Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon të shkelë ligjet, duke kryer inspektime në cilësuara dhe jo siç e ka detyrë funskinale. Ditën e hënë, Alert.al publikoi lajmin se, me një urdhër të brendshëm, të gjithë inspektorët e AKU, në 12 drejtoritë rajonale, nuk do të dilnin në terren për punën e përditshme, pra inspektime, përveç rasteve urgjente, si denoncime apo përkesa për licencim. Ky vendim i paligjshëm u mor një ditë pasi Kryeministri Rama ndodhej në Vlorë dhe deklaroi gjatë vizitës në disa biznese të vogla se, nuk do të kenë më mbi kurriz edhe inspektimet e kontrollet, si masë për lehtësimin e situatës së krijuar nga pandemia. Në fakt, kryeministri e bëri këtë deklaratë në raport me inspektimet dhe kontrollet tatimore, por jo me AKU, e cila ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore. Gjithësesi, Kryeministri Rama ndoshta ka pasur në mëndje situatën e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, që kur iu shkojnë në derë inspektorët e AKU, tremben, pasi si ata të tatimeve apo inspektoriateve tjera, duan “pjesën e vet”…, ose iu ngjajnë si taksidarë.
Kryeministri nuk përmendi në deklarimet e tij se nuk do të inspektohen as për sigurinë ushqimore, ose nuk cilësoi një gjë të tillë. Pas deklaratave të tij, Drejtorive Rajonale të AKU iu shkoi një urdhër i brendshëm që, asnjë inspektor të mos dalë në terren, duke iu lënë kështu një mundësi shumë të mirë abuzuesve të industrisë ushqimore. Menjëherë pas publikimit të lajmit në Alert.al, urdhëri u ndryshua, duke bërë që, inspektorët të kontrollojnë vetëm biznesin e madh, ndërkaq, i vogli të veprojë sipas dëshirës… Në këto kushte, ligji shkelet sërish. Kjo pasi, si ligji “Për Ushqimin”, ashtu dhe ai “Për Inspektimin”, nuk kanë asgjë të ndarë për inspektorin e AKU, se cili është biznes i madh dhe i vogël. Për AKU, çdo Operator Biznesi Ushqimor i pajisur me NIPT, është objekt kontrolli!!!
Qendra ALERT / Alert.al
LEAVE A COMMENT