Menu

Anglia shpall listën provizore, rikthehet Alexander-Arnold, jashtë Dier

Gareth Southgate shpall listën provizore të Anglisë për Euro 2020. Në 33 të përzgjedhurit e numrit 1 të kombëtares së tre luanëve, nuk mungojnë surprizat ndërkohë që pas pak ditësh nga këta 33 futbollistë, Southgate do të skarcojë 7 për listën finale prej 26 emrash.

Bie në sy rikthimi në ekipin përfaqësues i mbrojtësit anësor të Liverpoolit Trent Alexander-Arnold ndërkohë që emrat me më shumë peshë të lënë jashtë nga Southgate janë Eric Dier i Tottenham, James Maddison i Leicester City dhe sulmuesi i Leeds United Patrick Bamford. Por nëse Dier dhe Maddison kanë bërë një sezon poshtë pritshmërive nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bamford që ka shkëlqyer me skuadrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa. Në portë titullar me siguri do të jetë Jordan Pickford i Everton ndërkohë që janë grumbulluar edhe Dean Henderson, Sam Johstone dhe Aaron Ramsdale. Në mbrojtje përveç Alexander-Arnold spikasin emrat e Reece James, Harry Maguire, John Stones, Luke Shaw, Kyle Walker, Ben Chillwell e Kieran Trippier.

Edhe pse ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi, Southgate ka grumbulluar provizorisht për mesfushën Jordan Henderson të Liverpoolit ndërsa nuk mungojnë as emrat më të spikatur të këtij sezoni si Mason Mount, Jack Grealish, Kalvin Philips, Declan Rice, Phil Foden, Jude Bellingham apo edhe Jesse Lindgard.

Në sulm ligjin e bën Harry Kane, ndërsa emra të tjerë cilësorë janë ata të Marcus Rashford, Mason Greenwood, Jadon Sancho apo edhe Sterling e Clavert-Lewin, ndërkohë që surprizë mund të konsiderohen Ollie Watkins e Bukayo Saka. Anglia bën pjesë në grupin D të Euro 2020 sëbashku me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën Çeke ndërkohë që do ta nisë kompeticionin me sfidën ndaj nënkampionëve të botës më 13 qershor në Wembley me përfaqësuesen e tre luanëve që do të kërkojë të hakmerret ndaj kombëtares ballkanase për atë eliminim të hidhur në gjysmëfinalet e Botërorit të Rusisë pas kohës shtesë.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed