Menu

Aksidenti që shoi një familje/ Gjykata e Vlorës lë në burg 22-vjeçarin që drejtonte “Audin”

Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani, drejtues i automjetit tip “Audi” që u përplas me automjetin “Toyota” në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën katër persona. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të riun, ndërkohë që në gjyq ai përfaqësohej nga avokati, pasi vijon të jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë ndodhi të premten në mëngjes, teksa humbën jetën prindërit dhe dy vajzat e mitura që ktheheshin në Shqipëri për pushime. Madani mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed