Menu

Çmimi i domates me 20 lekë/ Në Petovë fermerët hedhin në kanal prodhimin: S’ka treg

Mbi 100 fermerë në Petovë të Fierit kanë investuar në sera për kultivimin e perimeve. Ata ankohen se nuk po gjejnë treg, ndërsa janë detyruar të hedhin me qindra kilogram domate. Në prag të sezonit të festave, fermerët thonë se tregu është i bllokuar dhe produktet e tyre nuk shiten. Sezoni i tyre duket i dështuar dhe fermerët nuk kanë siguruar as shpenzimet e mbjelljes dhe rritjes së produktit të domates. Ndihma nga shteti nuk duket gjëkundi sipas prodhuesve të perimeve, të cilët kërkojnë që produktet e tyre të mos të përfundojnë në kanale.

“Të vijë dita që ta bësh prodhimin të mirë dhe ta shesësh me 10, 20 lekë, nuk ja vlen fare për ne fermerët. Plehrat për ne janë shumë të shtrenjta. Nuk arrijmë dot të përballojmë cmimin e plehut duke shitur domate”- tha një fermere.

“Ishte 20 ditë çmim shum i mirë. Shkoi 20 lekë. Ne nuk na leverdisë pasi nuk del kostoja. Shteti nuk na ka ndihmuar, as me subvencionime. Para disa ditësh i hodha domatet se nuk kishte treg”- tha një fermer.

Kjo nuk është hera e parë kur fermerët e zonës së Lushnjes, Fierit, Beratit, Korçës, ankohen për mungesën e tregut për prodhimet e tyre. Shpesh tregu gjendet i bllokuar dhe çmimi i perimeve bie në mënyrë drastike. E njejta gjë nuk ndodh për konsumatorët të cilët gjejnë në tezgat e tregtarëve fruta-perime me çmim nga 70 deri në 120 lekë.

Marrë nga: News 24
Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed