhën shqipe.
“Sipas legjislacionit është Instituti i Shëndetit Publik që duhet të bëjë analizat fiziko-kimike. Nuk kemi informacion as për paketimin, ruajten e dezinfektantëve si dhe për etiketimin në gjuhën shqipe. Kemi patur ankesa nga qytetarët për mungesën e etiketave në gjuhën shqipe, duke marrë parasysh se shumë dezinfektantë importohen edhe nga vende jashtë BE dhe mospërkthimi në gjuhën shqipe e bën të vështirë për konsumatorin që ta kuptojë përbërjen e dezinfektantëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor duhet të shohë edhe dezinfektanët që kanë kaluar datën e skadencës dhe në vend që të bëjë efektin mbi virusin, na shkakton rrezik për shëndetin. Jemi pro produkteve shqiptare, ka një numër tregtarësh që po plotësojnë legjislacionin në fuqi dhe kështu ndihmojnë ekomoninë vendase”-u shpreh Teliti.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed